Më 26 Nëntor 2024, Ora 17:30 zhvillohet Ceremonia e Ngritjes së Flamurit Shqiptar në Uster-Masaçusets në hyrjen e Bashkisë. Të dashur bashkatdhetarë Shqiptaro Amerikanë, të nderuar qytetarë të Usterit, në përfaqësi të Shqiptarëve pranë Kishës Orthodokse Fjetja e Shën Marisë ju ftojmë të vazhdojmë traditën e ndërtuar së bashku prej vitesh si bashkëkombës për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Ceremoninë e ngritjes së Flamurit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe gjithë para ardhësve tanë emigrantë. Pjesëmarrja juaj në këtë ceremoni është vlerësim për atdheun, për emrin shqiptar, për flamurin dhe për gjithë heronjtë e kombit shqiptar. Ne jemi pasardhësit që ashtu si për familjen tonë dhe SHBA ku jetojmë e punojmë i kemi të pandashme lidhjet tona për paqe, harmoni, vëllazërim dhe zhvillim si bashkëkombës. Ju mirëpresim!