Rezoluta e Këshillit të Europës i referohet moszbatimit të vendimeve të Strasburgut mbi kthimin e pronave të shtetëzuara nga komunizmi dhe shënon fillimin e denoncimit të Shqipërisë për shkelje të Konventës./
Nga Rrapo Hajredin Danushi/Kryetar i Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi/
Informojmë opinionin publik se Rezoluta e Këshillit të Europës e datës 6 Qershor 2013 mbi kthim/kompensimin e pronave të shtetëzuara nga regjimi komunist, tregon se Europa e ka kuptuar dështimin PD/PS dhe se Shqipëria është në prag të denoncimit për shkelje të Konventës Europjane mbi të Drejtat e Njeriut.
Në mbledhjen e tij të fundit më 6 qershor 2013, Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës – instanca politike që ndjek ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Europjane mbi të drejtat e njeriut (Gjykatës së Strasburgut) – adoptoi një rezolutë mbi Shqipërinë: Interim Resolution CM/ResDH(2013)115 . Rezoluta i referohet moszbatimit të vendimeve të Strasburgut mbi kthimin e pronave të shtetëzuara nga komunizmi dhe shënon fillimin e denoncimit të Shqipërisë për shkelje të Konventës. Rezoluta shënon një shkallëzim të ri pas adoptimit të gjykimit pilot në korrik 2012 (rasti Manushaqe Puto etj. kundër Shqipërisë) dhe fillimin e procedurës që parashikon dënimin e Shtetit që refuzon të aplikojë (ekzekutojë) vendimet e Gjykatës (neni 46 i Konventës).
Ky paralajmërim për Shtetin, merr shkak nga 11 vendime te GJEDNJ të pa ekzekutuara dhe nga mungesa e vullnetit nga ana e shtetit shqiptar për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e kthim/kompensimit të pronave. Këshilli i Ministrave konstaton me preokupim të thellë se megjithë ndihmën dhe propozimet që Këshilli i Ministrave i ka dhënë Qeverisë shqiptare për zgjidhjen e çështjes së kthim/kompensimit e cila po zvarritet për një kohë shumë të gjatë, Shteti Shqiptar nuk ka paraqitur deri më sot asnjë plan të qartë dhe efikas për të zgjidhur këtë problem brenda afatit të përcaktuar. Duke u shprehur në termat më të ashpra të gjuhës diplomatike, Këshilli i Ministrave nënvizon se moszbatimi i vendimeve të marra në vitet ’90 për kthim/kompensim dhe i vendimeve të Strasburgut paraqet një rrezik madhor për shtetin ligjor dhe ve në pikpyetje kredibilitetin e shtetit Shqiptar. Rezoluta apelon instancat më të larta shtetërore shqiptare t’i kushtojnë rendësinë më të madhe adoptimit të një plan veprimi që mundëson krijimin e një mekanizmi kthim/kompensimi efikas brenda 17 qershorit 2014 – afat ky i caktuar nga Gjykata. Ky mekanizëm duhet të përfshijë masat e identifikuara nga Gjykata dhe Këshilli i Ministrave.
Gjykata e Strasburgut ka konstatuar që në 2007 se moskthimi dhe moskompensimi ose kompensimi i pamjaftueshëm i pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist është një problem sistemik që prek një numër të madh njerëzish në Shqipëri. Shumë raste të ngjashme janë dërguar në Gjykatën e Strasburgut. Një duzinë prej tyre janë gjykuar (grupi i rasteve Driza dhe Manushaqe Puto) dhe Shteti shqiptar është dënuar me kthim fizik dhe/ose kompensim financjar prej qindra-mijë eurosh. Duke parë mungesën e vullnetit nga ana e shtetit shqiptar për të zbatuar këto vendime si dhe për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e kthim/kompensimit të pronave, Gjykata Evropjane adoptoi në korrik të 2012 një hap të dytë – proceduren e “gjykimit pilot”.Rezoluta e fundit është një hap i tretë. Strasburgu kërkon masa urgjente për të garantuar zgjidhjen e problemit të pronës për të gjithë vendin dhe këtë politikanët duhet jo vetëm ta lexojnë por dhe ta kuptojnë dhe ta zbatojnë . Zbatimi nuk bëhet me mendime dhe vendime personale por në përputhje me Kushtetutëm. Në faqenwww.defendingproperty.com shoqata jonë dhe ajo “Bregdeti” kanë ofruar projektligjin dhe platformën që plotëson të gjitha kërkesat e Strasburgut dhe e zgjidh përfundimisht problemin e pronës. Ajo forcë politike që do ta kuptojë më mirë këtë situatë me siguri do të marri vota me shumicë të cilësuar.
Për Kryesinë e Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi
Kryetar Rrapo Hajredin Danushi
ATDHEU says
Kosova është vendi i vetem pas Kubes që nuk miraton ligjin për këthimin e pronave të cilat u rrëmbyen me dhunë dhe dekrete komuniste sllave nga pronaret e ligjshëm shqipëtarÊshtë e cuditshme se si askush gjer më sot nuk ka ngritur zërin për të mbrojtur pronaret e ligjshëm shqipëtarë që kanë pronat e tyre në Kosovë.Numri i tyre është shumë i madhë.AKP i shet pronat e tyre për ca lekë.SHteti dhe shoqata e pronarëve duhet të mbrojnë interesat e pronarëve shqipëtarë e jo të bëj veshin e shurdhër dhe të arsyetohet kot.
Den Baba Den says
Atdhe e ke ke ngritur një qështje jetike për pronaret shqipëtarë që humben pronat dhe gjithë pasurinë ,pas vendosjes së kufirit shqipëtaro -shqipëtar me 1945.Pasuria e tyre u konfiskue u kolonizue me dekrete komuniste sllave.Besa në shtëpitë dhe dyqanet e tyre u vendosen të tjerët.Tokat e tyre u zaptuan nga të tjeret,një pjesë shitet nga shteti ,dhe nuk u këthehet pronarëve.SHOqata e pronarëve duhet të mirret seriozisht me kët cështje dhe të reagojë.
KANUNI says
Tokat e pronarëve shiten nga shteti gjegjësisht AKP në Kosovë .Një shembullështë privatizimi i podrumit të veres në Rahovec dhe 2240 hektarëve tokë në zonen e Anadrinit .Këto toka u ishin marrë fshatarëve me dhunë në vitet 50 dhe secila tokë ka emër dhe mbiemër .Tre biznismenë nga Kosova që jetojnë në Amerikë që kishin kontribuar shumë për Kosoven gjatë luftes blejnë Podrumin e veres dhe 2240 hektarë me cmim qesharak duke mos llogaritur ryshfetin .Në vend që tokat të u këthehen pronarëve të ligjshem u shiten kinse atdhetarëve dhe biznismenëve Bajraktari Gecaj si kompempenzim për kontributin e tyre për Kosoven .