Uran Krasniqi/RTKLive/
Distria Krasniqi ka treguar formë të lartë në garën prestigjioze Grand Slam në Paris. Ajo ka arritur të jetë fituese e medaljes së artë në kategorinë -52 kg.
Krasniqi në finale është ballafaqur me britaniken Chelsie Giles, të cilën e ka mposhtur në fund të duelit.
Por cila ishte rruga e Krasniqit deri tek medalja?
Ajo në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë e ka mposhtur me Ippon vendasen, francezen Leonie Gonzalez.
Krasniqi në xhiron e tretë ka mposhtur me dy Wazaari për Ippon, koreanen Seyun Jang.
Ajo në çerekfinale ajo ka mposhtur me tri dënime për Ippon garuesen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khorloodoi Bishrelt.
Në gjysmëfinale, Krasniqi e ka mposhtur xhudisten japoneze Kisumi Omori.