Nga Albano Kolonjari/
“Yes! We can” eshte kjo deklarata e futbollisteve te Skenderbeut pasi kane mesuar se kundershtari i tyre i ardhshem ne Ligen e Kampioneve faza “Play-off”, eshte Dinamo e Zagrebit. Shorti i hedhur te premten paradite, ka vendosur perballe Kampionit te Shqiperise Skenderbeut, Dinamon e Zagrebit, nje nga shkollat e futbollit Ballkanit. Dinamo ka nxjerre nga academia e saj e futbollit lojtare qe sot jane kthyer ne yje te futbollit kroat por edhe te klubeve ku ata luajne si Mateo Kovacic, Luka Modric etj. Dinamo eshte nje skuader me shume tradite ne arenen Europiane te futbollit dhe ka marre pjese rregullisht ne ndeshjet ne grupe si per Ligen e Kampioneve ashtu edhe per Ligen Europiane. Dinamo eshte skuadra qe ka dominuar futbollin kroat, si ne kohen e ish-Jugosllavise por edhe tani. Ne Kroaci Dinamo ka fituar 17 tituj kampion, 13 kupa dhe 5 superkupa. Ndersa ne kohen e ish Jugosllavise, ka fituar 4 tituj kampion dhe 7 kupa. Gjithashtu Dinamo eshte edhe nje here fituese e Kupes Ballkanike ne vitin 1976. Me kete skuader luan edhe 19 vjecari i talentuar shqiptar Endri Cekici. Kjo nuk eshte hera e pare qe Dinamo e Zagrebit do te vije ne Shqiperi. Ne vitin 1996 Dinamo u ndesh me Tiranen duke i fituar te dyja takimet 4-0 dhe 6-2. Edhe pse perballe do te kene nje skuader shume here me potente se ata, lojtaret e Skenderbeut jane optimist per kalimin e fazes “Play-off”, duke synuar keshtu futjen ne ndeshjet ne grupe per Ligen e Kampioneve. Pas shortit te dy tekniket Zoran Mamic dhe Mirel Josa komentuan shortin ne faqen e UEFA-s duke u shprehur se:
Zoran Mamić, Dinamo Zagreb coach: Skënderbeu are obviously tough opponents and they will get our maximum respect. The Champions’ League group stage is not an obligation for us but it is our goal. We want to be there and nothing has changed that.
Skënderbeu është dukshëm një kundërshtar i vështirë dhe do të marrë respektin maksimal nga ne. Grupet e Ligës së Kampionëve nuk janë detyrim për ne, por janë një qëllim i joni. Ne duam të arrijmë atje dhe kjo gjë nuk ka ndryshuar”,
Mirel Josa, Skënderbeu coach: Dinamo Zagreb is a strong opponent and very experienced. At this stage of the tournament every team is capable of competing against everyone else. We will be ready.
Dinamo e Zagrebit është një kundërshtar i fortë dhe me shumë eksperiencë. Në këtë fazë çdo skuadër është e aftë të ndeshet me të tjerat. Ne do të jemi gati.”
Jakov from Israel says
Me vjen mire qe futbollistet korcare qe dijne mire greqishten ,i bejne urimet ne anklisht tani .Por mos harrimi shprehjen –Mos thuaj kurre HOP ,pa kaluar kanalin sepse mund te biesh brenda pa e kaluar ate Ky kanal ka ngrene shume viktima qe nuk e kane parasysh thenien ne fjale .Fjala mos na dalte ,dalt e marrte dhene .