Gjeke Gjonlekaj/New York/
Malësorët shqiptarë janë shpërngulur nga trojet e tyre qysh në kohërat antike. Pushtimet e perandorive të ndryshme, duke filluar nga ato romake, sllave e otomane e të tjera bënë qe iliro-arbërorët dhe më vonë pasardhësit e tyre shqiptarët të nguliten në toka të huaja ku gëzonin më shumë liri se në atdheun e tyre të robëruar. Shumë nga ato shpërngulje nuk janë shënuar dhe kështu janë humbur gjurmët e tyre pa asnjë shenjë. Nuk është bërë pothuajse asgjë për vendet ku ishin vendosur malësorët pas largimit nga atdheu i tyre. Malësorët shqiptarë kishin zbritur drejtë Epirit e Thesalisë, pjesa tjetër drejtë Italisë, Dalmacisë deri në Lindjen e Mesme dhe në Egjipt, Arbëreshët katolikë të Italisë pas më shumë se një shekulli ishin asimiluar në shumicë duke u përzierë me popullin italian dhe kështu kishin humbur gjuhën shqipe traditat kombëtare, çfarë nuk ndodhi me arbëreshët ordodoks ngase ata i qëndruan besnik gjuhës arbëreshe, pastaj historë dhe kulturës kombëtare. Pothuajse të githë autorët e njohur arbëreshë të Italisë ishin të besimit ortodoksë. Ata shkuan atje pothuajse 600 vjet më parë dhe një pjesë e dukshme e tyre flasin arbërisht sot e kësaj dite duke qënë krenarë për të kaluarën e tyre. Heroi i tyre kombëtar është sot e kësaj dite Gjergj Kastriot Skendërbeu dhe kudo në qytetet arbëreshë mund të vrehen përmendoret dhe lapidaret e heroit tonë kombëtar.
Natyrisht se edhe malësorët e Labeacisë dhe më vonë arbërorët e Malësisë kishin braktisur nëpër shekuj trojet e tyre. Para pak më shumë se një shekull disa malësorë ishin vendosur në dy tri vende te Europës dhe në Shtetet e Bashkuar. Ata ishin vendosur atje përkohësisht dhe kjo tregon qëllimin e tyre. Ata ishin kthyer pa fitime të dukshme por pas disa vjetësh ata ishin kthyer në vendlindjet e tyre.
Por një shpërngulje e madhe më mirë me thënë një ekzod i trishtueshëm i malësorëve filloi në fund të viteve 60′ të shekullit të kaluar dhe vazhdoi deri para disa vjetësh. Ikjet në shumicë nga fushat dhe malet e Malësisë ishin fenomene të dhimbshëme ndonjëherë edhe tragjike. Mund të shtrohet pyetja pse emigrimet e malësorët ishin aq masive? Përgjigjja është shumë e lehtë. Malësorët u larguan kryesish nga varfëria ekonomike që ishte pasojë e politikës diskriminuese fillimisht jugosllave dhe më vonë sërbo-malaze. Malësorët shqiptarë ç’prej Lidhjes Shqiptare të Prizërenit kishin humbur pothuajse të gjitha të drejtat kombëtare nga regjimet e knjazëve të kralave dhe më vonë të diktatorëve komunistë. Por as demokracia sërbo-malazeze pas viteve 90′ nuk bëri asnjë ndryshim të dukshëm për të mirën e Malësisë. Unë personalisht i kam përjetuar në Malësinë tonë episodet e Mugjenit: “A do qymyrr zotni”. I kujtojë me dhimbje gratë dhe burrat malësorë që niseshin heret në mëngjez më mirë më thanë para drite për të shitur qymyrrin e tyre në Podgoricë. Këtu fillonte mjerimi dhe vazhdonte në forma të ndryshme. Këto dhe shumë padrejtësi të tjera bënë që malësorët të braktisin një herë e përgjithëmonë vendlindjet e tyre. Makineria politike sërbo-malazeze i kishte vënë në veprim të gjitha mekanizmat politike dhe ekonomike për largimin e shqipëtarëve nga trojet e tyre në Malësi. Kështu ndodhi edhe me viset tjera shqiptare në këtë republikë të vogël jugosllave. Demonstratat e vitit 1968 në Kosovë kishin qënë shumë shqetësuse për Jugosllavinë e atëhershme. Kjo protestë për të drejta kombëtare u njoftua zyrtarisht nga të gjitha agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. Bile gazetarët e huaj në një konferencë shtypi e kishin pyetur Josip Broz Titon për demonstratat e Kosovës në Prishtinë. Ky kishte qënë grushti më i madh politikë kundër Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata kishin frikë se udhëheqësit e këtyre protestave kishin lidhje me Shqipërinë dhe se këto aktivitete mund të zgjeroheshin përtej Kosovës, sidomos në zonat kufitare me atdheun e tyre mëmë. Largimi pa dhunë ishte përgatitur në zyrat e sigurimit malazezë në bashkëpunim me disa shqiptarë që kishin qënë besnikë të tyre. Ata jetonin në Itali dhe kishin qënë besnikë të Sigurimit qysh në kohën kur kishin braktisur Shqipërinë diktatoriale dhe ishin pritur mirë gjatë qëndrimit të përkohshëm në Mal të Zi. Në fund të viteve 60′ e deri në vitet e para të vitit 70 malësorët hynin në kampet e refugjatëve të Italisë. Ata gjatë këtyre viteve rrëfenin para autoriteteve italiane se gjoja ishin nga Shqipëria komuniste dhe e kishin braktisur atdheun për gjëndjen e tyre katastrofike në atdhe. Ata i zhduknin pasaportat jugosllave para se të hynin në kampet e refugjatëve. Zyra e Emigracionit Amerikan kishte një qëndrim politikë shumë human dhe të drejtë për emigrantët politikë nga Shqipëria diktatoriale. Qindra e qindra familje malësore imigruan sipas kuotës amerikane te emigracionit. Kuotë të madhe për hyrjen e qytetarëve të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Trajtimi i mirë i shqiptarëve nga zyrat e larta të emigracionit amerikan kishte filluar në kohën kur John F. Kennedy ishte President i këtij vendi dhe as administra të tjera nuk kishin ndryshuar qëndrim për çështjen e imigrimit të shqiptarëve në Amerikë, që do të thotë se kombi shqiptare ishte i privilegjuar nga zyrat e larta te emigracionit amerikan. Flitet se kjo ndërhyrje ishte bërë nga Papa Gjoni i 23-të gjatë takimit me President Kennedy në Romë. Emigrantët e vërtetë nga Shqipëria komuniste kishin pritur imigrimin në Shtetet e Bashkuara ç’prej vitit 1945 e deri në fillim të viteve 60′.Ata bënin një jetë të vështirë në kampet italiane të refugjatëve. Por edhe pasi u mbyllën kampet italiane për refugjatët malësorë, ata gjetën rrugë tjera për të imigruar në Amerikë. Në Romë vepronin zyra private të emigracionit dhe malësorët vendoseshin në qytetet pranë Romës dhe bënin kërkesat e duhura në Konsullatën Amerikane në Romë ose Napoli për te imigruar në këtë vend. Ata jetonin me shpenzimet e veta dhe nuk merrnin asnjë lloj ndihme nga Italia dhe as nga zyrat ndërkombëtare të refugjatëve. Malësorët qendronin në ato qytete ku ishin vendosur 6 muaj ose më shumë derisa merrnin të drejtën për imigrim në Shtetet e Bashkuara. Në atë kohë zyrat amerikane ishin shumë serioze që në ato grupe të mos kishte komunistë, fashistë e jo se jo nazistë. Ishte e ndaluar hyrja në Amerikë edhe për kriminel lufte dhe ordinarë. Pak a shumë kërkohej një biografi e mirë familjare dhe shoqërore. Më vonë pas rënjes së diktaturave këto qëndrime kanë ndryshuar,duke lehtësuar kriteret e imigrimit në Amerikë.Përpara se të miratohej imigrimi në Amerikë, zyrat përkatëse kërkonin një institucion privat siç ishin për shëmbull kishat katolike ose edhe individë të dërgonin një letër garanci private kështu që personi ose familja që emigronte duhesh pritur në aeroport të qytetetit ku do të vendosej. Malësorët bënin garancione për njëri tjetërin dhe ndihëmonin për gjetjen e punëve dhe të banesave ose të shtëpive për banim. Shumica e malësorëve ishin vendosur në Michigan kryesisht në qytetin Detroit. Ishin vendosur atje sepse në Detroit vepronin tri industritë më të mëdha të prodhimit të automjeteve më të ndryshme. Fabrika General Motors, Ford dhe Chrysler kishin vende të hapura dhe shumica e malësorëve filluan punën nëpër ato fabrika që paguanin shumë mirë por punët në ato fabrika gjigante ishin shumë të vështira. Shumica qëndruan atje derikur dolën në pension. Shumica e malësorëve u vendosën në atë kohë në Michigan, por nuk munguan as në New York dhe në Kaliforni. Emigracioni politikë i Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte aktiv për të ndihëmuar malësorët në kërkesat e tyre emidiate.Ata bënin çmos për t’u gjetur shtëpi dhe punë. Natyrisht se shoqërimi me këtë emigracion kishte rëndësi sespse nga ata mësuam shumë për çështjen kombëtare. Disa nga ata kishin qënë personalitete të larta në institucionet shtetërore të Shqipërisë. Ata kishin qënë të dalluar në fushën politike, ekonomike dhe kulturore. Nga ata mësuam për qytetarinë e Shqipërisë dhe për tokat e robëruara nga sërbo-malazezët dhe grekët . Ata na frymëzonin edhe për lëvizjet e Kosovës për liri e pavarësi dhe për bashkim kombëtar. Ata ishin burra dhe gra të arsimuar në universitet evropiane dhe amerikane. Një pjesë e dukshme e mërgatës së Malësisë u bashkua me emigracionin politik shqiptar në festa kombëtare në protesta për të drejtat e shqiptarëve në ish Jugosllavi dhe për gjëndjen fatkeqe të Çamërisë. Mërgata politike e Shqipërisë ishte shumë aktive në mbrojtjen e Kosovës Këtyre aktiviteteve iu bashkua edhe mergata malësore shumica nga: Hoti,Gruda, Dinosha ,Koja dhe Trieshi. Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë e tronditën krejt Jugosllavinë dhe pikërisht në Kosovë filloi rrënimi i këtij shteti artificial. Malësorët u bënë edhe më të zedhshëm pas atyre protestave që për shqptarët kishin qënë tepër tragjike. Kosova dhe kryengritja e popullit shqiptar në atë vend ishte ato ditë epiqëndra e lajmeve ndërkombëtare, duke zënë hapësirë të madhe në mediat dhe shtypin amerikan. Në atë kohë politika dhe diplomacia amerikane dhe evropiane ishte përqëndruar në Kosovë dhe në veprimtarinë anti-jugosllave të mërgatës shqiptare në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Jugosllavia kishte dërguar në Amerikë shqiptarë malësorë për shërbime gjoja diplomatike. Qëllimi i tyre ishte të shuanin aktivitetet e malësorëve në Amerikë. Menjëherë filluan të dërgojnë delegacione të përziera sërbo-malazeze dhe malësore për të përforcuar bashkim-vëllazërimin siç e quanin në atë kohë në Jugosllavi. Kohë pas kohe dërguan edhe grupe folklorike që shkaktuan incidente gjatë koncerteve të ndryshme. Sigurimi jugosllav kishte futur në shoqërinë e Malësisë spiunazhin në qytetete ku jetonin malësorët dhe pas protestave të Kosovës në pranverën e vitit 1981 ata organizuan vendosjen e fotografive dhe portreteve të Josip Broz Tito ne unifromë ushtarake prej marshalli dhe në uniformë civile, portreti i parë ishte për të frikësuar malësorët prej Marshalit Tito dhe portreti i dytë kishte për qëllim që malësorët ta nderojnë si udhëheqësin e tyre të dashur. Por për të kundërshtuar këtë propagandë disa malësorëve filluan të vendosin në dhomat e tyre të pritjes portretin e Shokut Enver Hoxha. Kështu që pas demonstrata të Kosovës në qytetet amerikane u themeluan organizata titiste dhe enveriste. Titistët ishin për Jugosllavinë të madhe, ndërsa enveristët ishin për Shqipërinë e fortë . E vërteta që populli shqiptarë vuante nën diktaturën komuniste ata nuk i shqetësonte fare dhe kjo i bënte të papëlqyshëm në shumë mbledhje dhe takime të ndryshme edhe më shumë sepse ata bënin propagandë antifetare. Pavarësisht se disa nga ata ishin edhe arrogantë dhe të pa mëshirë nuk mund të cilësoheshin si antishqiptarë, Titistët dhe nacionalistët nuk dërguan asnjë djalë të tyre në luftë për çlirimin e Kosovës. Ndërsa prej grupimeve të majta enveriste nga Shtetet e Bashkuara shkuan pothuajse 100 djemë të ri dhe burra të shtyrë në moshë. Ata nga Shtetet e Bashkuara shkuan në Luftë për Çlirimin e Kosovës. Vlen për të theksuar se midis tyre kishte vullnetarë që kurrë nuk kishin marrë pjesë në këto grupime ngase disa prej tyre kisin lindur në Amerikë ose kishin emigruar këtu në moshë shumë të re. Malësorët e Amerikës dhanë për Kosovën e lirë dhe të pavarur miliona dollarë, duke humbur miliona orë punë për të marrë pjesë në demonstrata anë e përtej Shteteve të Bashkuara. Malësia e Shteteve të Bashkuara dha një tog e gjysme luftëtarësh që shkuan në luftë për lirinë e “tokës së tyre të premtuar” .
Fjala diasporë është fjalë hebraike që do të thotë izraelitë por jashtë Izraelit. Këtë fjalë e kan fut në përdorim pothuajse të gjithë popujt e botës dhe siç shihet e kanë përvetësuar edhe shqiptaret. Mund të thuhet diaspora shqiptare, por në rastin e Malësisë mund të thuhet edhe diaspora e Malësisë në Shtetet e Bashkuara ose diaspora në Evropë ose kudo tjetër. Kjo fjalë është shumë e nderuar në pothuajse të gjitha shoqëritë njerëzore.Diasporat e kombeve të ndryshme gjithëmonë kanë qënë aktive në veprimataritë e ndryshme për të mirën e atdheut ose vendlindjes. Para një gjysmë shekulli diaspora e Malësisë nuk ishte e pasur dhe nuk kishte kuadro profesioniste siç ka sot. Shumica e malësorëve punonin punë të rënda krahu, pavarësisht këtyre kushteve të vështira një pjesë e madhe e tyre ishin të kujdeshëm për familjet e tyre në Malësi. Deri në vitin 1981 udhëtimet e malësorëve në vendlindje ishin relativisht të qeta pa shumë zhurmë e kërcënime. Por sigurimi jugosllav ishte shumë i rreptë në kontrollin e lidhjeve të tyre me aktivistët e Shqipërisë në Amerikë. Pavarësisht se një pjesë e madhe kishin imigruar në Amerikë në kuotën e emigracionit të Shqiprisë, ata menjëhërë e mohuan shtetësinë shqiptare dhe kërkuan pasaportat jugosllave. Shumica ktheheshin në Malësi për dashurinë e familjeve që kishin lënë atje dhe jo për dashurinë e Jugosllavisë. Por çelësin e vajtjes dhe të ardhjes së tyre në vendlindje e kishte në dorë sigurimi jugosllav. Malësorët shumë herë gjëndeshin në pozitën e dy nënave para Gjygjit të Solomonit. S’ka asnjë dyshim se sigurimi jugosllav e keqëtrajtoi dashurinë dhe nostalgjinë e tyre për familje dhe për vendlindje. Aty këtu ndonjë person e sigurimit jugosllavë gjetën pritje miqësore bile për disa javë ose më shumë tek malësorët e dy anëve të kufirit. Ata i ftonin për dasma dhe për zijafete familjare,bile njëri prej atyre autoriteteve të sigurimit jugosllav kishte vajtur me një mik malësorë në ceremoninë mortore të Abaz Kupit. Merre me mend sa thellë ishte futur sigurimi jugosllav në diasporën e Malësisë në Amerikë. Ata që ua kishin hapur rrugën malësorëve për emigruar në Amerikë, ata gjetën më vonë strehim e pritje në shtëpitë e tyre. Varfëria dhe vuajtjet e malësorëve në Malësi sidomos ajo e familjarëve e mundonte shumë diasporën malësore të Amerikës. Kjo periudhë një gjysmëshekullore është koha më e veshtirë dhe më e dhimbshme e Malësië. Gjatë këtyre 5 dekadave u shkretërua vendi. Shumë prindër dhe pleqë mbetën të vetmuar duke u thënë lamtumirë në disa raste edhe përgjithëmonë. Të dashurit e tyre po zhdukeshin dalëngadalë në anën që përëndonte dielli. Prindët dhe pleqët e lodhur me lotë në sy dhe shumë të deshpëruar shikonin diellin duke pranuar ashtu sic perendonin edhe djemte e vajzat e tyre ku bënin pjesë shumë nipa dhe mesa, dikush prej tyre do të ketë thënë mos o Zot më keq. Disa nga ata vdiqën në Amerikë dhe nuk u kthyen kurrë në vendlindje. Disa të tjerë u kthyën të vdekur në Malësi sipas amanetit që u kishin lënë familjarëve të tyre. Një pjesë e shoqërisë malësore të Michiganit për më shumë se dy dekada ishte shumë e dhunshme kështu që komunitetet tjera sidomos ato ameikane ishin të shqetësuara për sjelljet e tyre aspak qytetëruese. Mediat dhe shtypi amerikan komentonin vazhdimisht për këto ngjarje që shumë herë përfundonin në mënyrë tragjike.Por fatëbardhësisht ato krisma filluan të pushojnë. Malësorët e New Yorkut ishin pak më të qetë dhe për fat nuk ndodhën më shumë se dy tri raste.
Pas disa dekadash malësorët fillojnë te kuptojnë shoqërinë dhe sistemin amerikan të demokracisë, duke u bërë shtetas amerikan dhe duke mësuar për ditë e më mirë gjuhën, historinë dhe kulturën amerikane. Brezat e parë vuajtën shumë për faktin se nuk e flisnin dhe nuk e shkruanin gjuhën angleze. Prindërit e mesonin gjuhën e ketij vendi edhe nga fëmijët e tyre. Ndërsa pasardhësit e tyre e mësonin gjuhën shqipe nga prindërit. Shumë herë lindin mosamarrëveshje midis prindëreve dhe fëmijëve për shkak të keqëkuptimit të fjalëve. Ata që kanë lindur këtu dhe ata që janë vendosur këtu në moshë të re e flasin gjuhën angleze njësoj si fëmijët amerikanë. Ndërsa ata që erdhën të rritur kurrë nuk e mësuan mirë këtë gjuhë. Gjeneratat që lindën këtu ose erdhën në moshë të re u shkolluan shumë prej tyre në universitete të njohura amerikane dhe më vonë ata gjetën punë të shkëlqyeshme në qeveritë lokale,shtetërore dhe federale. Shumica nga ata u bënë mjekë, avokatë,inxhinierë, gazetarë, arsimtarë, kontabilist dhe administratorë nga shkollat e njohura ekonomike. Një pjesë e tyre punojnë në ndërmarrjet më të mëdha të teknologjisë më të re që kanë arritur të bëjnë tregëti edhe në Wall Street. Një pjesë e madhe e malësorëve kanë hapur biznise të veta dhe bëjnë fitime të mëdha por jo të gjithë. Kuadrot e specializuara këtu mund te kontribuojnë në zhvillimin e Malësisë. Ata mund të vijnë atje për një kohë të shkurtër disa edhe më të gjatë, duke treguar përvojën e tyre. Një pjesë e këtyre janë specialist të dalluar në fushat e tyre të veprimtarisë. Edhe profesionistët e Malësisë mund të vijnë për specializime në Amerikë. Këto shkëmbime do të ishin shumë të mira për zhvillimin e trojeve tona.Ata që kanë lindur në Amerikë quhen amerikano-shqiptar, ndërsa ata që kanë lindur në tokat shqiptare zyrtraisht quhen shqiptaro-amerikanë. Emertimi mërgimtarë nuk qëndron më sepse shumica e tyre janë nënshtetas amerikanë dhe kërkojnë të trajtohen si të tillë. Mërgimtarë do të thotë emigrant dhe asnjë prej nesh nuk deshiron të quhet emigrantë sepse janë qytetarë të rregulltë të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumica janë kryelartë për shtetësinë të cilën e kanë pranuar me deshirë dhe pa asnjë dyshim. Është më e drejtë dhe më e arsyeshme që kjo shoqëri të quhet diasporë. Do të ishte shumë e dobishme që marrëdhëniet e diasporës me vendlindjen dhe me instutucionet poitike të Tuzit dhe Malësisë të përforcoheshin, duke dhënë çdokush kontributin moral, financiar ku mund të përfshihen specialistët e lartëpërmendur. Diaspora e Malësisë është shumë e pasur.Llogaritet se kjo diasporë mund të ketë jo më pak se 2 miliardë dollarë që një përqindje e vogël e mund të ndihëmonte rindërtimin e Tuzit dhe Malësisë. Lidhjete Komunës me diasporën do të përforcohen çdo ditë. Gradualisht duhet të bëhen shkëmbime ekonomike sidomos pasi të fillojnë prodhimet e fabrikave të Malësisë. Ato produkte mund të shiten nesër në tregjet amerikane sisdomos në qytetete ku jetojnë malësorët. Do të ishte mirë nëse fillojnë shkëmbimët e ndryshme kulturore. Tuzi dhe Malësia kanë potencial të madhe ekonomik dhe turistik. Malësia jonë ka hise të madhe në Liqenin e Shkodrës që është Liqeni më i madh në Ballkan. Fushat pjellore te Malësië janë shume frytëdhënese. Edhe zonat malore janë pjellore. Lumi Cem dhe bjeshkët e Malësisë janë të shkëlqyeshme për bagëti dhe për verime. Teknologjia e kompjuterëve supër modern është tepër e rëndësishme për lidhjet e diasporës me Tuzin dhe Malësinë. Këto sot janë mrekulli që para sa dekadash nuk mund të paramendoheshin. Diapora e Malësisë është e madhe sipas disa statistikash jo zyrtare diaspora e Tuzit dhe Malësisë është diku rreth 25.000 (njëzetë e pesë mijë) banorë, që përafërsissht është nja 10.000 (dhjetë mijë) banorë më shumë se Tuzi dhe Malësia. Është shumë sukses ndërtimi i pallateve residenciale në Tuz, kështu që njerëzit e diasporës mund të blejne apartamente moderne, kështu nuk kanë nevojë të shpënzojnë qindra e qindra mijë dllarë për blerjen e tokës dhe ndërtimin e shtëpive në atë vend. Kështu veprojnë popujt e qytetëruar. Në të ardhmen do të vendosen lidhje të mira ajrore midis Podgoricës e New Yorkut mundësisht edhe Detroitit. Lidhje të tilla do të vendosen edhe mes Shkodrës dhe qyteteve të lartëpërmendura amerikane. Zhvillimi i infrastrukturës midis Malësisë, Shqipërisë dhe Kosovës do të japë rezultate të mëdha ekonomike. Malësorët e Amerikës janë shquar edhe në fushën e artiti dhe kulturës, dhe sporteve, duke zënë vendin e parë në disa konkurse të bukurisë dhe sporteve të ndryshme pastaj janë shquar edhe në fushën e kinomatografisë , duke hyrë në disa qarqe artistike deri edhe në Hollywood. Këta mund ta ndimëmojnë zhvillimin e arteve të ndryshme në Malësi. Lidhjet e ngushta midis Malësië dhe diasporës janë të domosdoshme duke filluar nga ato ekonomike, administrative dhe kulturore. Drejtoria e Komunës së Tuzit për lidhjet me diasporën duhet të fuqizohet për ditë e më shumë, bile do të ishte mirë sikur të themelonte degët e veta në qytete amerikane ku jetojnë malësorët me shumicë. Pritjet dhe respekti janë shumë të rëndësishme për diasporën. Politizimi i diasporës nuk është aspak i mirë. Kjo është vënë re në diasporën e Shqipërisë dhe të Kosovës. Zyrat e larta qëndrore malazeze do të ishte mirë të kishin përfaqësues shqiptarë të cilët do të bashkëpunonin me diasporën tonë. Shumica e malësorëve që kanë lindur këtu ose kanë imigruar në moshë të re flasin mirë shqip , por aspak gjuhën malazeze, kështu që është e vështirë, mbase edhe i pamundur bashkëpunimi me zyrat e larta të atij vendi. Gjuha amtare është e drejte natyrore dhe të drejtat natyrore janë të patjetërsueshme. Shqipëtarët në Malësi nuk është e drejtë të quhen pakicë. Emëri i tyre i vertetë është autokton, ashtu siç janë autokton indian të Amerikës. Ata nuk quhen pakicë në Amerikë. Ata quhen amerikan vendas . Këto emertime kanë për qëllimin pushtimin e përhershëm të rajoneve shqiptare.Qeveritë e Malitë të Zi duhet të pajisin Kushtetutën e tyre me amandamente shtojcë duke korigjuar gabimet e mëdha ndaj shqiptarëve në Mal të Zi. Autoktonët shqiptarë janë trajtuar keq qysh në kohën kur janë pushtuar nga forcat sërbo-malazeze. Malësorët nuk do t’i harrojnë kurrë masakrat sërbo-malazeze kundër malësorëve në Drume të Hotit, pastaj në Qafë të Previsë dhe në Tivar. Për këto dhe shumë masakra të tjera Mali i Zi duhet t’u kërkojë falje malësorëve dhe shqipëtarëve në Mal të Zi. Ky është shekulli I lirisë së autoktonëve dhe pakicave qofshin ato kombëtare, raciale ose fetare. Poltikat e kaluara kanë bërë eksperimente politike me shqiptarët në Mal të Zi. Në periudhën kur kishin nevojë për ekonominë e tyre ata e kishin bërë udhëtimin e lehtë për në vendlindjet e tyre. Më vonë kur Sllobodan Millosheviqi kërkonte spastrimin e shqiptarëve nga tokat e tyre ata e bënë të vështirë vizitën në vendlindje. Në periudhën kur Mali i Zi bëntë përpjekje për pavarësi diaspora u ftua për të marrë pjesë në votime, bile qeveria e atij vendi pagoi udhëtimet e tyre në Mal të Zi. Menjehërë pasi e realizuan pavarësinë , hartuan ligje për të vështirësuar të drejtën e votës së diasporës. Ata e zhagitën për 3 dekada të drejtën e malësorëve për të krijuar komunën e tyre të pavarur. Ata harrojnë se diaspora sot është shumë e fuqishme dhe mund të ndërhyjë tek autoritetet më të larta politike amrikane. Kjo u pa gjatë vizitës vitin e kaluar të kryterarit të Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj i cili gjatë asaj vizite u prit me nderime bile edhe për dreka dhe darka me disa personalitete të larta politike në New York, në New Jersy dhe në Washington DC. Ishte vizita më e sukseshme politike e nje malësori në Shtetet e Bashkuara. Mali i Zi duhet ta kuptojë një herë e mirë se nuk ka më lojra me malësorët.
Përparimet e mëdha të Komunës së Tuzit e kanë ndryshuar qëndrimin e diasporës në mbështetje te Malësisë. Pjesa më e madhe e diasporës në Amerikë është shumë e kënaqur me arrtitjet ekonomike, politike dhe kulturore të Komunës së Tuzit dhe Malësisë. Ata do të vijnë për pushime dhe për argëtime. Sivjet mbahet Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit “Rapsha 2022” Malësi e Madhe,pastaj do të përurohet përmendorja e patriotit të përmendur të Malësisë së Madhe Baca Kurtit dhe me 11 shtator do të perurohet edhe memoriali i tre martirëve shqitaro-amerikanë që humbën jetën në tragjedinë e 11 shtatorit 2001 në New York. Gjatë kësaj vere në Malësi do të ketë gëzime dhe festime,pastaj logje e konkurse burkurie në Bjeshkën e Koritës. Populli dhe institucionet e Komunës së Tuzit duhet të jenë gati për t’i argëtuar qytetarët e diasporës, por eddhe ata duhet ta ndihëmojnë financiarisht popullin e Malësisë dhe Komunën. Sivjet diaspora është përfëshirë në një entuziazëm të pashoq kur është fjala për të ardhmen e Malësisë.
Tuzi dhe Malësia është një territor relatavisht i madhe dhe shumë i pasur. Shtrirja gjeografike e Malësië na kujton disa treva të Kalifornisë ku në distanca të shkurtëra temperaturat ndryshojnë. Në dekadat e ardhshme Tuzi dhe Malësia mund të arrijnë përparimin e Andorrës, Lihtenshtajnit ose Makaos. Për të arritur këto vende është e domosdoshme qetësia, drejtësia dhe dashuria e malësorëve për trojet e tyre dhe në diasporë. Aty kemi historinë tonë mijavjecare dhe një ditë ky territor do të nderohet për shumë të mira duke filluar tek, besa, burrëria dhe bujaria e permendur e ketyre trevave që kanë ruajtur orgjinalitetin iliro- arbëror më shumë se asnjë krahinë tjetër. Zoti e bekoftë Tuzin e Malësisë dhe diasporën e saj në Amerikë dhe në vendet tjera. Lusim Zotin për lidhje të mira dhe të sinqerta midis Shtetetve të Bashkuara dhe Malësisë dhe popullit shqiptar kudo jeton. Presidenti i famshëm amerikan Abraham Lincoln ka thënë:”Amerika është shpresa e fundit e njerëzimit”. God bless Tuzi & Malësia. God bless United States of America.