-Nga Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello”/
-Pulla postare me Nënën Terezë, më përmbajtësorja me karakter fetar/
-Në 16 gusht 2016, në ceremoninë e promovimit të emisionit të jashtëzakonshëm të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” ishte edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”/
PRISHTINË, 5 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello” e ka përzgjedhur pullën postare dedikuar, Himnit të N pullën postare dedikuar, Himnit të Nënës Terezë ënës Terezë,si pullën më përmbajtësore me karakter fetar.
Ne Foto-Dielli-arkiv: Nje grup vatranesh ne Katedralen”Nene Tereza” ne Prishtine me Ipeshkevin Dode Gjergji/
Autore e pullës postare është Dijana Toska, ndërsa është dizajnuar nga organizata “Little People of Kosova”, Hilmnijeta Apuk dhe emetuar nga Posta e Kosovës me datë 15 gusht 2016 me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.Siç merret vesh ndarja e çmimit do të bëhet më 24 shtator 2017 në Legnano të Veronës në Itali. Si shpërblim Postës së Kosovës do t’i akordohet një certifikatë dhe plaketa e lajmërimit “L’Annunciazione” e punuar nga mjeshtri Enrico Manfrini, njofton Koha.net.Në 16 gusht 2016, në Prishtinë është zhvilluar ceremona e promovimit të emisionit të jashtëzakonshëm të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”. Pas një takimi në Ipeshkëvinë e Kosovës dhe vizitës Katedralës “Nëna Terezë” në Prishtinë, të pritur nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me ftesën e tij, në ceremoni mori pjesë edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Agim Rexhaj – zv/kryetar i “Vatrës” dhe Nderi i Kombit – i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, Marjan Cubi – kryetar i Komisionit për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, si dhe Laura Rexhaj, Dila Cubi, Fran Shala, Mhill Gjuraj, Mëhill Velaj, Pashk Maksuti. Delegacionin e “Vatrës”, gjatë pjesëmarrijes në cerëmoni, e takoi kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.
Në 15 Korrik 2017, Ipeshkvia e Kosovë shpalli Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00./b.j/