Nga Ilir LEVONJA/Nga një investigim i emisionit top story, dje mbrëma, rezultoi se 33 deputetë të kuvendit
tonë mbanin tituj të lartë shkencor. I bie afro 40% kjo në raport me totalin e
parlamentarëve shqiptarë. Që po ta përkthesh në arritje, për shkak të kësaj klase plot dije,
do i binte që Shqipërinë ta kishin zili vende si Zvicra a Danimarka. Kjo në lidhje me
progresin social dhe komunikimin parlamentar. Aq më tepër ku po sipas këtij investigimi,
kuvendi anglez me një numër tre herë më të madh deputetësh, ka aktualisht vetëm 3
kuvendues me titull të lartë shkencor. Kështu që, të na marri të keqen edhe kolonizuesja e
botës, Britania e madhe se kemi kapur majat. Mirëpo gjasat janë e kundërta. Shqipëria
është në një depresion total, pa ekonomi, e mbytur nga lufta e ashpër politike, nga kartelet
e drogës, madje duke marrë në dorë frenat e tregtimit të saj në rajon e më larg. E për më
keq akoma, pa një alternativë opozitare të mirëfilltë për shkak të mos besimit që ngjallin
figura të tejvjetëruara a nga ata që lajnë duart në tavolina publike pasi janë nginjur me
bukë me djath dhe domate. E për më keq akoma, nga strategjitë e listave partiake për
punësimin në administratë, duke i shkaktuar vendit, me ndërgjegje të kulluar, një dëm
tjetër ekonomik, nga largimet, afro 140 milion euron për çdo dy vjet. Shumë kjo nga
gjyqet e fituara të të larguarve nga puna, për arsye teserash, ngjyrash, etj…, karshi buxhetit
të përbashkët a shtetit të të gjthëve. Dhe kjo ndodh rëndom, e siç e cilësuam, me
ndërgjegje të qetë, sa herë që ndërrohen pushtetet.
2) Nga e gjitha kjo, ajo që të bën përshtypje janë këto, graria me plagjiaturat e
doktoraturave. Se mirë këta burrat e sojit të të fortëve. U pa Shqipëria jonë me ”arritjet”
dhe dëmet e kulluara, jemi në një kaos hakmarrjesh dhe grupesh. Blerja e diplomës u bë e
modës. Nuk kam asgjë me atë, deputetin e Dibrës që ia fusin nga Zvicra, i shesin një
patentë shoferi për diplomë. Për të mjafton që vjen nga jashtë. Po se çfarë shkruhet e
thuhet aty, ç’rëndësi ka? Kush po pyet. Edhe në komisionet e verifikimit shokët tanë janë.
Jo të gjithë dinë frëngjisht?! Thashë janë bërë të modës. Madje të tallin po të ndjekësh
studimet a të studjosh… burrat e tallin njëri-tjetrin. Janë çështje gotash rakie, namusi a
dukje këto. Ajo që më tronditi është kjo e grave, të cilat edhe pse kanë mbaruar rregullisht,
që mirë a keq e kanë idenë se çfarë do të thotë meritë, kanë ca njohje paralele ku ia dimë
shoqi shoqit tharmin etj. Si kanë guximin dhe shkojnë e marrin tema të gatshme nga
interneti pa iu vrarë fare ndërgjegja.?! Nuk po u përmend me emra, se ishit shumë. E për
më tepër, majtas dhe djathtas. Po nuk ju vjen turp?. Jeni nëna… Nuk e di se u përgjigjeni
fëmijëve, kur futeni në shtëpi. Nuk keni turp, mirë nga ne, po nga fëmijët tuaj. Fëmijët
tuaj…, kur shikojnë ato pamjet e plagjiaturave të disertacionit me foto origjinale të
autorëve. Po është vjedhje e mirëfilltë. Eshtë vjedhje t’i marrësh tjetrit mundin. E aq më
tepër e dënueshme kur ka në ballë vulën e të drejtës së autorit. Nënat nuk vjedhin… pse na
mësoni të kundërtën. Merr punën e tjetrit nga Algjeria dhe ngopja akademisë, cv, a
buxhetit të shtetit. Se titulli ka shtesë në pagesë domosdo. Si keni guximin e flisni
shoqërisë?! Qofshit ju. Se mirë Taulanti, a ai tjetri nga Durrësi, janë burra plot tym duhani
e gota rakie. Po ju, jeni nëna moj, nëna… simboli i pastërtisë, i dashurisë, i prehrit etj.
Çfarë prisni më tutje nga fëmijët tuaj? Si nuk ju vjen turp që rroni e dilni foltoreve?
3) Po edhe kjo e gjitha qenka një kohë plagjiaturë.
Dhe nuk e di se kur do ia vëm gishtin kokës. Se kur do ta ndalim këtë shfrenim me
mashtrim. Pasi është një theqafje sociale. Që ishin burrat deri tani pjesë e legenizimit të
vendit. Këtë nuk diskutojmë, nuk e diskutuam asnjëherë. Madje u bëm pjesë e këtij soji
legenësh dhe uturakësh. Aq sa sot, me gjithëse kemi probleme të ekzistencës, nga ana
tjetër kemi luksin tu bëjmë jehonë skenave me seks tabu të provincës a plagjituarave të
tjera të absurdit nga kultura e vendeve të ftohta. Ne gjaknxehtit e Mesdheut a ballkanit
perëndimor.
Që ishin burrat, po e po… por ja që qenkan edhe gratë. Madje me shumicë. Çfarë turpi
social?!