Nga Elsa Xhai & Raimonda Moisiu/
Tronditje e thellë, dhimbje e madhe për Gazetarinë, Letërsinë Shqipe, dhe Fondacioni Nermin Vlora Falaschi,Shuhet Publicistja, Gazetarja e njohur dhe Presidentja e Fondacionit “Nermin Vlora-Falaski”, -Zenepe Luka Cekrezi, – e cila nuk mundi ta fitonte betejen pas infektimit me Covid-19.
U shua Gazetarja e paepur që kishte dhuntinë të bashkonte brezat e grave dhe artisteve të shquara, gazetarja që promovonte vlerat e gruas shqiptare ndër breza e shekuj, gazetarja që të bënte ta gëzoje jetën!
Publicistja dhe gazetarja e njohur Zenepe Luka, i përket brezit të artë të gazetareve femra, si një ndër gratë e para në median shqiptare që me shpinën e mendjes dhe “kockë intelektuale” të fortë, në sajë të përkushtimit, pasionit e përgjegjshmërisë morale, qytetare e intelektuale na ka dhënë gazetarinë bashkëkohore, profesionale, përvojën dhe eksperiencat e jetës, dhe afirmimin me vizion të gjerë profesional në dekada të tëra. Gazetarja “rebele” Zenepe Luka me arritje të papara gjatë karrierës së saj ka sfiduar skeptikët e kritikët e kohës edhe për çështjet më të rëndësishme në jetën social-kulturore politike të vendit. Gazetarja e njohur Zenepe Luka i përket brezit të
artë të gazetareve që së bashku me kolegët e tyre burra- bënë rrotacionin mediatik më spektakolar, profesional e historik mes kufirit të dy epokave –Gazetarisë para ’90-s dhe pas viteve ’90-t- në vazhdim e deri më sot-pra bënë historinë e medias shqiptare. Ja si shprehet shkrimtari i shquar i letrave shqipe, Dritëro Agolli për gazetaren Zenepe Luka: “Në kuptimin e marrëdhënieve shoqërore, të jesh gazetar, do të thotë; të njohësh dhe të të njohin shumë njerëz, t’a kesh për nder, që i njeh dhe ta kenë për nder ata, që të njohin. Në këtë larmi organesh shtypi, Zenepa Luka vazhdoi të përparojë stilin publicistik të gjinive të ndryshme të gazetarisë. Është një shprehje: Vrapojmë, të arrijmë Horizontin, Horizonti largohet duke paraqitur një pejsazh tjetër. Horizonti i shoqërisë politike shqiptare, ndryshoi, ndryshoi edhe përmbajtja dhe forma e gazetarisë. Nuk kishte më kontroll të rreptë të shtypit, u bë mënyra e të shkruarit më dinamike, më e thjeshtë, duke larguar ekstazën. Këtë përmbajtje dhe formë të re të shtypit, mundi ta përvetësojë edhe Zenepe Luka. Ajo filloi të shkruajë më thjeshtë, duke shmangur kozmetikën e frazës, kozmetikë, që fsheh përmbajtjen dhe zbeh faktin.’ Ndërsa babai i gazetarisë shqiptare, Prof.Dr.Hamit Borici, do të shprehet kështu për ish-studenten e tij Zenepe Luka: ”Zenepe Luka më sjell në kujtesë studenten që ngulmoi për të ndërruar degën, nga Gjuhë–Letërsi në Gazetari. Tashmë ajo është një gazetare e afirmuar me vision të gjerë profesional dhe përfaqëson një punë të madhe dhe me përkushtim në fushën e gazetarisë dhe publicistikës bashkëkohëse, profilin shoqëror e qytetar të njohur e vlerësuar jo vetëm nga kritika e kohës por edhe nga opinion publik shqiptar.
Profili i Publicistes e Gazetares së njohur Zenepe Luka Cekrezi
Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjeçar.Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare. Profesionin e vështirë të gazetares e nisi në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj.Është e para gazetare e RTSH ,në terren, që u vendos në Elbasan duke mbuluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd. Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njejtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”. Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën, më pas në gazetat “Ballkan” dhe “Telegraf”.Vazhdon të punojë si gazetare e lirë në gazetat “Koha Jonë”.”Dita”,”Shqiptarja.com” dhe organe të tjera në Diasporë. 47 vjet karierë si gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominojnë zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës,etj.
Zenepe Luka, duke qënë gjithë kohën gazetare e terrenit, i është dashur të përballojë Me rastin e 45 vjetorit të karierës, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, e vlerësoi me “Mirënjohje”, ndërsa Unioni i gazetarëve në Vlorë me çmimin “Petro Marko”.
Zenepe Luka(Çekrezi) e ka nisur krijimtarinë letrare që në bankat e shkollës së mesme”Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Kur ishte studente,dorëzoi për botim librin e parë me poezi titulluar “Vajzëri”, që u refuzua nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri, me pretekstin, se kishte vetëm lirika.
Seria e botimeve nisi në vitin 1996, me novelën “Rënkimi i shpirtit”. Në vitin 1998, botoi librin publicistik “Vlora,Vlora”, botim, që përcjell kronikën e dhimbëshme të pranverës së vitit 1997-të në Vlorë. Libri “Unë, gazetarja rebele” e pa dritën e botimit në vitin 2001, ndërsa libri”Një jetë për Kombin” u botua në vitin 2002. “Rrëfej Nermin Vlorën-ishim Tri”, është libri voluminoz,që u botua në vitin 2005.Në faqet e tij zë vënd figura e Ambasadores së Kombit Nermin Vlora , mesazh-këmbimet e shumta të saj me autoren, që njëherësh janë edhe amanetet për promovimin e vlerave dhe kontributve të gruas shqiptare. “Violeta Manushi, kryezonja e skenës”,që doli nga shtypi në verën e vitit të 2007, është një tjetër libër me vlera i autores.Në maj të vitit 2008 u botua dhe u promovua në Vlorë libri i saj i shtatë “Al Bano & Albania “, ku mori pjesë edhe këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrisi.Në korrik të vitit 2012 u botua libri në gjuhën italiane L’amore Albanese per Al Bano“(Dashuri shqiptare për Al Bano), që u promovua në vendlindjen e këngëtarit në Çelino San Marko,ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Prof.Bamir Topi”. Libri voluminoz “Kjo është jeta ime”, u botua në maj të vitit 2013, me rastin e 40 vjetorit të diplomimit gazetare të autores. Novela “Rënkime shpirti-Amaneti”, doli nga shtypi në vitin 2015.Autorja ka përshtatur edhe librat “Al Bano & Romina Poëer”dhe monografinë “Jeta e Al Bano Karrisit”, Libri “Edi Luarasi Dramë & dashuri (në jetë dhe në skenë),doli nga shtypi në vitin 2017 dhe u promovua në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar.“Testamenti i grave për gratë”u promovua me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit „Nermin Vlora Falaschi“ më 18 prill 2018.Po në këtë vit u botua libri “ Rrëfej shqiptaren Lumnie Hoti Çota Sozia e Klaudia Kardinale” .Llibri “ Kjo Dashuri e ka emrin Al Bano“ , u promovua në maj të vitit 2018 në Vlorë,ku ishte i pranishëm edhe Al Bano Karrisi.“ .
Angjelina Arianiti Komneni Shpirti i shenjtë i Arbërisë”, që është libri i 18-të i autores, botohet me rastin e 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të Shenjtores shqiptare, e panjohur dhe e pavlerësuar në vendlindjen e saj.
Largimi fizikisht i Publicistes e Gazetares së njohur, Presidentes se Fondacionit “Nermin Vlora-Falaski”,- Zenepe Luka Cekrezi nga kjo botë, më ka shokuar, lotuar dhe trishtuar jo vetëm ne miket e koleget e saj, por ka prekur në mënyrë më të konsideruieshme dhe të dhimbëshme tërë komunitetin e Artisteve e Gruas të shquar Shqipatare, e Fondacionit Nermni Falaschi Vlora, që nga Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Makbule Ceco, Silvana Brace, Vitore Sallaku, Vllasova Musta, Kozeta Zavalani etj, komunitetin gazetarëvë, shkrimtarëve e artistëve, -botën shqiptare, Vloren dhe Librazhdin, Zenepe LUKA do të jetë i pranishëm shpirterisht dhe me Trashëgimine e saj intelektuale, publicistjke letraro-artistike dhe aktivitet kulturore janë mbresëlënëse dhe drita që la pas për vite e vite, që vijnë e ikin!
Prehu në PAQE, mikja e kolegja jone e cmuar!
Të qoftë dheu i lehtë, mike e shtrenjtë!
I përjetshëm kujtimi e vepra e saj!