
Albano Kolonjari
Gjithçka dukej si dikur, sikur asgjë të mos kishte ndryshuar, sikur Ai, të mos kishte qenë kurrë larg. Cristiano Ronaldo shënoi përsëri. Manchester United fitoi përsëri, me golat e tij. Tifozët u gëzuan përsëri. Ai ishte në shtëpi, më në fund, ishte rikthyer në shtëpinë e tij, aty ku shumë vite me parë kishte marrë rrugë udhëtimi të tij prej ylli në futboll. Tifozët e Manchester United, në Old Trafford e kishin të vështirë të gjenin një biletë. Për ata që gjetën ishte një kënaqësi e vecantë. Ai Kristiano Ronaldo do të zbriste sërisht në fushë me bluzën e Manchester United. Gjatë tetë viteve të fundit ata që ishin shumë të vegjel janë rritur me tregimet mbi të, ata që e kanë parë në stadium, tashmë janë me fat të rishikojnë idhullin e tyre. Askush nuk ka qenë në gjendje ta bëjë Manchester United në Old Trafford, të ndihet përsëri i paepur sic e ka bërë Kristiano Ronaldo. Asnjëherë nuk është e lehtë të kthejmë orën dhe të rikrijomë momente magjike- prandaj dhe ata të vjterit thonë se kurrë mos u kthe mbrapa- por karriera e futbollit të Cristiano Ronaldos gjithmonë ka sfiduar logjikën, dduke bërë një kthim spektakolar në Manchester United me dy gola në fitoren 4-1 kundër Newcastle United. Dy gola të cilat erdhën 18 vjet pas golit të parë të shënuar në Old Trafford për Manchester United (2012-2013). “Ishte një moment i pabesueshëm. Isha shumë nervoz dhe po mendoja mbrëmë se doja të luaja mirë dhe të tregoja se isha ende i aftë të ndihmoja ekipin. Ky klub është i pabesueshëm dhe unë jam shumë krenar. Unë do të jap gjithçka për t’i bërë ata krenarë për mua “, u shpreh Kristiano Ronaldo. Kjo ishte ndeshja e parë i Ronaldos për klubin e Manchester United që nga transferimi i tij prej 28 milionë dollarësh nga Juventusi në gusht të këj viti. Por jo c’do gjë ka qënë e lehtë për Ronaldon në këtë ndeshje. Një pankartë me fjalët “#Besoni Kathryn Mayorga” – me emrin e gruas që akuzoi Ronaldon për përdhunim u shfaq në stadium. Mayorga tha se ajo ishte përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas në 2009, por në atë kohë nuk zbuloi emrin e kujt ishte përdhunuar, por vite më vonë ajo akuzoi Ronaldon. Gjthsesi kjo nuk ja prishi festën Ronaldos që vazhdon të vendosë rekorde të cilat do të jenë të vështirë të thyen. Tek Manchester United, pas gjashtë vitesh Ronaldo u largua duke shënuar 118 herë dhe dukeluajtur 292 ndeshje. Tek Real Madridi është vendi ku Ronaldo shënoi 450 gola në 438 ndeshje. Dhe në tre vitet e tij tek Juventus, ai goditi rrjetën 101 herë të tjera në 134 ndeshje. Me dy golat e shënuar në ndeshjen e tij të rikthimit me Ronaldo ka shënuar 676 gola në 895 paraqitje në klub – si dhe 229 asistime, duke qënë golashënuesi më i mirë i të gjithë kohrave në historinë e futbollit.