
Dr. Hasan Bello/
Udhetaret dhe diplomatet e huaj qe vizitonin Malin e Zi ne gjysmen e dyte te shek.XIX e pershkruanin ate me nota qesharake. Keshtu, kapiteni anglo-irlandez James Creagh i cili kaloi ne Cetine me 1875 shkruan: “Shtytja ime e pare kur arrita ne rrugen kryesore, ishte t’ia plasja gazit. Eshte kryeqyteti me i poshter i botes se civilizuar dhe te pacivilizuar, madje edhe fshati i raxhait apo prijesit ne Indi, eshte ne cilindo aspekt me siperor ne krahasim me kete koleksion te barakave malazeze”.
Ndersa albanologia e njohur britanike, Edit’h Durham, ne nje leter drejtuar nenes se saj nga Cetina me 2 shtator 1900 te gjith Malin e Zi e pershkruan si nje “operete komike”.
Ky shtet artificial me 100.000 banore u krijua nga Fuqite e Medha ne Kongresin e Berlinit (1878). Nderkohe qe Pashalleku i Janines i drejtuar nga Ali Pasha nje shekull me pare kishte 1.5 milion banore dhe perfshinte Shqiperine e Jugut, Maqedonine dhe pjesen me te madhe te Greqise. E njejta gje pak a shume vlente edhe per Pashallekun e Shkodres.
Kryeqyteti i ketij shteti mikroskopik mburrej me minipallatin mbreteror dykatesh, nje teater dhe ambasaden austro-hungareze te ndertuar me 1899. Por sipas studiuesit Marcus Tanner, befasisht nje kor diplomatik i madh ishte akomoduar ne Cetine qe nga Kongresi i Berlinit, kur u njoh zyrtarisht pavaresia e Malit te Zi, duke iu pershtatur shtetit te degjueshem te Fuqive te Medha ne Ballkan. Shumica e konsujve jetonin ne baraka. Ata ushqeheshin rreth nje tavoline ne katin e siperm te hotelit te vetem ne Cetine, Hotel Grand-it.
Per te siguruar mbeshtetje nderkombetare, Mbreti Nikolla ndoqi te njejten strategji, qe serbet kishin ndjekur me sulltanet. Ai shfrytezoi martesat dobiprurese te vajzave te tij me mbreter dhe princer evropiane. Prandaj quhej edhe “daja i Evropes”
Gjithesesi, pavaresisht rruges qe ndoqi elita malazeze, arriti qe te bej nga hici nje shtet te njohur atehere, dhe sot po aq te njohur per vlerat turistike.