Nga Rafael Floqi-Detroit/
DETROIT – Debati republikan në Detroit përfundoi, dhe transhetë e betejës të luftës civile brenda Partisë Republikane tani janë më të qarta se kurrë, gjë që e bëri debatin e së enjtes në Fox Theater në Detroit, sa një dramë sureale e ndytë, aq dhe një grindje burrash me fjalor kalamajsh. Ku i vetmi kuptim racional ishte “përçarja e republikanëve” në dy fronte.
Në transhe nga njëra anë, janë: Marco Rubio dhe Ted Cruz, Mitt Romney dhe udhëheqja republikane në Washington, tok me TV “Fox News” dhe konservatorët e shumicës së medieve të shkruara, dhe nga anën tjetër i gjithë-atakuari Donald Trump.
Në fakt, ky ishte debati i parë pas Supersëmartës, në të cilën Trump fitoi shtatë nga 11 shtetet dhe forcoi statusin e tij si pararendës i kandidatëve republikanë.
Megjithatë avantazhi i tij në qasjen e sigurimin e numrit të delegatëve nuk është ende qartë që në shikim të parë, kjo edhe pse procesit i numërimit dhe grumbullimit të tyre shpesh duket si mashtrues. Kandidati i vendit e dytë Cruz, mori një numër të madh delegatësh nga fitorja qe arriti në shtetin e tij të Teksasit. ndërsa Rubio, ndërkohë, ka fituar vetëm një shtet – dhe John Kasich, kandidati i katërt nuk fitoi asnjë.
Në teori, çdo rival i Trump mund ta arrijë atë. Në praktikë, asnjë prej tyre nuk do ta bëjë këtë gjë para konventës së Partisë Republikane. Në këtë pikë, ka shumë politikë dhe kjo realizohet me të vetmen mënyrë, duke e parandaluar Trump-in që të sigurojë shumicën e numrit të delegatëve nw konventë Kjo “luftë” do të krijonte një “çarje” të madhe në konventën e Clevelandit këtë verë, ku shumëçka në parim do të varet nga sigurimi i numrit delegatëve, dhe nëse kjo nuk bëhet e mundshme sigurimi i shumicës nga prej kandidatëve partia mund të emërojë një kandidat tjetër. Edhe pse në debat mëtuesit e Trump pohuan mbështetjen e atij qw do tw dilte i pari.
Se sa foshnjarak ishte ky debat e tregon fakti se Donald Trump e hapi debatin e GOP-së duke reaguar në lidhje me madhësinë e penisit të tij. Duke iu përgjigjur komenteve të Marco Rubios kur senatori nga Florida bëri shaka në lidhje me madhësinë e duarve të Trump, duke thënë se”Ju e dini se çfarë thonë për burrat me duar të vogla” Menjëherë në skenën e debatit, Trumpi shtriqi duart para audiencës për t’ia treguar publikut dhe pastaj insistoi, se sugjerimi i shprehjes që diçka tjetër ‘duhet të ishte i vogël “ishte pavërtetë.”Unë ju garantoj se s’ka probleme aty,” tha Trump, mes brohoritjeve të turmës, në Fox Teatër.
Ky ishte ndoshta momenti me sureal në këtë garë presidenciale të dominuar nga një dramatizëm i pashoq dhe nga sulmet personale. Kjo është arsyeja pse shumë nga konservatorët kanë dërguar letra në të cilat sulmohem aftësitë e Trump-it për të qenë presidencial, duke deklaruar se ata nuk do ta mbështesin Trump-in.
Në qoftë se mosmarrëveshjet mes tyre do të vazhdojnë të thellohen kjo do t’i rrisë shanset e Hillary Clinton-it për t’u bërë presidente. Kjo është edhe arsyeja pse Mitt Romney, kandidati i partisë për president në zgjedhjet e vitit 2012, mbajti një fjalim të ashpër të enjten në mëngjes, duke sulmuar Trump-in si mashtrues dhe një person që ofron veç urrejtje.
Dhe siç duket kjo ishte dhe arsyeja pse Trump, e kaloi shumicën e kohës së debatit të së enjtes mbrëma, duke arrnuar gardhin vet dhe duke iu përgjigjur sulmeve të Rubios, i cili e sulmoi Trumpin me një luftë verbale me fyerje personale dhe duke treguar fare pak interes për politikën reale. Ndërsa Cruz vuri në pikëpyetje, besnikërinë e Trump-it ndaj argumenteve të konservatorëve, duke argumentuar se ai ka ndryshuar shpesh qëndrimet e veta dhe ka qenë i lëkundur në premtimet, për një qëndrim të ashpër mbi emigracionin.
Vazhdimi i sulmeve u bë dhe nga moderatorët e Fox News, me inserte te përgatitura për ta bërë përgjegjës Trump për deklaratat e lëkundura (flip-flops) që ai ka bërë. Madje, drejtuesi i debatit Chris Wallace vuri në dukje që, sipas ekspertëve të pavarur, se me shkurtimet e taksave Trump do të krijonte deficite të reja të mëdha. Kur Trump u përgjigj, duke pretenduar se plan i tij për barnat me recetë do të kursente 300 miliardë $ në vit nga shpenzimet e Medicare, Wallace bëri një ndërhyrje të menjëhershme dhe tregoi se “Medicare harxhon 78 miliardë $ për ilaçe – dhe se ju nuk mund të kurseni më shumë para se ju jeni duke shpenzuar”.
Më vonë ishte radha e anchor woman të Fox News, Megyn Kelly, me reputacion tek republikanët. Ky ishte ballafaqimi i tyre i parë i drejtpërdrejtë pas debatit të verës së kaluar, kur Kelly i drejtoi një pyetje provuese Trump-it në lidhje me qëndrimin e tij ndaj femrave dhe ai e aludoi më pas se ajo i bëri këto pyetje armiqësore, sepse ishte me menstruacione. Insertet kishin synimin të tregonin qëndrimet e lëkundura të Trump me anë të klipeve – duke treguar me fjalët e veta sesi tri herë Trump kishte thënë të njëjtën gjë, dhe pastaj më vonë e kishte kundërshtuar krejtësisht po vetë atë argument.
Përgjigja Trump ishte i njëjtë, si gjithmonë. Ai i fyen personat që e pyesin – në mënyrë të përsëritur, duke iu referuar p.sh. si “Little Marco,”ose duke ndryshuar subjektin e pyetjeve e duke në disa raste duke dhënë më shumë fakte.
Nisur nga sulmet e vazhdueshëm që ai ka marrë nw kurriz u shtuan dhe ato mbi biznesin e tij. Në Fox Theater pati një shkëmbim të ashpër ne lidhje me rekordet e biznesit të vet, veçanërisht për të debatueshmin “Trump University.” Mijëra studentë u regjistruan në një kurs në të cilin biznesmeni do t’u mësonte atyre se si të “arrinin suksesin,” por tani janë bërë shumë padi mbi këtë çështje, në të cilat thuhet se kursi i mashtroi studentët në gjithë Amerikën ndërkohë që Trumpi fitoi dhjetëra miliona dollarë…
Por siç duket, vetëm qëllimi ka rëndësi? Në këtë pikë, tanimë nuk ka dyshime.
Konstante e kësaj fushate ka qenë aftësia e Trump-it jo vetëm për të mbijetuar, po për të lulëzuar në fushatën e tij për të arritur qëllimin e vet pavarësisht incidenteve që kanë rezultuar me eliminimin e kandidaturave të tjera.
Trump ishte gjithashtu në pozita mbrojtjeje kur u debatua për ndryshimin qëndrimin e tij në çështje të tilla si Lufta në Irak dhe nëse do të pranonte refugjatët sirianë në Amerikë.
Manjati i pasurive të patundshme ka argumentuar se është e rëndësishme që liderët të jenë “fleksibël”. Edhe pse ai fillimisht tha se refugjatët sirianë nuk duhet të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara ai tha se ka ndryshuar mendje. Trump sqaroi se ai fillimisht besohej që kjo do të përbëhej nga vetëm një “numër shumë të vogël” refugjatësh.
“Kur dëgjova numrin e parë”, tha Trump ” emigrimi sapo kishte filluar, dhe unë kam qenë me nj mendim shumë të ngjashëm -.. OK”
Ndërkohë, Rubio u përgjigj kësaj me shaka duke thënë në lidhje me Trump: “E pra ai është shumë fleksibël, kështu që ju kurrë nuk e dini se çfarë ai mendon”.
”Kjo i dha një mundësi Kasich, i cili bëri një paraqitje mjaft dinjitoze, edhe pse ka qenë i rezervuar në sulmet ndaj Trump, tw thoshte se “Votuesit duan të dëgjojnë se çfarë mendojnë politikanët, dhe pastaj ata të shkojnë në Uashington … t’i vlerësojnë nëse i kanë mbajtur premtimet e tyre”.
Cicmicja plot ngjyra vazhdoi gjatë dy orëve, me Rubion që përpiqej të tregonte aftësitë e tij improvizuese me Trump dhe Cruz që u kacafytën në një shkëmbim të ndezur në lidhje me nominim e një gjyqtari konservator në Gjykatën e Lartë, apo kur Cruz i përsëriti Trump për “frymë, frymë, frymë.” Rubio u kthye moderatorit: “Kur ata janë ata që bëjnë yoga”
Por këto sulme të GOP e kanë kthyer Trump-in kandidat, në një hero lufte. Numrat e tij në sondazhe qëndrojnë fort. Ai e vuri në dyshim ndershmërinë e vendimit të ish-presidentit Xhorxh W. Bush – në Karolinën e Jugut! Dhe numrat e tij në sondazhe përsëri mbetën të qëndrueshme. Ai u sfidua të mohonte e David Duke (supremacistin e bardhë dhe Ku Klux Klan-in. Dhe përsëri numrat e sondazheve mbetën të qëndrueshme.
Nuk ka asnjë shpjegim të vetëm apo të lehtë se pse Trump ka arritur të sfidojnë rregullat normale të politikës. Është e qartë se qëllimi është Fitimi… Historia e tij është aftësia dhe realizimi i fitores së qëllimit politik, dhe kështu duket se qëndrueshmëria e pikëpamjeve, dhe besnikëria e traditave konservatore, thjesht tani nuk janë të rëndësishme për shumë votues republikanë . Baza dëshiron qëndrim, zemërim dhe forcë dhe këto janë ato gjëra që Trump di t’i sigurojë, më shumë se kushdo tjetër në skenën paradoksale të Fox Theater dhe ndoshta më shumë se çdo politikan tjetër në Amerikë. Dhe siç duket në këto kohë moderne edhe në politikë më shumë se parimet ka rëndësi “show” . And the show must go on ….