
Dr. Shefqet Deliallisi/
Viti i ri 2024 ka ardhur me një shqetsim të ri për shëndetin publik. Shtimi i rasteve të infektuar njëkohësisht me
covid dhe grip stinor janë raportuar. Dhe muaji shkurt zakonisht është kulmi i sezonit të gripit.
Para daljes në skenë të covid-19, një kollë apo dhimbje fyti, nuk na shqetësonte, aq më pak në stinën e gripit, ndërsa kur kjo na did sot gjëja e parë që mendojmë është : “mos jam infektuar me covid” !
Gripi dhe covidi në fillimin e tij kanë simptoma të njejta : temperaturë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje trupi, dhimbje koke, lodhje, të dy prekin sistemin e frymarrjes.
Ndonëse si covidi dhe gripi shkaktohet nga viruse, dallime të rëndësishme ka mes tyre. Kryesori, covidi vlerësohet si më i rëndë se gripi. Grip apo covid? Një mënyrë për të shmangur këtë dilemë diagnostike është edhe vaksinimi për grip që ekspertët e rekomandojnë si një masë mbrojtje.
Sigurish, gjëja më e sigurtë për diferencim është një test për covid, dhe deri në marrjen rezultatit personi duhet të qëndrojë të izoluar në shtëpi.
Mos harrojmë se ka edhe teste për të diagnostikuar gripin, disa prej të cilave mund ta japin shpejt rezultatin.
MASAT QË KËSHILLOHEN…
Meqenëse të dy viruset transmetohen pak a shumë në të njejtën mënyrë, masat e shëndetit publik që mund të zbatohen kundër njerit infeksion vlejnë edhe për infeksionin tjetër duke frenuar si përhapjen e koronavirusit ashtu dhe parandalimin e përhapjes së virusit të gripit…
Sipas ekspertëve, ka qenë pikërisht mbajtja e maskës, distancimi social, apo mësimi online faktor i rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së rasteve të gripit sezonal, në vitet e kulmit pandemisë covid -19. Në këto vite u shënuan rastet më të pakta të gripit stinor në histori.
KUR DUHET TË SHQETSOHEMI ?
Duhet theksuar se në rastet me
grip&covid duhet të shqetsohemi kur bashkë infeksionet shfaqin vështirësi në frymëmarrje me mundësi të lartë për dëmtime serioze të mushkrive.
Prandaj dhe këto ditë të fillimvitit 2024 këshillohet forcim i masave të shëndetit publik dhe vaksinimi që zvogëlon jo vetëm riskun për tu prekur nga gripi, por dhe mundësinë për rasteve të rënda të covidi-t.