Pergatiti Albano Kolonjari/
“Ne fund te Eleminatoreve te Kampionatit Boteror do te largohem”. Tekniku kuqezi Gianni De Biazi ne nje konference per shtyp te zhvilluar ne Tirane pas takimit Izrael-Shqiperi 0-3, ka lajmeruar opinionin futbolldashes por edhe drejtuesit e FSHF se nuk do te jete me ne krye te Kombetares Shqiptare. “Dashuria” midis De Biazit dhe FSHF duket se ka marre fund dhe palet kane vendosur te “divorcohen”. Por deri ne perfundim te Eleminatoreve, De Biazi kerkon qe te marre 15 pike dhe ta mbylle karrieren e tij me Shqiperine ne vendin e trete. Sipas italo-shqiptarit FSHF u tregua shume skeptike ne rinovimin e kontrates. Situata ne Grupin G ku ben pjese Shqiperia eshte e qarte. Spanja dhe Italia luftojne per vendin e pare qe do ti kualifikonte direkt per ne Kampionatin Boteror. Perballe tyre Shqiperia, Izraeli, Maqedonia dhe Leiteshtenji jane te “pafuqishme” per te bere suprizen. Ne keto kushte Shqiperia kishte dhe ka vetem nje qellim, vendin e trete dhe nje paraqitje dinjitoze ne keto eleminatore. De Biazi ka te drejte kur thote:”Nese mendojme se jemi ne lartesine e Spanjes dhe Italise, gabojme dhe kemi humbur dimensionin te gjithe”. Por mesa duket fakti qe Shqiperia u kualifikua ne eleminatoret e kampionatit europian sezonin e kaluar, beri qe disa “drejtues” dhe opinioniste te “fluturojne” dha ta kualifikojne Shqiperine nga “tavolina” ne Boteror, por ne fakt fusha e blerte flet krejt ndryshe. Shqiperia e ka dhe do ta kete shume te veshtire te behet nje ekip i madh, prandaj edhe objektivat e saj duhet te jene realiste.
Çfarë ndryshoi në ndeshjen e fundit që skuadra u soll si gjithmonë?
“Ndryshoi fakti që kishte më shumë bindje, më shumë vendosmëri. Kishte një qasje të ndryshme nga ndeshja kundër Luksemburgut. Ndaj Italisë kishim bërë një ndeshje të mirë, pastaj nëse mendojmë se jemi në lartësinë e Spanjës dhe Italisë, mendoj se kemi humbur dimensionin dhe kemi gabuar gjithçka, si ambient, si tifozeri, apo si media.”
E ardhmja
“Unë nuk duhet të flas me askënd, aq më pak me mediat. Unë jam këtu prej 5 vite e gjysmë, e di që secili nga ju ka një ide se cila ka qenë sjellja e Xhani De Biazit dhe nuk kam pse jap shpjegime. Kur të marr ndonjë vendim, nëse do të marr, atëherë do të shpjegoj. Çfarë të shpjegoj sot, asgjë? Që flitet për lëvizje andej apo këndej, nuk është problemi im.”
Rinovimi
“Ka disa situata në jetë në të cilat dikush duhet të ndjejë rrotull besimin dhe konsideratën, të cilën pavarësisht 5 viteve e gjysmë, mendoj se ende nuk e kam nga dikush. Mendoj se nëse Federata dëshironte Xhani De Biazin, do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë. Por unë prisja diçka ndryshe, nuk funksionon kështu. Ata që janë më të mirë, si Lëv, janë konfirmuar 4 vite më parë, unë nuk prisja të më konfirmonin dy vite para, por prisja një diskutim ndryshe nga federata.”
Për lidhjen me Dukën
“Me presidentin kam një raport të mirë, mendoj se është personi me të cilin jam ndjerë më mirë nga pikëpamja e punës, një person i këndshëm me të cilën mund të kalosh kohën me gëzim. E di që unë kam një aspekt profesional dhe një njerëzor që ecin përkrah. Shpesh pikëpamja njerëzore më ka bërë të bëj disa gabime të tmerrshme që nuk dua t’i ribëj.”
Kriza me Dukën
“Sa i përket krizës, nuk ka. E vetmja gjë që më vjen keq është që shumë mes jush ishin gati të bënin funeralin tim pas Izraelit. Më vjen keq që fituam dhe nuk u realizua. Mendoj se trajneri duhet vlerësuar për gjëra të ndryshme, përveçse humbjes së 5 ndeshjeve radhazi, ku një është miqësore me Luksemburgun.
Shqipëria ka humbur në kualifikuese ndaj Luksemburgut, në kualifikuese. Unë për aq sa do të jem këtu do të jap 110%, nuk mund të vihet në diskutim përkushtimi nga pikëpamja e punës, nga përfshirja në kauzën shqiptare.”
Për arsyet e vendimit
“Kur u përgjigja një ditë para ndeshjes, mendova me vete se historia me Shqipërinë mund të përfundonte sot këtu, nëse humbnim në Izrael, sepse ndoshta mendohej nga dikush që ndeshjet e fundit ishte më mirë që të bëheshin me trajner tjetër. Unë e kam vendosur në mendjen time që në fund të kualifikueseve të iki, është një proces natyral, ka fillim dhe fund. Është momenti të kërkoj sfida të reja. Por mjafton që Shqipëria të mos bëjë revolucion dhe makina është në rregull.”
A ka marrë më shumë nga Shqipëria, apo i ka dhënë më shumë?
“Kjo histori është si veza dhe pula. Unë kam marrë gjithmonë përgjegjësitë për humbjet, ndërsa për fitoret janë të aftë të gjithë të marrin meritat. Puna ime është të qetësoj lojtarët dhe pastaj të vlerësoj atë që ishte ndërtuesi i vërtetë i kësaj, presidenti që më mbajti, i cili vazhdoi me mua edhe pas dyvjeçarit të parë. Jo gjëra stratosferike, por ai kishte parë te puna që bëmë atë që duhej bërë dhe arritur në pjesën e dytë.”
Pse kjo konferencë për shtyp sot?
“Sepse ka një evolucion për gjithçka, jeta vazhdon, ka një fillim dhe një fund për të gjitha. Edhe në punë është e njëjta gjë, edhe në marrëdhënie ndodh. Ajo që nuk duhet të ndodhë është që unë të shkatërroj një eksperiencë të jashtëzakonshme, fantastike. Raporti ekziston, ndoshta prisja gjëra të tjera që nuk ndodhën, e ndaj mendoj se në fund secili zgjedh rrugën që sheh më të përshtatshme për të.”
Për kënaqësinë pas fitores me Izraelin
“Unë mendoj se si person jam i aftë të tregoj nëse më bezdis ndokush apo jo. Ky është defekti im i madh. Kundër Izraelit ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme, sepse e dija që po i krijoja probleme dikujt.
E dyta, e bukura është se në fund të ndeshjes u thashë djemve që më në fund hoqëm ato 3 centimetra pluhur nga truri dhe gjetëm shpirtin që na solli gjëra të rëndësishme, të cilin po e humbëm më pas kthehemi nga e para.
Jam i lumtur dhe isha shumë i tensionuar sepse klima para kësaj ndeshjeje më la një shije të hidhur. Pavarësisht se dikush bën të pamundurën, është dikush tjetër që gëzon kur të tjerët janë keq. Kjo më tërbon, pastaj fiton ndeshjen, të vijnë mesazhet, gjërat. Unë e di kur është momenti që njerëzit duhet të më vijnë afër, kur humb, sepse kur fiton janë të gjithë të aftë, janë miq. Duhet të jemi më të vërtetë në momentet thelbësore.”
Largimi, tani apo në fund të kualifikueseve
“Nuk e kam menduar ende, sot flasim pas Izraelit, ndjenjat etj. Pastaj koha për të folur ekziston, ndoshta takohemi më vonë, por sot kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është se ka katër ndeshje, dy janë të mundura, dy të pamundura, në letër. Por në futboll letra shërben për të shkuar në një vend tjetër. Mund ta mbyllim me 15 pikë, një pikë e gjysmë në ndeshje, e jashtëzakonshme. Megjithatë nuk duhet të flasim, por të bëjmë.