Në 5-Vjetorin e Shoqatës Rugova, u shpalos historia, jehoi kënga dhe vallja rugovase nën ritmin e tupanave , fyejve, dhe tingëllimit të shpatave…/
Në mjediset e restorantit Maestro’s në Bronx, NY, është festuar 5-vjetori i themelimit të shoqatës. Në festë kishte një pjesmarrje massive, me qindra rugovas. I ftuar nderi ishte Konsulli i Kosovës, z. Bekim Sejdiu, ansambëlmeni i shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, kryetari i Vatrës z. Gjon Buçaj etj.. Emocionet ia shtoi festës ardhja e artistit të njohur të skenës, aktorit kosovar Çun Lajçi. Ishte drejtuesja Vjosa Nikqi Mujaj, që hapi siparin e festës duke u uruar mireseardhjen pjesmarërsve dhe të ftuarëve.
Për veprimtarinë 5 vjeçare të Shoqatës Kulturore artistike Rugova, foli kryetari Adem Muriqi. Ai bëri bilancin e veprimtarive të shoqatës. Z. Muriqi tha se kanë kaluar pesë vite që kur themeluam shoqatën Rugova këtu në Nju Jork dhe gjatë kësaj kohe shoqata është rritur përmes veprimtarive të shumta. Synimi, tha ai, është, që të japim kontribut dhe të tregojmë përkujdesje edhe për përcjelljen tek brezi i ri të traditave kulturore e historike rugovase. Gjeneratat e reja duhet të ndjehen krenare për kulturën e trevës nga vijnë prindërit e tyre, të bëhen bartës të traditave kulturore dhe artistike të Rugovës, një krahinë e njohur për trashëgimi të pasur kulturore. Ai shfaqi shpresën se fëmijët, duke parë prindërit e tyre, duke u veshur hijshëm me kostumet karakteristike të Rugovës, duke kërcyer vallet rugovase, duke kënduar këngët e Rugovës, do të ndërgjegjësohen për ta çuar më tej këtë trashëgimi të pasur dhe të bukur.(Te plote lexojeni ne numrin special te Diellit te printuar te 28 Nentorit)