
Shpëtim Axhami/
23 GUSHTI, Dita Europiane e Kujtesës së Viktimave të regjimeve totalitare.
Me 23 Gusht të çdo viti e gjithë Europa përkujton viktimat e regjimeve totalitare të shekullit XX.( Nazizëm, Komunizëm)
Kjo pasi me 23 Gusht 1939 u nënshkrua Pakti Ribbentrop -Molotov (nazist-stalinist) i cili në fakt i hapi rrugën Luftës Dytë Botërore.
Milionave që do të vdisnin nga kjo luftë do të ju shtoheshin në vazhdimësi viktimat e diktaturave komuniste të instaluara në Europën Lindore pas kësaj lufte.
Regjimi komunist në Shqipëri krijoj një shtet burg të dominuar nga terrori, frika, dhuna, pushkatimet dhe kampet e përqëndrimit.
Burgjet e ferrit kampet e vuatjes e të përqëndrimit u kthuen në qendra eksperimentale të vuatjes dhe torturës.
Gjatë diktaturës komuniste u vranë rreth 7000 persona, 1 mijë humbën jetën në burgje ndërsa rreth 6 mijë të tjerë vdiqën nga kushtet e kampeve të internimit.
Në total janë kryer rreth 1 milion vite burg nga 34 mijë të burgosur politik.
Të paktën 59 mijë qytetarë u internuan dhe bënë punë të detyruar për ngritjen e infrastrukturave të vendit dhe në bujqësi.
Në total kanë qenë 100 burgje, kampe me tela me gjemba, kampe internimi, kampe pune të detyruar.
Fatkeqësisht, edhe sot pas mbi 30-vite të rrëzimit komunizmit në Shqipëri janë 4500 të vrarë dhe të pushkatuar të cilët ende nuk kanë një varr.
Asnjëherë në Shqipëri nuk u dënuan krimet e komunizmit dhe autorët e tyre, as edhe minimalisht falje nuk u kërkua për këto krime e për rrjedhoje pavarsisht kësaj dhune e diktature kriminale vrasëse që shkaktoj shumë viktima askush nuk mbajti përgjegjësi.
Madje, Shqipëria nuk aplikoi dot me sukses një ligj lustracioni që do të thotë se ish-komunistët dhe bashkëpunëtorët e sigurimit nuk u përjashtuan kurrë nga pushteti.
Nga ana tjetër, të përndjekurit nuk u integruan dhe dëmshpërblyen edhe pas 30 viteve. Të dhënat nga Ministria e Financave flasin për një faturë financiare prej 750 milionë dollarësh për shpërblimet e ish të përndjekurve politikë nga të cilat janë shlyer rreth 250 milionë.
Pavarsisht se me vonesë, sot, me patjetër duhet.
-Të dënohen ligjërisht krimet e komunizmit.
-Shqipëria të ketë ditën e saj të kujtesës të viktimave të komunizmit.
-Të ngrihet memorial i kujtesës për viktimat e komunizmit dhe parcela e të zhdukurve nga diktatura.
-Të ngrihet në Shqiperi muzeu i kujtesës së krimeve dhe viktimave të komunizmit.
-Te vazhdohet e të rritet me pa tjetër buxheti i shteti per të bërë të mundur gjetjen e eshtrave të të zhdukurve brutalisht nga ky regjim totalitar.
-Në tekstet shkollore duhet të studiohen ashtu si duhet krimet e komunizmit.
-Te spastrohet çdo strukturë shtetërore prej atyre që ishin pjesë direkte e krimeve të komunizmit.
-Brenda 5-viteve të dëmshpërblehen gjithë të pêrsekutuarit e diktaturës komuniste.
-Identifikimin dhe nderimin si duhet
i të gjithë viktimave të komunizmit.etj
Regjimet totalitare vijnë në pushtet në emër të popullit dhe e nënshtrojnë me diktaturë vetë popullin.
Të përkujtojmë me nder viktimave e regjimit totalitar.
Kurrë më komunizëm në Shqipëri![]()