Kosova e vogël turpëron
Bullgarinë e madhe në kryeqytetin e vet në Sofje. Djemtë dardanë kanë triumfuar
me rezultatin bindës 3 me 2. Një fitore shembullore që na bënë të gjithëve
krenarë, jo vetëm Dardaninë e Rugovës, por edhe të gjithë shqiptarët kudo ku
jetojnë. Madje është një shemull edhe per sjkuadrën kuq e zi, që nuk po e gjenë
veten.
Fitorja në Sofje kundër Bullgarisë, me të cilën patën barazuar në shtëpi, dhe
barazimit tjetyër në Podgoricë, një barazim që mund të kishte qenë fitore,
skuadra Dardane, është në rrethin e 3 skuadrave pretendente për kualifikim në
grupin përkatës.
Ka qenë Milot Rashica që me golin e tij bëri të hesht stadiumi i Sofjes për të
shkuar më pas në barazimin prej bullgarëve.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barbartë 1:1. Janë bullgarët që kalojnë në epërsi me golin e dytë, 2 : 1, por për Dardanët mendon Vedat Muriqi, që me kokë barazoi rezultatin 2:2.
Kur po mendohej se Kosova do të kënaqej me rezultatin e barabartë në ndeshjen e tretë radhazi për kualifikimet e Europianit, ka qenë Elbasan Rashani që ka bërë të heshtin tifozët bullgarë për të tretën herë, goli i fitores erdhi në minutën shtesë. Kanë qenë më shumë se një mijë tifozë kosovarë që kanë udhëtuar nga shtete të ndryshme të Europës për të mbështetë skuadrën dardane. Tash skuadra dardane ka 5 pikë në tri ndeshje dhe radhitet në vendin e tretë pas Anglisë së madhe dhe Cekisë. Le të shpresojmë se dardanët edhe mund të kualifikohen.(dg)