Nga Gëzim Llojdia*/
Toka quhet Shën Naumi është një manastir në kufi me Maqedoninë.Manastiri ,që mendohet se është ngritur rreth viteve 905 duhet besuar se shenjtori ka qenë prijsi religjioz,gjatë kohës së mërgimit të madh është varrosur në këtë seli religjioze nga ku është ruajtur edhe emri.Të dhënat qartësojnë se i përkiste Shqipërisë deri në vitin 1925.Manastri është kërkuar nga Serbia duke kryer edhe një padi në gjykatoren e lartë të Hagës .Një gazetë lodineze sic është edhe Daily Telegraph duke ju referuar një lajmit që sjell një gazetë greke në Neë Jork, thotë se Serbia e ka dërguar cështjen që la konferenca e ambasadorëve për Shën Naumin në Gjykatoren e lartë për Drejtësi Ndrëkombëtare të ligës së kombëve në Hagë). Gjyqi që rezulton të jetë mbajtur në fund të muajit maj të vitit 1924 nxorri në përfundim të tij se manastiri në kufi të dy vendeve, pra Shën Naumi i përkiste Shqipërisë.Ky objet ju dha Serbisë nga mbreti i asaj kohe A.Zogu.Shkaqet përse kjo tokë me objektin fetar ju dha mbretërisë serbe i shqyrton Mehdi Bej Frashëri.
Lajmi i plotë:
Cështja e Shën Naumit vete në Hagë Gazeta Dielli datë 22 maj 1924 faqe ballore e botimit në Boston ka sjellë këtë kronikë e cila i përket rubrikës:” Lajme nga shtypi i huaj” me titull: Cështja e Shën Naumit vete në Hagë.Gazeta e Londonit ‘Daily Telegraph” pas një kabllogrami që boton gazeta greke e Neë Jorkut ,Ethnikos Kirkia më datë 19 Maj,lajmërohet se Serbia ka kërkuar që të cvendoset përfundimi i Konferencës së Ambasadorëve pas të cilit Sh.Naumi i jipet Shqipërisë dhe kjo cështje u dërgua në Gjykatoren e lartë për Drejtësi Ndrëkombëtare të ligës së kombëve në Hagë).
Të dhëna rreth gjyqit.
Në gjykatën e Hagës më 31.12 .1924 u muar në shqyrtim kjo cështje Gjykata e lartë për drejtësi Ndërkombëtare e Hagës dha po atë vendim, Shqipërisë i përkiste Shën Naumi.
Mehdi Bej Frashëri per ceshtjen e Shën Naumit
Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: “Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: “jusu’a Shën-Naum”, nuk thotë “y compris Shën Naaum”. Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t’i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue “ball Platz” it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen “jusqu’ a Shën-Naum” ç’kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë.Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t’i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës. Kjo Gjykatore vendosi: “Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t’i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t’ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit. Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej. Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t’i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat. Ky katund po t’i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m’anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T’arratisunit politik nga injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës.
*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve
koli says
kjo histori eshte shume e vertet.
nga ana tjeter po te kishte qene ne shqiperi vampiri enver do ta shkateronte ashtu sic beri me te tjerat.
Fritz Radovani says
Mendoj se, dokumenti i Mehdi Frasherit ka date…
Edhe dokumenti i Gjeneves ka daten e vet te vertete.
Publikimi asht ba i sakte nga “Ora e Maleve”Dhjetor 1924.
Marrveshja e Mehdi Frasherit u ba para marrveshjes se Ahmet Zogut me Pashiqin ne Gushtin e 1924 apo mbas?
Cila qeveri e ngarkoi Mehdi Frasherin me ba keta ndryshime?
Ose ma sakt, ke perfaqsonte Mehdi Frasheri?
Pershndetje z. Llojdia.
vlora says
Per sa i perket ujdheses se Shen Na’amin i perket Shqipnise,mirepo keto thashe e thanme nga ana e vendeve te pazhvilluara tregojne nivel te ulte duke luajtur me Toka Shqiptare,sepse emni i vie nga Amin…Na’Amin…Eshte pasuni e jona dhe gjithkush ka te drejte ta vizitoj e te knaqet ne kete ujdhese sepse askush nuk do ta bart ne vorr kete ujdhese,po cdo bukuri e nje shteti i takon atij shteti keshtu qe vendet gjithkund ne bote jo vetem tek ne jane krijue nga Allahu qe te knaqemi te gjithe e jo te luftojme per pasuni personale,asht absurditet tejet i madh te vidhen tokat per asgje,secili ka drejte te shkoj te kenaqet gjithkund,puna thelbesore asht qe te mos i shkatrrojme bukurite natyrore gjithkund neper bote,te kenaqemi me to,se te gjithe njesoj kemi ardh te kenaqemi ne bote,dhuna ne cdo aspekt asht e ndalume ne secilen fe prandej ju lutem respektoni secili fene tuaj dhe te gjithe besoj se do te kenaqemi ne menyre te barabarte mes vete mos tregoni egersi duke e ditur qe jemi ne shek XXI…Cdo gja qe eshte e dhunshme do te ndeshkohet,prandej ndihmoni njeni-tjetrin dhe perfitoni nga te mirat sepse nuk asht e llogarine e askujt dhuna…Te dyja palet jane ne humbje,ai qe dhunon dhe ai qe asht i dhunuar,puna ma e paster dhe me pozitive asht te knaqemi,kurse keta qe krijojne situata jo pozitive me te vertete jane kunder lumtunise te njerezve…Prandej duhet evitue njerzit e tille…Njerzit e mencun kuptohen mes vete njerezit e kqinj nuk kuptohen mes vete,prandej njerzit e mencun jane apostafat per me i ndihmue te kqijt edhe me iu ndryshue te menduarit negativ…