Nga Albano Kolonjari/
“Yjet” e futbollit Gjerman , Lotar Mateus, Rudi Fëler, etj do te zbresin serisht ne fushen e lojes. Perballe tyre do te jene “Yjet” Kuq e Zinj, si Demollari, Raklli, Bushi, Shulku etj. Ndeshja e luksit do te zhvillohet ne “Elbasan Arena” me daten 7 maj. Ka qene Kryetari i Grupit Parlamentar Shqiperi-Gjermani, Taulant Balla, i cili ne bashkepunim me Federaten Gjermane te Futbollit (DFB) dhe Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF) ka arritur te realizoje nje takim te tille. Nga te dhenat e para mesohet se te dy ekipet do te kene nje nderthurje te brezave te viteve 90-te. Federata Gjermane e Futbollit ka beret e ditur se ne Shqiperi do te vijne keta lojtare Lotar Mateus, Shtefan Rojter, Karl-Hainz Ridëll, Bernd Shuster, Mikael Tarnat, Rudi Fëler, Kristian Xige, Markus Babel, Mario Basler, Tomas Bertold, Fredi Bobiç, Marko Bode, Tim Borovski, Tomas Bërdariç, Guido Bukvald, Tomas Doll, Torsten Frings, Ditmar Haman, Tomas Helmer, Ulf Kirshten, Feliks Magat, Hans Peter Brigel etj.
Ajo qe te bie ne sy eshte se ne kete liste eshte edhe ish-tranjeri i Kombetares Shqiptare Hans Peter Brigel . Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka beret e ditur listen e futbollisteve shqiptare apo edhe tranjerit qe do te drejtoje kuqezinjte ne kete takim. Gjermania eshte skuadra qe ka zhvilluar me shume ndeshje me Shqiperine per eliminatoret e Kampionateve Boterore dhe Europiane. Dhe pse Shqiperia nuk ka fituar asnjehere ndaj Gjermanise, kuqezinjte me barazimin e arritur 0-0 ne nentorin e vitit 1967, i hoqen Gjermanise te drejten e kualifikimit ne Kampionatin Europian te futbollit.