Në 40-vjetorin e Vdekjes te Gjin Luarasi, pionierit të VATRWS/
Bisedë e Z. Afërdita Bocka, punonjëse pranë Foreign Service Institut në Arlington, VA, me Z. Petro Luarasi, i biri i Z. Gjin Luarasit, pionierit të “Vatrës” dhe të gazetës “Dielli” në pervjetorin e 40-te vdekjes se tij./
Kam lexuar shpesh në shtyp për punën dhe jetën e babait tuaj. Mund të na bëni një prezantim të jetës e të punës së tij? Do të ishte me interes, vecanërisht për ne, komunitetin shqiptar të Amerikës.
Babai im, Gjini Rrapo Luarasi, lindi e u shkollua në fshatin Luaras të Kolonjës. Pikërisht aty mori arsimin fillor duke qënë nxënës i mësuesit të madh Petro Nini Luarasi e më vonë do të bëhej edhe vazhdues i punës e i veprës së tij. Në Kolonjë njihet për punën e tij të palodhur në fushën e arsimit, për të cilën, pas vdekjes, i është dhënë titulli “Mësues i Popullit”.
Shkrimtari i shquar Naum Prifti shkruan: “ E kam njohur Gjini Luarasin që në vitet e para të pasluftës kur ishte Përgjegjësi i Arsimit në Kolonjë. Ka qënë burrë shumë i mirë, i sjellshëm, i urtë e i drejtë. Kam edhe dëftesën e shkollës te firmosur prej tij.”
Niko Ligori, ish nxënës i Gjinit e më vonë kolegme të, në përvjetorin e vdekjes shkruan: “Pishtari i arsimit, atdhetari e veterani, “Mësuesi i Popullit” Gjini Luarasi u nda nga jeta, por ai rron e do të rrojë përtej jetës se la emër të mirë dhe veprën në shërbim të popullit. Në çdo 7 Mars a përvjetor, ne përulemi me respekt para kujtimit të ndritur të Xhako Gjinit, siç e thërrisnim në Kolonjë, Korcë e Durrës.”
Si i lindi ideja babait tuaj për të ardhur në Amerikë?
Kolonjarët e kanë ndjekur vazhdimisht kurbetin, jo vetëm në zonën Gjirokastër – Sarandë, por edhe në Greqi e Turqi dhe më vonë deri ne Amerikën e largët. Fillimisht u nis i ati, Anastasi, në vitin 1904, por ai vdiq pas tre vjetëve në Boston duke lenë gruan me dy jetimë, Gjinin tetë vjeç dhe Pandin gjashtë. Për rritjen dhe edukimin e tyre u kujdes xhaxhai i fëmijëve i cili në 1916 niset për në Amerikë duke marrë me vete edhe Gjinin 16 vjeçar e pas tre vjetësh edhe të vellanë e tij. U vendosën në Springfield, MA, së bashku edhe me bashkëpatriotë të tjerë. (Te plote lexoje ne Diellin e printuar)