Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (8 qershor 2016)/
Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të Opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë. Prandaj, Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit. Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë. Për më shumë se 18 muaj, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, politikanë, shoqëria civile, dhe publiku, janë angazhuar në një debat të rëndësishëm mbi reformën e drejtësisë në Shqipëri. Ky proces shterues e ka përmirësuar draft-paketën e reformës dhe e afroi qeverinë dhe opozitën drejt një marrëveshjeje. Kjo reformë, të cilën e mbështesin shumica dërrmuese e shqiptarëve, mbetet një prioritet kyç për Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara do të punojnë për t’u siguruar që drafti përfundimtar i paraqitur në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe në Parlament, të jetë një draft i drejtë, që përfaqëson idetë më të mira të ekspertëve vendas, ekspertëve ndërkombëtarë, dhe Komisionit të Venecias.
Problemi eshte te i tretii qe do zgjidhet simbas renditjet ne liste,gje qe i siguron opozites privilegjin per te zgjedhur,keshtu 2/3 e Rames jane vetem loje fjalesh.Me qe niuk bien dakord,le te vendoset se ne rast se dy raundet e para nuk japin rezultat,te vendoset me short,mundet qe ti garantohet shumices e drejta e antarit plus,ne se shorti ka favorizuar opziten.Keshtu edhe plotesohet kerkesa per 2/3 e Rames dhe proporcialiteti i dyshes B.B
jemi nji grup miqsh,qe jetojm ne shba.ndjekim me shume vemendje ngjarjet ne shqiperi,pse duam qe vendi te ndryshoj, te behet europian,te flak mendimet dhe veprimet te trsheguara si nga koha osmane dhe ajo enveriane.
te gjithe ne shqiptaret duhet te kuptojm se pa drejtesi ska perparim.
por te kercenosh drejtesin dhe sidomos tani qe asht ne embrion, do te thot shume qart se se kercenuesit nuk e duan drejtsin,pse cenon interesat e tyre.