SHKRUAN: DR. ZEKRI PALUSHI MD/
William Shakespear, (1612),-në këtë rast, prap do të thonte: “Much Ado About Nothing”,- (Shumë zhurmë për asgja).
Në vitin 2017-2018, Zyra Nacionale e Statistikës së Britanisë, ka raportue 50.100 vdekje nga gripi (Flu).
Po keshtu, duke u bazue tek një vlerësim i Qendrës së Kontrollit dhe Prevenimit të Sëmundjeve në USA, -nga gripi, vdesin çdo vit në botë, 291.000 deri 646.000 njerëz.
Ndersa deri tash, vetëm në USA, kur dimri po kalon,- janë rraportue të paktën 32 milion raste me grip (influenza), -ndër të cilët, 180.000 janë hospitalizue, dhe 18.000 të tjerë kanë vdekur. Këto shifra mund t’jenë pak a shumë njëlloj, -e ndoshta ma t’larta për Europën, e shumë ma t’larta për Kinën.
Gjatë kohës që po shkruaj kët artikull, numri global i t’infektumve me CORONAVIRUS, në t’gjithë botën, ështërreth 218.000, ndërsa numri i t’vdekurve 8.944, -shumica mbi moshën 81 vjecare, e që kanë qenë duke vuajtur nga një ose ma shumë sëmundje kronike t’mëparshme.
Nëse krahasojmë numrin e vdekjeve të shkaktuara nga GRIPI (influenza), me numrin e vdekjeve nga CORONAVIRUSI,- mund të themi se, -edhe nëse vdekjet nga coronavirusi do të rriten në javët apo muajt e ardhshëm deri në 100 fish,-prap se prap, ato s’do t’arrijnë as tek kufijt minimal te vdekjeve t’shkaktuara nga infeksionet e për-vitshme të GRIPIT.
Pra, n’aspektin e sëmundshmërisë, infeksioni me coronavirus nuk ështëndryshe nga infeksionet sezonale vjetore të gripit (INFLUENZES).
Pa dyshim që COVID-19, ështënjë virus i ri, që ne nuk e njohim,-por ama ne njohim mirë familjen që i përket që është-CORONAVIRUSI, i cili, si cdo infeksion tjetër viral, do të ndjekë rrugën e tijë natyrale, do të përhapet, e do të infektojë shumë njerëz të tjerë në të gjitha vendet e botës ashtu si edhe gripi.
Po kush ështëai/ajo që gjatë jetës s’ka pas një infeksion viral, sic ështëGRIPI (influenza), apo rrjedhje hundësh e dhimbje grykësh (common COLD)?
E njëjta gja po ndodh e do të ndodhë edhe me COVID-19. Deri tani, bazuar në faktet që njohim, -rastet janë të lehta, -ju duhet t’keni ndigjue që disa prej politikanëve e celebrities, -si Tom Henks, Rita Wison, Rudy Gobert, Kevin Durant, Idriz Elba e shumë të tjerë, që megjithse të infektuar nga COVID-19, ndjehen shëndosh e mirë.
Nëse njerëzit e shofin si një hob n’vetvehte shqetësimin, -atëherë, unë do t’ju rekomandoja TUBERKULOZIN, që n’tvërtetë duhet t’jetë shumë ma shqetësues për të gjithë. Në vitin 2018, Organizata Botnore e Shëndetësisë ka rraportue (por jo in media) 10 miljon raste të reja në t’gjith botën dhe 1.45 miljon vdekje, ndërsa Anglia ka pas 4.672 raste, -por askush s’ka qenë i shqetësuar për të përdur maska. Sa njerëz mund t’a dinë se epiqendra e tuberkulozit ështëIndia,-ku gjinden 27% e rasteve globalë.
Pra, pse gjithë ky PANIK rreth këtij virusi?
Së pari, e mbi të gjitha, COVID-19, ështënjë pjestar i sapo ardhun në Familjen e CORONAVIRUSIT, për të cilin, deri tani, njerëzit s’kan pas një eksperiencë, e s’kanë qenë të familjarizuar me të.
Shumë janë për t’u fajsue edhe MEDIAT, që nëpërmjet komenteve dhe raportimeve 24 orëshe, kanë krijuar një dominate në sytë e mendjen e publikut. Le t’imagjinojmë se çdo të ndodhtë, nëse do të raportoheshin pa ndërprere në emisjonet e lajmeve, të gjitha rastet me grip!
Ndikim shumë negativ, që ka keqsue edhe ma tepër këtë gjendje paniku, -kanë pas edhe QEVERITË, dhe zyrtarët e niveleve të ndryshme që flasin me sa munden në të dy anët. – Në njerën anë porosisin popullin të qetësohet, e t’mos paniket, ndërsa në anën tjetër, – japin këshilla që kushdo që kollitet dy herë, duhet të vet-izolohet. Pa përmend edhe masat e jashtzakonshme që imitojnë gjendjen e një shtet-rrethimi. Në këtë rast, unë shof si një problem shumë të madh refuzimin e autoriteteve zyrtare për të qenë të ndershëm me publikun, ato duhet të tregojnë ato c’far ne nuk dimë.
Megjithatë, unë jam i sigurtë, se ky infeksion viral, nuk asht, e kurrë s’ka me qenë një përsëritje e vitit 1918.
Është fakt se, sic do sëmundje tjetër virale, ëdhë këtë virus, s’do t’kemi mundësi ta kufizojmë, apo ta mbajmë nën-kontroll. Por ama, ështëkrejt në dorën tonë që marrim t’gjitha masat e zakonshme e të mundëshme, që t’i shmangemi me cdo kusht, ktij infektimi. Ndër kto masa, mund të përmendim: lamjen e durve, kollitjen apo teshtitjen në një shami letre (TISSUE), ose n’ brryla, e nëse e ndjejmë vehten vërtetë keq, t’rrijmë në shtëpi, e t’mos shkojmë për t’vizituar t’afërmit tonë, -sidomos t’moshuarit.
Po keshtu, duhet t’bajmë përpjekjet e mundshme për fuqizimin e Sistemit tonë Imunitar, -dihet se, nëse kemi një mbrojtje t’fuqishem imunitare, -ky infeksion mund t’na prekë ma me vështërsi,- por edhe sikur të prekemi, -ky infeksion do t’jetë ma i lehtë, e shërimi prej tij, do t’jetë ma i shpejtë.
Me që ra fjala, -a keni ndigjue ndonji prej autoriteteve qeveritare apo zyrtarve të ndryshëm,- t’ju rekomandojnë apo tregojnë se, –marrja e një gjumi t’mjaftueshëm 7-8 orësh, ngrënja e ushqimeve të shëndetëshme me zarzavate e fruta të ndryshme, vitaminat C, D, mineralet, zincu, antioxidant etj,-si dhe ushtrimet e rregullta fizike, e menagjimi i stresit,-ndihmojnë shumë në fuqizimin e funksioneve e ndryshme imunitare. -Sigurisht që jo. Pra do të ishte shumë ma mirë që Autoritetet e ndryshme zyrtare, dhe Mediat, të përqëndroheshin në rekomandimin e këtyre masave për publikun. Kjo do të ishte shumë ma e lehtë, kuptimplote, e me rezultate pozitive. Publiku do ta vlerësonte shumë ma tepër këtë lloj përkujdesje, se sa taktikën e deri-tanishme,- panik-sjellse, e frikë-shkaktuese, që kanë përcellë çdo dite, e pa ndërprerje.
Sidoqoftë puna, -ky PANIK dhe REAGIMI tepër EKZAGJERUES, janë krejtesisht të PA-JUSTIFIKUESHËM. Siq duket, tashmë njerëzit janë msue me situatë falco, të krijuara nga “Partia”, në kohë të ndryshme, për qëllime të ndryshme,- që paralajmërojnë ORËN e KIAMETIT (Doomsday Clock), -për të cilën, sigurisht që fajsojnë po njerëzit, për një KATASTROFË GLOBALE të mundëshme që po “krijojnë” me frymë-marrjen e tyre.
Pra në, njerëzit- megjithse jemi duke jetuar në kohrat ma t’shëndetshmen e paqësore në historinë e njerzimit, -prap se prap, nuk duam ta pranojmë këtë!!! Mesa duket, tashma s’mund t’jetojmë pa shpikjen e dickaje të keqe, siç janë ALARMIMET ndaj “Ndryshimit të Klimës”, Luftës bërthamore, Kolapsit Financiare, e deri tek sëmundjet vdekje-shkaktuese. -Kështu pra edhe CORONAVIRUSI, arriti që suksesshem t’ju bashkohet këtyre shpikjeve.
Shqiptarët e epokës komuniste, e kuptojnë shumë ma kollajshëm këtë lloj strategjie, -për këtë, ato mund t’kujtojnë me “nostalgji” udhëheqsin e “lavdishëm”, që për t’mbijetuar për vehte, -krijonte vazhdimisht “Grupe Armiqsore”.
Të paktën një e “mirë” po vjen nga kjo situatë e krijuar, -ku dukshëm shifet se të gjitha shtetet e zhvilluara të botës, për t’shfrytzuar fuqinë e lirë puntore, kanë investuar me shumicë e pa rezervë në Kinën komuniste, duke e transformuar atë, në një epiqendër ekonomike globale,- nga ku, tashma, komunistët kinez po tregojne haptas se c’far mund të bajnë me botën. Po tregojnë jo vetëm fuqinë ekonomike, por edhe mundësitë që kanë për të lujtur një lojë të rrezikshme PSIKOLOGJIKE, -që në rastin e coronavirusit, po eflektohet nëpërmjet PANIKUT dhe REAGIMIT të EKZAGJERUAR që publiku po përjeton. Këto damtime ekonomike e psikologjike janë të jashtzakonshme e me efekt të gjatë.
Pra, këto janë probleme që duhet t’mbulohen nga MEDIAT, e t’bahen të qarta për publikun. Me këto probleme duhet të merren autoritetet, qeveritë, e investorët perëndimore që dukshëm kanë ra në kurthin komunist.-Ato duhet t’i kthejnë sa më parë këto investime, në vendet e tyre, -ndërkohë, le t’ua besojmë coronaviruset specialistve MJEKSORE.
Ndërkohë, -vecanërisht ne Shqiptarët, s’duhet t’shqetësohemi apo dëshpërohemi aspak në lidhje me këtë situate KALIMTARË. Kemi kalue e mbijetue në luftra të ndryshme, -përfshi edhe KOLERËN KOMUNISTE.
Në këtë rast sakrifica ma e madhe që kërkohet prej nesh është një vet-izolim dy-javor, periudhë gjatë së cilës, ne mund të ndjekim programe televizive apo t’lexojmë ato libra që s’këmi pas kohë t’i lexojmë më parë.
Përfundoj duke ju siguruar se,- si t’gjitha predikimet e tjera katastrofale,- edhe coronavirusi do të dështojë në përpjekjet e tij, për sjelljen e “ORËS SË KIAMETIT”.
Dr Zekri Palushi (MD)
Australi, 16/03/2020