
Fuat Memelli
(Në vend të një buqete me lule për gazetarin dhe operatorin e palodhur, mikun tim, Ilir Buçpapaj, që ndrroi jetë në janar të këtij viti.)
Një mik më mori ky janari
Jo vetëm imi, por për shumë të tjerë
E deshte Zoti, ndaj e mori
E çoi të prehet, ku kishte lerë.
Në gjithë Shqipërinë
S’la pëllëmbë pa e shkelur
Me kameran dhe ekranë
Jetën e kishte lidhur.
Dy filma me të kam bërë
Në Devoll edhe në Shkodër
Ca gota raki kemi pirë
Nga nëna ime shtruar në sofër.
Si Shqipërinë dhe Tropojën
Ashtu e deshi megjithë zemër
Prishtinën dhe gjithë Kosovën
Se janë një e s’bëhen tjetër.
Flaka e luftës, nuk e trembi
Kur sërbi ndezi në Kosovë
Në ekran luftën e solli
U gjend pranë UÇK- së.
Dy tituj të bukur i dhanë
Tropoja dhe presidenti
T’ja kishin dhënë sa ishte gjallë
T’i gëzohej dhe atij shpirti.
Mes nesh Iliri do jetë i gjallë
Do ta kemi në dokumentarë
Sa herë t’i shohim, do nxjerrim mallë
E ndonjë lot, ka për të shkarë.
Boston, shkurt 2022