Qindra nacionalistë shqiptarë u vranë prej tij, ose ranë në kurthin e Sigurimit të Shtetit/
Një debat është ndezur në Britaninë e Madhe nëse duhen falur pesëshja e Kembrixhit, e përbërë nga disa spiunë britanikë, që ndërruan krah dhe nisën të kalojnë sekrete për regjimin komunist të Moskës.
Duke nisur nga Lufta e Dytë Botërore dhe më pas në Luftën e Ftohtë, ata dorëzuan informacione shumë të ndjeshme tek komunistët.
Por dramaturgu Alan Bennet thotë se pesëshja, e përbërë nga Donald Maclean, Guy Burgess, John Cairncross, Anthony Blunt dhe më i famshmi Kim Philby, duhen falur.
“Ata mendonin se ishin duke bërë diçka për të përmirësuar gjërat, duke menduar se moralisht ishin në krahun e duhur.
Asnjë prej tyre nuk spiunoi për para. Ata të gjithë e bënë këtë nga bindja, nuk kishte lidhje me përfitimet materiale. Tradhtia e supozuar e tyre në ditët e sotme nuk duket ndonjë krim i rëndësishëm,” tha Bennet për BBC.
Por Dominic Sandbrook i Daily Mail është shumë i ashpër në reagimin e tij.
Ai i përmend fillimisht rastin e John le Carre, shkrimtarit të njohur britanik, që vizitoi Moskën në vitet e fundit të komunizmit. Atij i thanë se një fans i njohur donte ta takonte. Bëhej fjalë për Kim Philby. Por ai nuk hezitoi dhe tha JO.
‘Ai ka mashtruar vendin e tij për një nga regjimet më të tmerrshme në histori,” tha le Carre.
Sandbrook shkruan: “Ideja se tradhtia është e falshme për shkak se ata ishin moralisht në krahun e duhur është qesharake. Edhe Hitleri dhe Osama Bin Laden mendonin se ishin moralisht në krahun e duhur”.
Ai shkruan se Philby ndërroi krah dhe u bë me një regjim që po kryente masakra që në atë kohë.
Për më tepër, Philby ishte i dhënë pas qejfit dhe pas mashtrimit.
Atij i pëlqente që të ishte në klubin elitar.
Por Sandbrook përmend edhe rastin e Shqipërisë.
“Në vitet 1949 dhe 1950, MI6 tentoi që të parashutonte qindra shqiptarë të emigruar, në vendin e tyre të lindjes, që kishte rënë në duart e një prej tiranive më paranojake dhe më represive komuniste në të gjithë botën.
Por komunistët ishin paralajmëruar. Çdo herë, qindra policë të armatosur ishin duke i pritur, madje dinin edhe emrat e parashutistëve.
Shumë prej tyre u vranë menjëherë, të tjerë u tërhoqën zvarrë në procese të montuara gjyqësore dhe u ekzekutuan. Qindra familjarë të tyre u vranë ose u burgosën”.
“E vërteta është se spiunët e Kembrixhit i përkushtuan jetën e tyre një regjimi të keq dhe një kauze djallëzore. Ndryshe nga Alan Bennet, e kam të vështirë të mendoj për ta pa një ndjenjë zemërimi për mashtrimin e tyre ndaj miqve dhe ndaj vendit dhe për mijëra jetë që u shkatërruan prej tyre
Pellumb Lamaj USA says
Interesat e me te medhenjeve ngrihen mmbi male martiresh
Dhe vjene nje dite,martiret nuk kane as varr
Per ironi te fatit,ne metropolet e botes se qyteteruar
Vrasesit ngrehin dolli dhe priten si clirimtar….
Hahahaah Kim Filbi ishte fundi i kavallit…ky shkrim me kujton ate filmin me partizan te cilet me belcike ne dore ndoqen beretat dhe anijet angleze qe donin te zbarkonin ne Sarande……