Në këtë fond gjenden shumë bula origjinale të papëve të ndryshëm drejtuar finsikëve shqiptarë p.sh. Muzakajve (Reg. Vat. 109, f. 140, ep. 571), Matarangëve dhe Blenishtëve, të cilët papa Gjoni XXII i quan “baronë” (Reg. Vat. 109, f. 140, ep. 572), por edhe dhe klerit më të lartë që vepronte në Shqipërisi , si psh. Marinit, kryeipeshkvit të Tivarit (Reg. Vat. 52), Sumës ipeshkvit të Drishtit (Reg. Vat. 76, f. 6), Pjetrit ipeshkvit të Shkodrës (Reg. Vat. 92, f. 62), Andreas ipeshkvit të Durrësit (Reg. Vat. 89, f. 118), Zaharisë, ipeshkvit të Shasit (Reg. Vat. 68), Bartholemeut, ipeshkvit të Kunavisë (Reg. Vat. 70), etj., pastaj janë edhe sisa bula të tjera të cialt ju adresohen kryeipeshkëve të vendeve fqinjë për të ndihmuar Andrean, ipeshkvin e Krujës që është dëbuar nga mbreti serb Urosh (Reg. Vat. 67, f. 26), etj.
Prof. dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Stuidues
Budapest
Arkivi Sekret i Vatikanit është një thesar për historinë e popullit tonë, histori të cilën deri tani e njohim vetëm në mënyrë të cunguar dhe më shumë të interpretuar nga të tjerët se sa nga vetë ne.
Dokumentet që flasin për historinë e Shqipërisë dhe që ruhen në Arkivin Sekret të Vatikanit janë të shumta, jo aq për shkak të fqinjësisë së Shqipërisë me Italinë, gjë që ka bërë që kontaktet midis dy vendeve të jenë mjaft të shpeshta dhe gjurmëlënëse, por më tepër për shkak të politikës universale të kishës katolike për të prezantuar besimin katolik në të gjithë botën. Në këto plane trojet shqiptare zinin vend të rëndësishëm në mozaikun e interesave të Kurisë së Selisë së Shenjtë, ndaj Ballkanit.
Është e vërtetë që papati parapëlqente të lidhej diplomatikisht dhe politikisht me mbretëri të konsoliduara apo që jepnin shpresa për konsolidim, dhe me kryeipeshkvi, ipeshkvi, e dioqeza të mëdha dhe frytdhënëse, duke qenë në një pozitë stragjike trojet shqiptare ishin nën vëmendjene përhershme të Selisë Shenjtë. Kontaktet e para të Selisë së Shenjtë me kryeipeshkvitë, ipeshkëvitë dhe dioqezat e shumta shqiptare si dhe fisnikët e familjet e njohura shqiptare të kohës i gjejmë që në shekullin e nëntë (IX) përkatësisht që në dokumentet apo dorëshkrimet e para që ruhen në Archivio Segreto Vaticano. Këto konta ishin relativisht të forta dhe pos sferës fetare ato mund ti ndeshim edhe në fusha të tjera, ngjajshëm me ato të vendeve fqinje apo përgjithësisht perëndimore.
Përveç kësaj trojet shqiptare ishin në udhëkalime të rëndësishme gjeografike për në thellësi të Ballkanit dhe për në Konstantinopojë, si dhe në kufirin midis kishës katolike dhe orthodokse, gjë që u jepte atyre pushtet, i cili po të mos vihej në duart e papatit do të vihej në duart e armiqve të tij. Kështu Selia e Shenjtë, jo vetëm që nuk i kishte lënë jashtë vëmendjes së saj shqiptarët dhe trojet e tyre, por përkundrazi i ka përkrahur dhe shpesh nxitur e përdorur, për të organizuar kryqëzata apo fushata katoliçizimi kundër “skizmatikëve” të lindjes.
Arkivi i Vatikanit shquhet kryesisht për pasurinë e tij të dokumenteve origjinale nga fusha të ndryshme. Më mirë të regjistruara janë bulat papnore, të cilat dallojnë nga dokumentet e tjera papnore jo vetëm për nga solemniteti i stilit të të shkruarit, por edhe se në origjinal mbajnë një vulë të plumbtë, nga e cila kanë marrë edhe emrin bula.
Serinë më të famshme dhe më të vjetër të këtyre dokumenteve e përbëjnë Registri Vaticani. Registri Vaticani është formuar nga regjistrimi i të gjitha letrave papnore, regjistrim ky që bëhej në Kancelarinë Apostolike, në Dhomën Apostolike dhe në Sekretarinë Papnore.
Kancelaria është dikasteri i parë që shquhet për antikitetin dhe për kuantitetin e bulave papnore. Kjo seri përbëhet nga vëllime që numërohen nga 1 deri tek 2020 të cilët u dëmtuan mjaft rëndë, kur arkivi u transportua nga Vatikani në Paris (1810), me urdhër të Napoleon Bonapartit. Megjithatë meqë disa vëllime përsëriten numrat shkojnë deri tek 2042. Vëllimet 29B, 110A, dhe 110B nuk janë vëllime me dokumente të mirëfillta pasi këto vëllime përmbajnë riprodhime fotografike.
Regjistrimi sistematik i dokumenteve papnore në Registri Vaticani fillon me papën Inocent III (1198-1216), megjithëse ekziston edhe një vëllim me letra të papës Gjoni VIII nga vitet 872-882 ku më së një herë ndeshim vëmendjen e papës për ipeshkvitë shqiptare, si dhe një regjistër i Gregorit VII me kopje të letrave të Gregorit VII nga viti 1073-1085.
Seria, në formën që ekziston sot, arrin të përmbledhë dokumente deri në periudhën e papa Piu-t V (1566-1572), ku janë shtuar spontanisht edhe disa dokumente të Klementit VIII për vitet 1592-1605.
Ky fond pra mbulon mirë një periudhë prej disa shekujsh, dhe është konsideruar si burimi më i mirë për historinë e Evropës në përgjithësi. Mund të themi pa frikë që është gjithashtu edhe burimi më i mirë për historinë e Shqipërisë dhe popullit shqiptari, sidomos për shek. IX deri XV, dhe jo vetëm për historinë religjioze, por edhe për atë sociale, politike, ekonomike, kulturore.
Gjatë mesjetës, përkatësisht shek. XIV-XV, Selia Papnore e përhapte ideologjinë e saj nga qendra në periferi kryesisht nëpërmjet kancelarisë shumë aktive papnore dhe konkretisht nëpërmjet bulave dhe dokumenteve të tjera që lëshonte kjo kancelari. Bulat, si letra zyrtare të vulosura nga autoriteti më i lartë i Selisë Papnore, Papa, u drejtoheshin si pushteteve shpirtërore (klerikëve) ashtu edhe atyre shekullare (mbretërve, princërve, fisnikëve etj.).
Në këtë fond gjenden shumë bula origjinale të papëve të ndryshëm drejtuar finsikëve shqiptarë p.sh. Muzakajve (Reg. Vat. 109, f. 140, ep. 571), Matarangëve dhe Blenishtëve, të cilët papa Gjoni XXII i quan “baronë” (Reg. Vat. 109, f. 140, ep. 572), por edhe dhe klerit më të lartë që vepronte në Shqipërisi , si psh. Marinit, kryeipeshkvit të Tivarit (Reg. Vat. 52), Sumës ipeshkvit të Drishtit (Reg. Vat. 76, f. 6), Pjetrit ipeshkvit të Shkodrës (Reg. Vat. 92, f. 62), Andreas ipeshkvit të Durrësit (Reg. Vat. 89, f. 118), Zaharisë, ipeshkvit të Shasit (Reg. Vat. 68), Bartholemeut, ipeshkvit të Kunavisë (Reg. Vat. 70), etj., pastaj janë edhe sisa bula të tjera të cialt ju adresohen kryeipeshkëve të vendeve fqinjë për të ndihmuar Andrean, ipeshkvin e Krujës që është dëbuar nga mbreti serb Urosh (Reg. Vat. 67, f. 26), etj.
Kujdes i veçantë në shkrimin e bulave i kushtohej mënyrës së adresimit dhe përpilimit të mesazhit. Çdo gjë ishte e mirëplanifikuar dhe e kodifikuar. Asgjë në bulë nuk është e rastësishme: as letra, as formati, as ngjyra e përdorur për shkrimin, as lloji i shkrimit, as fjalët e zgjedhura për të adresuarin, as mënyra e dhënies së mesazhit.
Për një kohë të gjatë, bulat janë konsideruar si shumë formulaike dhe të thata, por studimet e fundit të këtyre formulave kanë treguar që çdo detaj ishte simbolikisht i rëndësishëm për marrëdhëniet e Selisë së Shenjtë me marrësin e mesazhit.
Sigurisht që forma bazë në të cilën shfaqet më dukshëm ideologjia është në fjalën e shkruar, pra në dokumentet zyrtarë të lëshuara nga pushteti në fjalë. Gjatë mesjetës, Selia papnore ishte ajo që prodhonte dhe lëshonte më shumë dokumenta se çdo autoret tjetër i asaj kohe, kështu që është e logjikshme se përse kancelaria papnore ishte një ndër zyrat më të rëndësishme në Selinë e Shenjtë. Mënyra e organizimit të punës në këtë zyrë, reflektohet qartazi jo vetëm në llojet e ndryshme të dokumenteve që prodhoheshin, por edhe në formën sesi shkruheshin ato. Këtu kemi parasysh jo vetëm solemnitetin apo thjeshtësinë e paraqitjes së tyre, por edhe formulat e përdorura brenda tekstit.
Ne gjatë punës sonë hulumtuese kërkimore –shkencore në ASV kemi konsiliduar një numër të madh të bulava panore. Stduimi i tyre, përgaditja dhe botimi i tyre është një sfidë për ne. Ne kemi përzgjedhur vetëm tre bula, përkatëisht tre kategori të bulave panore për këtë kumtesë.
- Bula e parë është nga shek. ajo e papës Urban V drejtuar fisnikëve të Shqipërsisë Veriore, Balshajve, shek., XIV, përkatësisht viti 1369. Kjo bulë sot ruher në fondin: Instrumenta Miscellanea, nr. 2526, n. ASV. Papa, sipas gjuhës zyrtare të kohës, e quan veten “ipeshkv, shërbëtor të shërbëtorëve të Zotit,” dhe u drejtohet atyre, Balshajve, që nuk i quan akoma katolikë me “burra fisnikë” ndryshe nga ata që janë katolikë dhe që u drejtohet me “bij të dashur”, apo ipeshkvit që i drejtohet “vëlla i nderuar, bir i dashur”.
- Një bulë tjetër është XV, (prilli i vitti 1451) e cila ju drejtohet fisnikëve shqiptarë Muzakajve, Matarangëve e Blenishtëve. Kjo bulë është solemne, e shkruar në pergamen. Papa i fton ata që të vazhdojnë me pëkushtim të ndjekin rrugën e Zotit, përkatësisht të luftojnë skizmatikët dhe të mbështesin klerikët (iepeshkvët dhe klerin tjetër) që veprojnë në territoret – principatat – tyre. Këtu më së miri vërhet dogma ideologjike e shprehur të qartë dhe të saktë për këta fisnikë.
- Ndërssa bula e tretë është shumë vecantë, e lëshuar nga papa PALI për Engjëllorët e Drishtit. Në këtë bulë papa konfirmon privilegjët që gëzon kjo familje gjatë shekujve si familje e shquar finsike, bujare dhe shumë e devotshme në besim në Zotin. Pasi papa shpreh konsideratat për pinjollët e kësaj familje, shënon se ata me pëkushtim të veçantë kanë ndihmuar në ruajtjen dhe përhapjen e fesë së shenjtë, duke sakrifikuar çdo gjë për besim në Zotin.
Bulat që u drejtohen klerikëve dhe princërve shqiptarë në mesjetë, janë dëshmi e një ideologjie shumë përmbajtësore, që përveçse ishte e ngjashme me të gjitha bulat e lëshuara për të gjitha pjesët e tjera të Evropës së krishterë, kishin edhe specifikat e tyre të veçanta që tregojnë një tjetër vëmendje të papatit ndaj territoreve shqiptare. Parashtrimi i këtyre elementeve në historiografinë shqipe bëhet për herë të parë dhe identifikimi i tyre në bulat latine do të shërbejë si çelës për zbërthimin e kodeve gjuhësore të përdorura ndër autorët e hershëm shqiptarë që kryesisht kanë shkruar tekste kishtare.