72 orë, 400+ pjesëmarrës, 74 folës, 13 panele diksutimi21 organizata dhe institucione partnere |
![]() |
Më 18, 19 dhe 20 maj 2023, GERMIN organizoi edicionin e tretë të konferencës më të madhe të diasporës shqiptare, “Diaspora Flet”, në Prishtinë. Konferenca u zhvillua rreth temës “Si mund të bashkë-krijojmë?” – me synimin për të eksploruar dhe nxitur mënyra të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, që ndikojnë pozitivisht në komunitetet e diasporës dhe bëjnë ndryshime domethënëse në vendet e origjinës. Gjatë tre ditëve të konferencës u bashkuan qindra profesionistë e politikëbërës, për të diskutuar, prezantuar dhe shkëmbyer informata, përvoja dhe ide në funksion të bashkë-krijimit. Në këtë përmbledhje i gjeni momentet kryesore të konferencës si dhe formën e vlerësimit për organizimin e saj. |
18 MAJ 2023 | DITA 1 |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
19 MAJ 2023 | DITA 2 |
“Me Ligjin e ri për zgjedhjet po i japim fund një padrejtësie ndaj mërgatës. Ai do të bëjë lehtësim real – ambasadat dhe konsullata do të shndërrohen në qendra të votimit. Kemi dizajnuar edhe programin për të lidhur diasporën me vendlindjen,” tha Kurti. Kryeministri i Kosovës theksoi gjithashtu se platformat si “Diaspora Flet” janë ato që na mundësojnë të forcojmë partneritetin me dhe mes diasporës për zhvillmin e mëtutjeshëm të vendit tonë, njëkohësisht përmirësimin dhe zhvillimin e komuniteteve të diasporës kudo që janë.Sesioni përfshiu një prezantim interaktiv të Kornizës së re të Angazhimit të Diasporës nga Zv. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi. Zv. Ministrja Gashi prezantoi qasjen e re të qeverisë së Kosovës për angazhimin e diasporës, me theks të veçantë tek fondi i ri i ndikimit, strategjia e re e diaspoës si dhe ligji i ri për diasporën, të trija nisma të cilat priten të finalizohen në muajt e ardhshëm brenda vitit 2023. |
![]() ![]() |
Ndërkohë, kryeministri Kurti vizitoi nga afër edhe panairin e organizuar nga Germin, i cili ishte i hapur gjatë gjithë ditës së dytë të konferencës. Në këtë panair prezantuan 30 kompani dhe organizata vendore dhe nga diaspora të udhëhequra nga gratë. |
![]() |
8 sesione tematike u trajtuan nga 56 panelistë / prezantues / moderatorë Temat që u trajtuan përgjatë ditë së dytë në panelet, tryezat dhe diskutimet paralele ishin: Diaspora për zhvillim: teknologjia, sipërmarrësia dhe investimet kapitaleIntegrimi i perspektivës gjinore në debatin e diasporësTransferimi i njohurive dhe shkathtësive: Mundësitë dhe SfidatEmigrimi i të rinjve dhe “ikja e trurit”: çfarë mund të bëjmë për të trajtuar këtë fenomen?Nga Filantropia e Diasporës në Zhvillimin e QëndrueshëmAngazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Qyteteve TonaTë drejtat e votimit dhe përfaqësimi i diasporës: çfarë po ndodhë?Identiteti dhe jeta kulturore në komunitetet e diasporës |
![]() |
Lidhje direkte e Zv. Kryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz![]() |
Rrëfime inspiruese nga personalitete të diasporës![]() |
![]() |
20 MAJ 2023 | DITA 3 |
“Diaspora Flet” në Kuvendin e Republikës së Kosovës Një seancë më ndryshe e Kuvendit të Kosovës u realizua në kuadër të konferencës. Atë e hapi Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili me një fjalim përpara të ftuarëve shpreh se mërgata mbetet themeli i çdo të arriture të të dy shteteve, si Kosovës ashtu edhe Shqipërisë. Në fjalimin e tij theksoi rëndësinë që shtetet amë duhet t’i japin ruajtjes dhe mbrojtjes së identiteti, gjuhës dhe kulturës shqiptare. Folës në Kuvend ishte edhe Shefja e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila. Pas saj pasuan fjalimet edhe bashkë-drejtuesve të bordit të GERMIN, Anila Hyka-Smorgrav dhe Avni Mustafaj. Pas tyre u pasua me fjalimet e përfaqësuesve të diasporës si: Rosario Petta, Kryetar i Komunës së Horës së Arbëreshëve; Bora Zukali nga Komuniteti Shqiptar “Vatra” në Stamboll, Turqi; Hilmi Gashi, Anëtar i Bordit të Germin nga Zvicra; Vjollca Robelli-Mripa, këngëtare/kantautore nga Britania e Madhe; Anita Gjidoda, Profesioniste me përvojë në IT dhe e-shërbime në Atlassian në Holandë. Aktivisti, mësimdhënësi në Hamburg dhe Kryetari i shoqatës ODA, Muhamet Idrizi nga Gjermania; Nestor Dede, kryetar i rrejtit të bizneseve shqiptare në Greqi; ![]() |
![]() ![]() |
![]() |
![]() ![]() |