
CVOVID-19 NA E MORI DOKTORIN E FAMSHËM QË OPEROI 7 BINJAKË TË LINDUR TË NGJITUR, NGA 59 RASTE TË OPERUARA NË TË GJITHË BOTËN/

- Dr.Goodrich punoi më shumë se 30 vjet në Montefiore- Einstein dhe ishte drejtori i Divizionit të Neurokirurgjisë Pediatrike në Montefiore, profesor i kirurgjisë klinike neurologjike,i pediatrisë në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein.
- Dr James Goodrich operoi Anias dhe Jadon McDonald kur ishin vetëm 13 muajsh.Ai kishte kryer 7 nga 59 operacione të tilla të realizuara në shkallë botërore.
Neurokirurgu i njohur jo vetëm në Amerikë, ai që operoi me sukses dhe ndau binjakët, që patën lindur me koka të bashkuara, ka vdekur nga komplikimet që lidhen me koronavirusin.
Dr James Goodrich, i cili ishte 70 vjeçar, vdiq të hënën me 30 Mars 2020, sipas komunikatës të rrjetit të spitaleve Montefiore, në New York.
Rrjeti i spitaleve Montefirore e ka ndjerë thellë humbjen e Dr. Goodrich, të cilin drejtori i përgjithëshëm i rrjetit Montefiore Dr. Philip O. Ozuah, e cilësoi si një humbje të madhe.
Dr. Goodrich, kishte dy armë, që i siguronin suksesin në punën e tij: Aftësitë profesionale dhe zemrën e florinjtë.
Në vitin 2016, Goodrich drejtoi një ekip prej 40 mjekësh në një operacion maratonë të vështirë për të ndarë binjakët 13 muajsh Anias dhe Jadon McDonald.
Sipas Spitalit Montefiore me qendër në Bronx, kjo ishte “hera e parë që ekipi përdori teknologjitë e planifikimit virtual dhe 3D për të depërtuar në trurin e bashkëngjitur të djemëve, ku u kryen një sërë operacionesh komplekse, me rrezik të lartë që më në fund rezultuan u ndanë suksesshëm.
Procedura zgjati më shumë se 20 orë. Goodrich mori vetëm një pushim 20-minutësh, sa për të ngrënë
Ky ishte operacioni i 59-të i ndarjeve të binjakëve të ngjitur, që janë kryer në Botë që prej vitit 1952 e deri më sot.
Dr. Goodrich ishte bashkëpunues. Këshillat e tij ishin marrë në dhjetra raste në botë. Ai vetë kishte udhëhequr shtatë operacione të tilla, rasti i shtatë ishte ai i binjakëve McDonald.
Vetë dr. Goodrich e pohoi pas operiacionit maratonë se ky ishte një nga rastet më të vështira që kishte kryer ndonjëherë.
“Ne e dinim që ata kishin një sipërfaqe të trurit të shkrirë në njeri-tjetrin, por nuk e dinim se sa i ndërlikuar do të ishte operacioni derisa të depërtonim brenda trurit. Jam i lehtësuar që procedura ishte e suksesshme. Këta janë djem të fortë dhe ekipi me të cilin punoj në Montefiore është nga më të mirët në botë. “
Nëna e djemve postoi një deklaratë të përzemërt në Facebook pas vdekjes së Goodrich.
“Zemra ime është e thyer”, shkroi Nicole McDonald. “Ju do të jeni përgjithmonë heroi ynë. Sa herë që fëmijët e mi mbështesin krahët rreth qafës time, unë mendoj për ju.”
Dr.Goodrich u vu në qendër të vëmendjes në vitin 2004, kur ai operoi Carl dhe Clarence Aguirre, binjakë nga Filipinet,që kishin lindur të ngjitur në kokë, dhe ai arriti suksesin, duke realizuar ndarjen.
Dr. Goodrich ishte me origjinë nga Oregon.Ai shërbeu në Marine gjatë luftës në Vietnam.
Spitali Montefiore, ku Goodrich punoi për më shumë se 30 vjet, e vlerësoi atë një njeri të thjeshtë, i kujdesshëm, që nuk i pëlqente vëmendja, as mburrja, ishte i dashur me kolegët dhe me stafin e tij.
“Xhimi ishte në shumë mënyra zemra dhe shpirti i departamentit tone, ishte një kirurg i shkëlqyer, një profesor i klasit botëror dhe një koleg i dashur për të gjithë,” tha Dr. Emad Eskandar, kryetar i departamentit të kirurgjisë nervore në Kolegjin Albert Einstein dhe Qendra Mjekësore Montefiore. “Humbja e tij e papritur ,ka thyer zemrat tona, ai do të mbetet i pashlyer në kujtesën tonë.
Dr. Goodrich mbante kontakte me pacientë që operonte. Familjarët flisnin për mënyrën sesi ai kurrë nuk do t’i harronte ditëlindjet e fëmijëve dhe gjithmonë do të ishte aty për ato momente speciale.
Dr.Goodrich punoi më shumë se 30 vjet në Montefiore- Einstein dhe ishte drejtori i Divizionit të Neurokirurgjisë Pediatrike në Montefiore, profesor i kirurgjisë klinike neurologjike,i pediatrisë, i kirurgjisë plastike në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein.
Ai la pas gruan dhe tri motrat e tij.
Përgatiti:Dalip Greca