
Analizë nga Rafael Floqi/
Super e Marta është data 5 mars dhe votuesit nga disa shtete anembanë SHBA-së do të votojnë sot në zgjedhjet paraprake. Kjo është dita më e madhe e fushatës, pasi sot votojnë 16 shtete në garat e njohura me këtë emër. Zgjedhjet janë një moment vendimtar për Presidentin Joe Biden dhe ish presidentin Donald Trump, të cilët janë kandidatët kryesorë për nominimet presidencialet respektive për Partinë Demokrate dhe Republikane. Kjo shihet si dita me numrin më të madh të delegatëve dhe si një mundësi për aksionet e performanca të forta si të Bidenit dhe sidomos të Trumpit, ç’ ka do t’i afronte ata shumë më afër për t’u bërë kandidatët e partive të tyre respektive.
Gara do të zhvillohen nga Alaska në Kaliforni nga Virxhinia në Vermont. E ndërsa vëmendja më e madhe do të jetë tek gara presidenciale, të martën veç tyre, ka edhe zgjedhje të tjera të rëndësishme. Por çfarë është dita “Super Marta” në një këndvështrim më të gjerë për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.
FITORJA E PARE PER TRUMPIN
Gjykata e Lartë të hënën riktheu emrin e ish Presidentit Donald Trump në fletëvotimet e zgjedhjeve paraprake në garën presidenciale të këtij viti, duke hedhur poshtë përpjekjet e disa shteteve për ta mbajtur përgjegjës zotin Trump për trazirat në Kapitol. Një ditë para zgjedhjeve paraprake të Super të Martës, gjykatësit vendosën se shtetet nuk mund të fusin në përdorim nenet e Kushtetutës të shkruara pas Luftës Civile amerikane, për të hequr nga fletëvotimi kandidatët presidencialë. Sipas Gjykatës së Lartë, kjo e drejtë i takon Kongresit.
“Fitore e madhe për Amerikën!!!” shkruajti zoti Trump në platformën e tij sociale Truth menjëherë pas shpalljes së vendimit.
Ky vendim u jep fund përpjekjeve në shtetet si Kolorado, Illinoi dhe Mein për ta hequr emrin e zotit Trump nga fletëvotimi, ndërsa ai është kandidati kryesor republikan për të fituar emërimin e kësaj partie, për shkak të përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 kundër kandidatit demokrat Joe Biden, përpjekje që kulmuan me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol.
Çështja e zotit Trump përbën herën e parë që Gjykata e Lartë shqyrton një nen të Amendamentit të 14-të, të miratuar pas Luftës Civile, që synonte t’ua ndalonte ish zyrtarëve që kishin poste publike dhe që “morën pjesë në kryengritje”, të riktheheshin në poste të tilla.
Gjykata e Lartë e Kolorados, në një vendim historik, kishte vendosur se ky nen mund të zbatohej në rastin e zotit Trump, i cili sipas kësaj gjykate, nxiti sulmin në Kapitol. Asnjë gjykatë në të kaluarën nuk e ka zbatuar këtë nen ndaj një kandidati për president.
Disa vëzhgues të proceseve zgjedhore kanë paralajmëruar se një vendim që linte hapur mundësinë e veprimit të Dhomës së Përfaqësuesve për të zbatuar këtë nen, ka gjasa të mundësojë një mosmarrëveshje të re rreth përdorimit të tij, për ta skualifikuar zotin Trump në rast se ai i fiton zgjedhjet. Sipas një skenari të mundshëm, një Dhomë e Përfaqësuesve me shumicë demokrate mund të mos certifikojë bazuar tek ky nen zgjedhjen e zotit Trump më 6 janar të vitit 2025. Kjo çështje pastaj do t’i rikthehej Gjykatës së Lartë, ndoshta mes një krize të thellë kushtetuese.
Avokatët e zotit Trump paraqitën disa argumenta se përse ky amendament nuk mund të përdorej për ta hequr emrin e zotit Trump nga fletëvotimet. Ata thanë se 6 janari nuk ishte një rebelim dhe se edhe nëse ishte, zoti Trump nuk shkoi në Kapitol dhe as nuk iu bashkua pjesëmarrësve në trazira. Ata thanë gjithashtu se frazologjia e përdorur në amendament përjashton presidencën dhe kandidatët për president. Ata thanë se edhe nëse nuk do të qëndronte ndonjë prej këtyre argumentave, Kongresit i duhet sidoqoftë të miratojë një legjislacion të ri për të riaktivizuar seksionin 3 të amendamentit të 14-të të Kushtetutës.
Ndër anëtarët e Gjykatës së Lartë janë tre gjykatës që janë emëruar nga vetë zoti Trump gjatë kohës që ishte president. Ata kanë marrë në shqyrtim ndër vite disa çështje të lidhura me zotin Trump, duke refuzuar të mbështesin pretendimet e tij të pavërtetuara për manipulim në zgjedhjet e vitit 2020, apo duke refuzuar kërkesën e tij që të dhënat e tij të taksave të mos t’u jepeshin Kongresit dhe prokurorëve në Nju Jork.
A DO TE VAZHDOJE TRUMPI TË KETE RRITJE?
Deri më tani, zgjedhjet presidenciale republikane kanë qenë si të përgjumura. Ish-presidenti ka dominuar garën dhe rivalia i tij i fundit e madhe në garë, ambasadorja e dikurshme e OKB-së, Nikki Haley, po përpiqet të vazhdojë, pa ndonjë sukses të madh.
Ish ambasadorja në OKB, Nikki Haley, e cila po sfidon zotin Trump brenda Partisë Republikane, shënoi fitoren e parë ndaj tij, duke fituar në kryeqytetin e vendit, Uashington D.C. 19 përfaqsues. Dihet që kryeqyteti është një bastion i demokratëve. Ajo i tha të dielën kanalit televiziv NBC se do të vazhdojë garën për sa kohë që votuesit do ta dëshirojnë këtë.
“E tregojnë me votat e tyre. E tregojnë me donacionet e tyre. Unë jam e përqendruar në nevojën që ne të fillojmë të respektojmë paratë e mbledhura nga taksapaguesit dhe zvogëlimin e përmasave të qeverisë. Duhet të sigurojmë kufijtë tanë dhe të jemi një vend i ligjit dhe rendit dhe ne besojmë tek paqja nëpërmjet fuqisë”, tha zonja Haley.
Por ajo humbi zgjedhjet paraprake të 27 shkurtit në Michigan me më shumë se 40 përqind. Ajo madje humbi shtetin e saj të lindjes, Karolinën e Jugut, ku u zgjodh dy herë guvernatore, me më shumë se 20 përqind. Ndërsa Super të Martën, harta e madhe duket si e krijuar me qëllim që Trump të ketë një epërsi të pakapërcyeshme nga Haley. Ekipi i tij e ka rritur presionin ndaj Haley për t’u larguar, dhe një tjetër fitore e madhe mund të jetë një pikë e rëndësishme në favor të tij. Haley ka grumbulluar një sasi të konsiderueshme parash për fushatën dhe thotë se dëshiron të qëndrojë në garë deri në Konventën Kombëtare Republikane në korrik, në rast se delegatët atje kanë një mendim të dytë për emërimin zyrtar të Trumpit në mes të problemeve të tij ligjore.
Por ajo ka parë që kohët e fundit disa nga mbështetetësit e saj financiarë po luhaten, pasi organizata Americans For Prosperity, e mbështetur nga vëllezërit miliarderë Koch, njoftoi se do të ndalonte fondet në emër të saj pas zgjedhjeve të Karolinës së Jugut.
AKUZA DHE KUNDER AKUZA
Presidenti demokrat Joe Biden dhe pararendësi i tij republikan ish presidenti Donald Trump pritet t’i afrohen më shumë marrjes së emërimit si kandidatët zyrtarë të partive të tyre. Kjo ka bërë të nisin akuzat mes tyre.
Emigracioni është ndër çështjet që ish presidenti Trump zgjodhi përpara Super të Martës.
“Asnjë jetë e pafajshme amerikane nuk duhet të humbasë nga krimet e emigrantëve. Duhet ta ndalim këtë… Ju duhet të dilni të votoni pasi duhet të mbledhim vota të shumta për 5 nëntorin. Duhet t’ua bëjmë të ditur se jemi si një tren i pandalshëm”, tha ish presidenti Trump.
Ndërsa Presidenti Biden, i cili vizitoi Teksasin vetëm javën e kaluar, e akuzoi zotin Trump se bllokoi një projektligj dypartiak për sigurinë e kufirit. Biden që ditën e parë anulloi urdhërat e Trump të emigracionit gjë reduktonin emigracionin gjë që shkaktoi krizën e tanishme në kufi.
Zonja e parë, Jill Biden solli në dritë një tjetër tematikë që duket se do te jetë kryesorja e demokratëve. Ajo thotë se duhet të marrë vëmendjen e votuesve: të drejtat e grave për riprodhimin.
“Ai po shqyrton mundësinë e një ndalimi mbarëkombëtar për abortin. Donald Trump-i është i rrezikshëm për gratë dhe për familjet tona. Thjesht nuk mund ta lejojmë të fitojë”, tha zonja Biden në një akuzë që nuk është e vërtetë pasi Trump nuk është deklaruar për këtë gjë.
A MUND TE KTHEHEN STUDENTET E KOLEGJEVE KUNDER TRUMPIT?
Fitoret komanduese të Trumpit këtë sezon primar kanë qenë një shenjë paralajmëruese e dukshme për nëntorin pasi ai ka performuar dobët me votuesit e parë të arsimuar në kolegje. Në zgjedhjet paraprake të Nju Hampshire dhe Karolinës së Jugut, APVoteCast zbuloi se të diplomuarit e kolegjeve zgjodhën Haley-n në vend të Trumpit. Afërsisht dy të tretat e votuesve në të dy shtetet që u diplomuan në kolegje votuan për ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut.
Në Karolinën e Jugut, Trump fitoi periferitë, por jo me të njëjtën përmasa si dominimi i tij në qytetet e vogla dhe zonat rurale, duke e ndarë në thelb votimin me Haley. Një nga pyetjet më të mëdha të së martës është nëse Trump mund të fillojë ta riparojë këtë shkëputje.
Dobësia me të diplomuarit e kolegjeve dhe në periferive ku ata grumbullohen është ajo që e dëmtoi Trumpin në humbjen e tij në vitin 2020 ndaj Bidenit.
A PO MARRIN FUND DYSHIMET PER FITOREN E BIDEN-IT?
Sado të qeta kanë qenë zgjedhjet paraprake presidenciale republikane, ato demokrate kanë qenë edhe më të përgjumura. Biden ka shumë probleme politike që e tërheqin atë në sondazhet e opinionit publik, por deri më tani, në qendrat e votimit paraprak tregojnë rënie. Shpejtësia e vetme e ndryshimit erdhi në Michigan, kur një përpjekje e organizuar për të votuar si të “të paangazhuar” në zgjedhjet paraprake atje për të protestuar ndaj mbështetjes së Bidenit të Izraelit gjatë luftës në Gaza mblodhi 13% të votave, një përqindje pak më e lartë se ai mori në zgjedhjet e fundit primare nën një president demokrat. Kjo e bëri nënpresidenten Harris të deklaronte që sulmi në Gaza të marrë fund . Por kjo është ‘ To Little to late”
E vetmja përpjekje e ngjashme e organizuar kundër Bidenit në kalendarin e Super Martës është ajo e mbledhur në minutën e fundit nga një grusht grupesh të majta në Kolorado, për të votuar të enjten si “të paangazhuar” ashtu si në Michigan.
Rreth 700,000 njerëz kanë votuar tashmë në zgjedhjet paraprake të shtetit me postë. Pengesat e tjera janë dy kundërshtarët kryesorë të presidentit, të cilët ende kanë arritur shifra të ulëta kundër tij, përfaqësuesi amerikan Dean Phillips nga Minesota dhe autorja e vetëndihmës Marianne Ëilliamson, e cila ringjalli fushatën e saj pasi mori një surprizë prej 3% të votave paraprake të Michigan-it.
ÇFARË NDODH NË GAREN PER SENATIN NË KALIFORNI?
Ka shumë më tepër se vetëm zgjedhje paraprake presidenciale në fletën e votimit të së martës. Një nga garat më të rëndësishme është për zgjedhjet paraprake në Kaliforni për vendin e Senatit të SHBA-së, të mbetur hapur nga vdekja e senatores demokrate Dianne Feinstein. Banori i përkohshëm e ulëses, Laphonza Butler, nuk kandidon për një mandat të plotë. Në vend që të përballen fituesit e zgjedhjeve paraprake partiake në nëntor, Kalifornia hedh çdo kandidat në një zgjedhje të vetme paraprake dhe i bën të dy fituesit më të mirë të shkojnë në zgjedhjet e përgjithshme.
Demokratët kanë një bllokim në garat mbarëkombëtare në shtetet kryesisht blu, dhe për muaj të tërë spekulimet zgjatën se dy anëtarë të shquar të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA nga ajo parti, përfaqësueses Katie Porter dhe Adam Schiff, do të luftonin deri në ditën e zgjedhjeve. Por kjo ka ndryshuar, që kur ish kampioni i madhi i Dodgers, Steve Garvey hodhi kapelën e tij në ring.
Garvey, 75 vjeç, është edhe republikan edhe rishtar në politikë. Ndërsa Schiff ka transmetuar reklama duke e goditur atë – ose, më saktë, duke e promovuar atë – pasi ka shumë të ngjarë të përmbushë dëshirat e Trump. Ideja është që të bashkohen konservatorët më të shumtë të shtetit pas Garvey, në mënyrë që ai dhe Schiff të përfundojnë në dy vendet e para, duke i mohuar Porterit një vend në nëntor. Schiff një kundërshtar i hapur i Trump do të ishte më pas favoriti dërrmues për vendin. Organizimi aktual primar u miratua nga votuesit në vitin 2010, pjesërisht për të ndaluar palët partizane të angazhoheshin në zgjedhje parësore. Ndër të tjera, zgjedhjet paraprake të Senatit do të jenë një test nëse, në fund, politikanët e motivuar mund të luajnë ndonjë rol.
Presidenti Biden e ka pothuajse të garantuar se do të jetë kandidati zyrtar demokrat. Në anën republikane, zoti Trump duhet të fitojë të paktën 1215 delegatë për të siguruar emërimin nga partia. Megjithatë mund të duhen disa ditë që të shpallen zyrtarisht të gjitha rezultatet e zgjedhjeve paraprake të së martës le të besojmë që kjo e martë të mos jetë ters.