Dr Zekri Palushi,
Australi, Nëntor 2022
(Në vazhdim të bisedës “Me Xhaxhiun”, dhe Engjëll Musain)!
Gjatë ditëve të qëndrimit tim në Tiranë, -krahas ç’malljes, dhe kënaqësisë qe më dhanë takimet me njerezit e mi, shokët, e miqt e dashur, -sigurisht që mjerimi, dhe situata politike aktuale e atjeshme, kontradiktonin thellësisht me gjendjen time shpirtërore. Quditërisht, në atë mjerim, nuk ishte aspak e vështirë që të lexohej, -(sidomos në fytyrën e të rinjëve), një kënaqësi që thithja, [vejping], e një cigare-elektronike, (e-cigarette), dhe mbajtja e sajë në duar me një elegance t’veëantë, u jepte. Dukshëm, përveç kënaqësisë, ata shprehnin edhe një krenari, -sigurisht, për vendimin e marrë, për të ‘’braktisur’’ duhanin, -me një besim të plotë se cigaren-elektronike, -[veiping], do ta përdornin si një ‘varkë shpëtimi’ -deri kur të vijë një ditë që, sipas tyre, ‘’kurrë s’do ta pinin më duhanin’’!
Ndërsa ndjehem i pa-fuqishëm, për të ndihmuar në problemet e tjera ekzistuese, që kanë kaplluar vendin tim, -(shkaktar për largimin e mbi 700.000 shqiptarve), – si mjek, unë s’mund të justifikohem, apo të injoroj përdorimin e cigares-elektronike, -si një problem, -jo më pak të rëndësishëm, që në një t’afërme, jo shumë të largët, do të shkaktojë një krizë të pa-riparushme shëndetësore, -një popullsi, në shumicën e sajë invalide, me pasoja të thella ekonomiko-shoqërore.
Atëherë, le të kthehemi tek objektivi kryesorë, pra ‘cigaret elektronike’ (vaping), -dhe për t’ju sqaruar sa më mirë, në lidhje me ç’far deri më tani, shkenca mjekësore din, -krahas studimeve të tjera, -po analizoj të dhënat më të reja, të nxjerra nga punimi shkencor, me titull Rishqyrtim i evidences globale mbi pasojat e shkaktuara nga cigaret elektronike (‘’A review of the global evidence on the impact of e-cigarettes’’), -publikuar nga Universiteti Nacional Australian, në muajin Prill 2022.
Ky mbahet edhe si studimi shkencor më i plotë, i bërë deri m’tani, rreth problemeve shëndetësore që lidhen me cigaren-elektronike.
Më poshtë do të përdorim vetëm fjalen vaping, me prononcim [vejping].
Pra, gjatë këtij studimi u gjet se vejping rritë shumë rrisqet për zhvillimin e problemeve të shumta shëndetësore, përfshij helmimet, adiktimin, dridhjet e tipit epileptic, djegie, dëmtime të mushkërive, mësimin e duhan-pirjes, (për ata që se kanë pirë më parë).
Mbi te gjitha, -ky studim gjeti se përbërësi kryesor në vejpë, ishte NICOTINA, -një nga substancat me adiktive, të njohura deri tani.
Krahas nikotinës, shkencëtarët gjeten evidence të një grupi kimikalesh të quajtur polycyclic aromatic hydrocarbons (PAHs), që njihen si shkaktar të lidhur me kanceret e mushkërive, vezikës urinare, dhe aparatit gastro-intestinal.
Po keshtu, në 61 mostra lëngjesh-vejp, (prej 65 mostrave gjithsej), -punonjësit shkencor të Curtin University, gjetën në një nivel, rrezikshëm të lartë, edhe benzaldehyde, një irritant pulmonar, që i shtohet lengut-vejp, për ti dhënë atij shijen e bajames. Kjo substacë dëmton systemin e vet-pastrimit, që mushkritë tona e përdorin normalish për tu pastruar nga patogjenët e ndryshëm.
U gjet se, 48 prej këtyre mostrave, përmbanin nivele të larta të transcinnamaldehyde, -një substancë kimike, që i jep vejpit, shijen e kanellës.
Efektet dëmtuese të kësaj substance janë aq shqetësuese sa TGA, (Therapeutic Goods Administration), në Australi e ka inkluduar në listën e substancave shijuese të ndalume.
Po kështu, në shumë prej lëngjeve-vejpë, qe rreklamoheshin si pa-nikotinë, -ata gjetën përmbajtje nikotine, gjë që bie në kundërshtim me ligjin Australian, e njëherësh tregon për pa-ndershmërinë e prodhuesve.
Në 30 mostra u gjet 2-chlorophenol, -një substancë kimike, që përdoret si përbërës në lëndët disinfektuese, dhe pesticide. Kjo ishte një surprizë, dhe shqetesim i madh për kërkuesit shkencore, se si një substancë kimike kaq e demshme, të gjëndej në lëngjet vejp, -kur dihet se kjo substance do të kalojë në mushkëritë e njerëzve gjatë procesit-vejping!
Ndërsa, në 42, prej lëngjeve-mostra u gjet benzyl alcohol, që është një nga substancat kryesore që përdoret për zgjërimin e shijes se vejpit. Kjo substance, në disa raste u gjet në nivele shume të larta, -por se ç’far mund të shkaktojë në traktin respiratore, kur nxehet, nuk dihet akoma mirë.
Në 59 prej këtyre mostrave, u gjet ethyl vanillin, -një substance kimike, që dukshëm përdoret për ti dhënë vejpit, shijen e vaniljes.
Vlen të theksohet edhe përmbajtja e substancës psychoactive THC, (TetraHydroCanabinol), që gjëndet në marijuana, dhe është përgjegjëse për shumicën e efekteve toksike, mendje-alternuese, -si dhe përmbajtja e acetatit të vitaminës E, -për të cilat ka evidence konkluzive që mund të shkaktojnë dëmtime akute të mushkërive.
Vejps kanë gjithashtu një si mbështjellje/spirale metalike që duke u nxehur vetë, nxehë edhe lëngun. Kjo mbështjellje metalike përbehet nga metale të rënda si chromium, nickel, dhe hekur, dhe me kalimin e kohës degradohet.
Po keshtu, u gjet se qesja plastike që mbanë lëngun, me kalimin e kohës shkatrrohet, -pra, në të njejtën kohë, ju thithni edhe grimca të vogla plastike, (microplastics), si dhe ç’far tjetër prodhohet gjatë degradimit.
Një gjë tjetër, që ndoshta shum-kush se din, eshte se, -e njejta substance shijuse kimike, prodhon efekte të ndryshme, në vartësi të rrug-marrjes, nga goja, apo nëpërmjet inhalimit.
Pra, e njejta substance kimike, kur nxehet, (siq ndodh gjate procesit të vajping), ndryshon strukturën kimike, dhe dihet se nxehja në temperature të ulta të këtyre substancave shijuese mund të jetë po aq e keqe, në mos edhe më e keqe, në prodhimin e rrezultateve të rrezikshëm.
Ky studim ven në dukje se, -përqindja e numrit të t’rinjëve që vejpin, është në rritje të shpejtë, – e kjo, pa dyshim, është duke shkaktuar me shpejtësi, edhe drogimin e gjeneratës së re.
Të rinjët jo-duhangjinj, qe vejpin, janë rreth tri herë më në rrezik për tu ba duhangji, në krahasim me ata që s’vejpin.
Në Australi, është ilegale për moshat nën 18 vjeçare, që të vejpin, -e po kështu, është ilegale edhe shitja e lëngjeve-vejpë që përmbajnë nikotinë, (me përjashtim të rasteve kur jepet me rrecetë nga doktorrët, për të ndihmuar braktisjen/lënjen e duhanit).
Të dhënat tregojne se në Australi, 2% e moshës 14 vjeçare, janë përdorues te rregullt të vejpit, ndërsa për moshat 18-24 vjeçare kjo shifër shkon tek 5%.
Më e keqja është se produktet me koncentrim të lartë të nikotinës, maskohen me shije frutash, dhe ëmbëlsirash të ndryshme, dhe me një paketim të bukur e tërheqës, i serviren rinisë, si të pa-dëmshme, ‘’uji-avullues’’, por në fakt s’janë aspak kështu.
Autopsia e një të vdekuri në Queensland, (Australi), në muajn Shkurt, tregoj se shkaku i vdekjes kishte qenë një dëmtim i rëndë i mushkrive, shkaktuar nga vejping.
Po kështu, -vitin që shkoj, një vajzë 15 vjecare në Sydney, përfundoj në reanimacion, si pasojë e një dëmtim të rëndë në mushkri, po nga vejping.
Dëmtimet e mushkërive nga e-cigarette apo vaping, përmblidhen në termin EVALI, (Vaping Associatet Lung Injury), -përshkruar për here të pare, në vitin 2019, -është një sëmundje akute, ose sub-akute e rrugëve të frymëmarrjes, që mund të jetë shumë e rëndë, dhe sigurisht, edhe jetë-kërcnuese), shenjat më të shpeshta që shoqërojnë këtë gjendje mund të jenë, -vështërsi në frymëmarrje, kollë, dhimbje gjoksi, ndjenjë për të vjellur, të vjella, dhimbje stomaku, diare, temperaturë, ethe, etj.
Ndoshta, për një grup të vogël njerëzish, -pra për ata që ‘’s’kanë ç’të humbasin më’’, -vejping mund të ketë një rrol si nikotinë-zevendësuese, por për shumicën tjetër, është veçse një substancë helmuese, me efekt të gjatë, jetë-shkatrrues.
Pra, theksoj edhe një-herë se përdorimi i vejpit, si mjet për të braktisur duhanin është thjeshtë një iluzion, -e po kështu, alternimi i vejpit, dhe pirjes së duhanit, si një strategji për braktisjen e duhanit, është një strategji, që në fillim e dështuar.
Fatkeqsisht, shumica prej njerëzve që vejpin, janë nën 19 vjeçar, -ata sigurisht që s’janë duke vejp që t’braktisin duhanin, por e shofin këtë process si një ‘’aktivitet jasht-shkollor’’, dhe fashion/modë.
Një gja s’duhet harruar, dhe këtë e përforcon edhe strategjia covid-jane, qeveritë pretendojnë se gjithçka që bëjnë, e bëjnë për shëndetin e popullit, dhe për të mirën e përbashkët, ndërkohë që prioriteti i tyre i vërtetë, -dukshëm, është i lidhur me përfitimet multi-trilionshe të globalistëve, nga të cilët edhe varen, edhe urdhërohen.
Po kështu, të mos harrojme se edhe vetë Organizata Botrore e Shënetësisë, (OBSH), në vitet e herëshme, e rreklamonte duhanin si t’pa dëmshëm. Të njjtën taktikë, ajo ndoqi për vaksinat, duke i rreklamuar ata si tepër të efektëshme, dhe krejt të pa-dëmshme.
Pra, ju lutem shumë, dhe me rrespekt, -merreni vehten në dorë, -the kurrë mos besoni në një qeveri që don t’ju ‘’nderojë’’ duke ligjëruar marijuanën, me qellim që t’ju drogojë, dhe pastaj t’ju përdorë për nevojat e sajë.
Mos ja besoni kërkujt shëndetin tuaj, – merrni guximin për ta përjashtuar vehten nga ky experiment social masiv, me qëllime tejet djallëzore.
Një qeveri që qëndron indiferente ndaj një krize të shëndetit publik, në shpalosje të shpejtë, bash para syve të sajë, flet shumë.
Për t’mos u zgjatur, s’po flas për paisjen/aparatin e vejpit, që mund të jenë të para-mbushura, me një përmbajtje nikotine të fortë, – një-përdorimshme, dhe që s’kanë nevojë për tu ri-mbushur, apo për tu çargjë. Ky lloj prodhimi është mjaft mashtrues, dhe tinzar, që u jep fëmijëve mundësinë për ta gjetur kollaj, dhe për ta përdorur kudo, dhe me lehtësi.
Shumë pak njerëz përdorin paisje që çargjen me USB. Sepse kur lëngu-vejp ekzistues mbarohet në këtë lloj-paisje, -sigurisht që duhet të blihet një tjetër, por kjo s’gjindet kollaj, -atëhere njerëzit e gjejnë më praktike përdorimin e paisjeve/aparateve një-përdoruese/disposable.
Po përfundoj duke ju treguar një sjellje teatrale, të bërë për të treguar se diçka po bëhet ndaj kësaj ‘’epidemie’’ vejpingu. Për këtë, një nga prodhuesit e cigareve-elektronike, ‘JUUL Labs’, do të paguaj 440 milion dollar në Amerikë, për të pushuar një investigim 2 vjeçar, rreth marketimit të produkteve të sajë, me përmbajtje të lartë nikotinë.
Vlen të theksohet se kjo kompani, vitin që shkoj, ka bërë një përfitim prej 1.9 miliard dollarësh, -pra kjo ‘’gjobitje’’ përbën vetëm rreth 25% të ktij fitimi, -dhe kjo gjobë do të paguhet gjatë një pëerjudhe 6-10 vjecare! Pra, -një rrugë ligjore, që qeveritë përdorin, -si për të shpreh ‘’kujdesin’’ e tyre ndaj popullit, ashtu dhe për përfitime, në favor të ‘’popullit’’!
Mos harroni se vejping është një industri multi-billion-dollarëshe, produktet e së ciës shiten nën pretekstin se ata ndihmojnë njerëzit për të braktisur duhanin?
A s’është ky një pretendim, sa qesharak, aq dhe paradoksal? Sidomos kur pretendohet të luftohet nikotina, me nikotinë!!!
I kujtoj rinise se: ‘Kurioziteti ka mbytur macën’.
Dr Zekri Palushi,
Australi, Nëntor 2022