*Intervistë me Elizabeth A. Finan: Zyrtare nga Byroja e Çështjeve Publike dhe Çështjeve Konsullore në Departamentit Amerikan të Shtetit/
*”Në janar të vitit 2012, Presidenti Obama ka urdhëruar për të ndërtuar një program për vizat me të gjithë kapacitetin, burimet e levave, dhe të përmirësojmë aplikimin e vizave dhe procesin e hyrjes për vizitorët nga e gjithë bota”/
Shkruan: BEQIR SINA, New York/
WASHINGTON D.C: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin për pjekjet që dëshiron të bëjë Shqipëria për të mundësuar liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve për vizita të përkohshme, ashtu sikundër është bërë e mundur me vendet e zonës Shengen në Europë. Pohimi vjen nga Elizabeth A. Finan, Oficere e Byrosë së Çështjeve Konsullore të Departamentit të Shtetit.
Duke folur për gazetën “Bota Sot” në Nju Jork, zonja Finan tha se “ne i jemi përgjigjur me të gjithë kapacitetin tonë në ruajtjen e standardeve më të larta të sigurisë kufitare”, duke shtuar se “dua të theksoj se në vitin 2012, ne kemi lëshuar më shumë se 5200 B1/B2 viza për qytetarët shqiptarë”.Zonja Finan ka sqaruar disa rregulla për Shqipërinë në lidhje me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë – qarkullimin e lirë me anë të lehtësimit të vizave për në SHBA.
Ajo iu përgjigj pyetjes: “Si mundet që SHBA të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë, për të lehtësuar qytetarët e saj për lëvizjen e lirë me viza SHBA, si dhe tregtinë e lirë mes dy vendeve”.
Zyrtarja e DASH, tha: “Ne e mirëpresim Shqipërinë në këtë përpjekje të saj dhe se si ata do të punojnë me Kongresin drejt arritjes së këtij qëllimi”. Finan përmend edhe faktin se “në janar të vitit 2012, Presidenti
Obama, na ka urdhëruar për të ndërtuar me të gjitha burimet dhe të gjithë kapacitetin tonë, që të përmirësojmë aplikimin e vizave dhe procesin e hyrjes për vizitorët nga e gjithë bota”.
Në këtë kuadër zonja Finan shtoi: “Ne jemi krenarë sepse Departamenti i Shtetit ka luajtur një rol kyç në lehtësimin e vizave për qytetarët e mbarë botës në udhëtimit e tyre drejt SHBA-ve, ku afro një e treta e udhëtarëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara, e ata që çdo vit kërkojnë vizë, e kanë marrë një të tillë”.
Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit pohon më tej se në vitin 2012, janë lëshuar më shumë se 5200 viza B1/B2 për qytetarët shqiptarë.
Në pyetjen se: Si mundet Shqipëria të marrë mbështetjen amerikane për vizat afatgjata, me shumë hyrje dhe dalje për qytetarët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara?, zonja Finan thotë: “Aktualisht, shqiptarët që vijnë në SHBA për biznes ose turizëm po marrin viza me shumë hyrje që janë të vlefshme për një vit”.
Kurse sa i përket pjesës së pyetjes se si mund të lehtësohet regjimi i vizave për qytetarët shqiptarë që kërkojnë të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në Shtetet e Bashkuara?, tha: “Zyrtarët tanë nga Zyra për Doganat dhe Mbrojtja Kufitare në momentin e hyrjes së qytetarëve kanë të drejtë për të përcaktuar se sa kohë një vizitor mund të qëndrojë në SHBA, pavarësisht se sa është shënuar në vizë. Dhe kjo është e ndarë nga procesi i lëshimit të vizave nga ambasada”.
KONGRESMENI OFRON MBËSHTETJEN E KONGRESIT
Aderhoff: Heqja e vizave me SHBA, e mundur
Premtimet e kryeministrit Berisha për heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë boshe. Madje vetë kongresemenët amerikanë thonë se kjo është e mundur. Kongresmeni republikan, Robert Aderhorff deklaroi në Durrës se do të punojë për realizimin sa më shpejt të kësaj nisme. “Shumë njerëz u treguan skeptike për ecurinë e shtetit shqiptar por në sajë të meritave dhe punës së vazhdueshme te qeverise shqiptare, sot Shqipëria ia doli dhe është anëtare e NATO-s. Në zgjedhjet e ardhshme ju keni shumë çështje të rëndësishme për t’u dhënë zgjidhje Unë do t’ju mbështes në Kongres për heqjen e vizave. Unë si mik i Shqipërisë dhe përfaqësues i SHBA-se do t’ju ofroj mbështetjen e Kongresit Amerikan drejt realizimit te tyre”, u shpreh ai. Pak ditë më parë kryeministri premtoi se ne mandatin e ardhshëm, qeveria do të bëjë gjithçka që Shqipëria të arrijë standardet e liberalizimit të vizave me Shtetet e Bashkuara.
Lavderim says
jam shume i lumtur tju falenderoj ju te redaksise te gazetes DIELLI me kenaqesi e ne emer te ZOTIT ju uroj suksese PERSA me siper artikulli do desheroja qe te ralizohej po jam i bindur qe po te punoni ju e lidhja shqiptare e amerikes me besim tek tu te vjetrit qe kini punure per shqiperine kjo mund te behet ralitet i iuroj ameikes gjithe te mirt s juve te redaksise ju uroj suksese