Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u dërgua sonte për Gazetën “DIELLI” kjo deklaratë e deputetit Daut Haradinaj:
Veprimet e fundit po deshmojnë se dielli nuk mbulohet me shoshë! Debati publik i 3 gushtit e deshmoi të vërtetën se demarkacioni është i pasaktë dhe i dëmshëm për territorin e Kosoves!
Kolegët deputetë e kanë shansin historik, që me votën e tyra t’ia bëjnë një shërbim atdheut dhe ta pengojnë këtë të keqe për Kosovën. Kjo pavarësisht veprimeve që po ndodhin e që janë tepër të çuditshme!
Çdo veprim që po ndodhë nuk e zbehë të vërtetën per kufirin. Unë besoj në votën e kolegëve të mi deputetë, dhe e di që heret a vonë, forca e ligjit do të bjerë mbi ata që, me veprimin ose mosveprimin e tyre, po e tjetersojnë këtë kauzë të shenjtë për Kosovën!