Agustin Mirakaj/
Censura është mjeti i atyre që kanë nevojë të fshehin aktualitetet nga vetja dhe nga të tjerët. Frika e tyre është vetëm paaftësia për tu përballuar me realitetin.Censura nuk funksionon duke ju fshehur informacionin. Ajo funksionon vetëm duke ju informuar me sasi dyndëse dezinformatash, informacionesh të parëndësishme, derisa askush mos të jetë në gjendje të kupotj te vërtetën.Une mendoj se ka mënyra në të cilat ne censurojmë veten duke e trasmetuar atë dhe tek të tjerët; kjo është lloji më i rrezikshëm i censurës. Censura të çonë në situata të çuditshme. Dikur kishte raste kur njerëzit digjnin libra sepse nuk u pëlqente ajo që lexonin. Më parë bibliotekat publike kanë qenë gjithmonë në ballë për të kundërshtuar censurën dhe prandaj digjej e vërtea. Unë besoj se në një demokraci të vërtet jo me njerëz pa taban, konkurrenca e ideve dhe liria e fjalës duhet të jetë thelbi, baza e njeriut me taban. Thelbi; më shumë fjalë dhe debat në një shoqëri e jo censurë. Nënshtrimi ndaj censurës do të thotë; të hysh në botën joshëse., ku zgjedhja hiqet dhe realiteti shtrembohet. Kjo ZONJA E ZOTËRINJ loja më e rrezikshme është……kur çdo gërme që hidhet për një të vërtet në letër dhe pastaj të kaloj inspektimin nga censori “MANAXHERI”. Po të shohim se ç’ndodhi gjysmë shekulli më parë që kur mori pushtetin Enver Hoxha do të kuptojme se dëshmoi qartë që ishte një diktator brutal, i cili duhet të mbahet mend gjithmonë nga abuzimet e tij të rënda të të drejtave të njeriut, shfrytëzimi e njerzve të kthyer më skllevër, vrasjet e intelektualve, burgosjet, interrnimet, shtypja e pandërprerë dhe censura mbytëse ndaj popullit të tij.Unë kam një përkufizim shumë specifik të censurës. Vetëm nën pushtetin e diktatures, censura vepron me dorë të hekurt. Në një vend të lirë, real, si do që të jenë rrethanat nuk do të kishte shance apo mbështetjen e askujt, përkundrazi në një shoqëri të shëndosh do të dënohej si ANTI LIRI. Kushti i parë i LIRISË në institucione apo shoqeri civile është heqja e censurës.Pa çensurë, liria dhe optimizmi e çon njeriun në arritje!