TËRË JETËN NË SHËRBIM TË KOMBIT/NGA VJOLLCA SADIKU/DIBER/Dibrani Ibrahim Egriu i cili për shkaqe të presioneve politike la vendlindjen, dhe sot jeton në Suedi jep një kontribut të madh si gazetar, intelektual dhe publicis për kauzën kombëtare shqiptare . Deri tani përveç angazhit të tij në sferën e arsimit është edhe autor i disa botimev por edhe tre dekada informon shqiptarët në shtet Skandinave për aktivitet kombëtare, nëpërmjet radios dhe gazetave Dibër, shkurt- Dibra dhe dibranët gjatë historisë kanë dhënë shum, personalitete të shquara për kauzën kombëtare. Gjatë historisë dibranët me sukses morën pjesë në themelinin e shtetit shqiptra, në luftra të ndryshme kundër okupatorit por njëkohësisht dhanë edhe shum personalitete kombëtare të cilët kanë kontribuar shum për çështjen kombëtare. Edhe tani kur më shum se gjysma e dibranëve jeton në mërgim, ka personalitet të cilët vazhdojnë të kontribojnë për kombin . Një nga ata është edhe Ibrahim Egriu, atdhetar i shquar i cili si arsimtar , gazetar, dhe publicist ka kontribura dhe vazhdon të kontriboj për kauzën kombëtare në shtete Skandinave.
Arsimtari dibran Ibrahim Egriu viteve të 80-ta pati një shtegëtim të imponuar nga rrethanat e kohës nga Dibra për në shtete Europoiane. Presionet politike të kohës detyruan atë së bashku me familjen pas një kohe të shkurtër të vendosjes së tij në Zvicër, të migrojë në Suedi. Atje ai jeton edhe sot së bashku me familjen e tij. Tre dekada, ai edhe pse është larg vendilindjes- Dibrës , vazhdon aktivitete e tij në përkrahje të kombit. Ibrahimin këto dit e takuam në Mallme dhe me lot në sy gëzohet kur sheh çdo dibran i cili e viziton atë në qytetin ku aktualisht jeton. ,, Pas ardhjes sime në Suedi u vendosëm në qytetin e bukru të Mallmes. Vazhdova profesionin tim të mësuesit dhe mes nxënësve të ardhur me familjet e tyre në mërgim kemi bërë gjithka që duke i arsimuar këta nxënës shqiptar të dijnë dhe të shkruajn gjuhën tonë të bukur,, thot bashkëbiseduesi i jonë. Ai në Malme bëri një dritare dije të shpresës , meqë ishte një vullnet shpirtëror që të arsimojë fëmijët shqiptar, por edhe të shkruante libra, përpilonte tekste mësimore, e më von edhe të hap edhe n jë radio në gjuhën shqipe. Mes shqiptarëve në Suedi Ibrahimi njihet si intelektual dhe patrioti i cili në asnjë moment nuk ri anash kur është në pyetje çështja kombëtare. Ai kujton vitin e parë të ardhjes në Mallme dhe lagjen Rosengard të Mallmes ku kryesiht jetonin të huajt. Së bashku me bashkëshorten e tij Mensuren qysh në ditët e para ka filluar aktivitetet dhe takimet me mërgatën e shumtë shqiptare nga të gjith trojet etnike. Ibrahimi mes tjerëve na thotë- ,, kam lidnur në vitin 1939 në Maqellar të Dibrës. Sikur rritesha ashtu kuptova se vetëm dituria ka mundësi të shpëtojë personin por edhe kombin nga problemet që kanë qenë në shoqëri. Gjithmon e kam dashtur gjuhën ton të bukur prandaj edhe u bëra arsimtar. Në vitin 1979, për Radio- televizionin të atëhershëm realizuam katër drama të mia me të cilët u trondit edhe Shkupi. Kujtoj komentin të atdhetarit Jusuf Gërvalla, i cili me plot dashuri tha se këta drama kanë një efekt të mëdha për kombin shqiptar. ,, kujton dhe flet për aktivitete tij që ka patur në venbdlinjde. Ibrahimi shton se si mësues dhe intelektual gjithmon i ka dhënë obligim vehtes të ndihmoj aty ku mundet . Në një bodrum në Suedi dham betimin se do të përpiqeshim me të gjith forcat që të ndihmojmë në të gjith drejtimet. Ai shto se u hap pikërisht në këtë objket Radioja e par në gjuhën shqipe në të cilën prezentoja informatat në interes të kombit edhe atë në gjuhën shqipe. Pas njnjë koh shton ai u anagzhova ehde në organizatën Lidhja Shqiptare në botë. U zgjodha edhe kryetar për shtete Skandinave. Nuk ka shqiptar që në Suedi nuk njeh Ibrahim Egriun. Ai kontakton me të gjith shoqatat shqiptare në këtë mbretëri skandinave.
Duke mar parasysht se numri i nxënësve shqiptar në Suedi viteve të fundit ka qenë mbi disa mij , arsimtarai dibran angazhohet që të publikojë edhe gramatikën Suedishte në gjuhën shqipe. ,, Të angazhuar ishim mjaft arsimatr dhe doktor shkencash të cilët erdhën në Suedi mes të cilkëve isha edhe unë. Në shtet Skandinave u shpërndan tekste shkollore falas në gjuhën shqipe dhe botova dhe shpërndava Gramatikën Suedishte ,, thot bashkëbisedueis i jonë, mësues entiztuast i cili pa u lodhur shpërndante rreze drite mbi gjuhën shqipe. Ai gjithashtu ka botuer edhe një Antologji e cila poashtu ka një peshë të madhe kombëtare. Njëherit intelektuali dibran ka vazhdiar aktivittete e tjera . Në Suedi gjetëm mbështetjen edhe nga Enti shtetëror i arsimit që ka të bëj me botimin e abetares, gjografis dhe dituris shoqërore. Suedi është një shtet demokratik dhe respekton të gjith . të gjith shqiptarët në suedi dhanë kontribut të madh edhe gjatë luftës në Kosov dhe mes tyre përkrahja e Ibrahimit ishte e madhe.
Ibrahimi në bisedën që bëm në banesën e tij në Mallme thekson se gjithmon ka përkrahur ëndrën e madhe të gjith shqiptarëve, ëndrën shekullore për bashkim të të gjith trojeve shqiptare.
Ky intelektual dhe patriot dibran thekson se do të vazdhojë të realizoj botime në interes të kombit. Ai kujton edhe dramën etij,, Ditëlindja,, që u çfaq me rastin e 100 vjetroit të pavarsis por edhe botime të tjera që ka realizuar deti tani.
Edhe pse jeton moshën e tretë , ai disa orë kalon duke shkruajtur. Kontributi i tij si gazetar, duke botuar informatat vlersime dhe komente në shum media të shkruara në gjuhën shqipe , që editohen në shum vende të botës, puna e tij në radio por edhe kontributi i madh në sferën e publicistikës pritet që të vazhdojë. Egriu thekson se edhe këtu në Mallme por edhe kur vjen në Dibër gjithmon dëshiron që të prezevntojë kombin e vet, por njëkohësisht edhe dëshirën për bashkimin kombëtar.