Sokol PAJA – DIELLI/
SITUATA NE PHILADELPHIA (COVID-19) – Në momentin që po flasim 07/18/2020, ka rreth 28.159 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe rreth 1665 vdekje në Philadelphia. Edhe pse situata e pandemisë ka qenë tepër serioze, masat që janë marrë, si psh urdhëri për të qëndruar në shtëpi apo pezullimi i përkohshem i aktivitetit të bizneseve të ndryshme, ka parandaluar mbipopullimin që mund të ndodhte në shumë spitale dhe ka shpëtuar mijëra jetë. Qyteti i Philadelphia-s përballet me një sfide tjetër tani, ajo e rihapjes apo kthimit në normalitet. Si pasojë e gdotijes që mori shteti prej pandemisë globale, rimëkëmbja ekonomike, menaxhimi i pasojave të shkaktuara nga kriza shëndetësore do jenë një sfidë shumë e vështirë për shtetin këtu.
VAKSINA – Bazuar në të dhënat e tanishme, vaksina që është në investigim, mRNA1273, është toleruar mirë në përgjithësi dhe ka shkaktuar përgjigje neutralizuese me anë të antitrupave në individët e shëndetshëm. Faza e tretë e zhvillimit të SARS-CoV-2-Vaçine fillon me 07/27/2020. e gjithë bota i mban sy e veshë nga laboratori apo kompania që do prodhojë vaksinën e cila do i rikthejë botës qetësinë dhe vazhdimësinë e dikurshme. Po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme. Le të shpresojmë që vaksina të vijë tek ne edhe më shpejt seç thonë shkencëtarët.
KOMUNITETI SHQIPTAR NE PHILADELPHIA – Për momentin nuk ka një kërkim shkencor apo statistikë shtetëroe të specifikuar për situaten e komunitetit shqiptar në Philadelphia për sa i përket COVID-19. Ng kontaktet që kam dhe bisedat me të afërm apo të njohur nuk kam pasur dijeni në lidhje me infektime e aq më pak për fatalitete me kombësi shqiptare. Duke qenë se shteti nuk boton apo njofton për statistika kombësish, është e vështirë pasja e të dhënave zyrtare në lidhje me një komunitet të caktuar kryesisht zbulohet me anë të organizatave, shoqaatave, përfaqësive diplomatike etj. Fatmirësisht me informacionet që unë kam, komuniteti shqiptar gëzon shëndet të plotë.
MENAXHIMI I PASOJAVE – Situata e pandemisë globale COVID-19 nuk ka qenë aspak e lehtë në Philadelphia. Si çdo shtet tjetër, edhe Philadelphia do ta ketë shumë të veshtirë rikthimin atje ku ishim. Megjithate kjo situatë është menazhuar shumë mirë nga qeveria lokale, me masa të ndryshme të ndermarra për distancimin social, gjithashtu edhe duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Kjo ka ndihmuar në minimizimin e pasojave që ka lënë COVID-19. Masat dhe hapat e ringritjes ekonomike dhe shëndeti mendor i popullatës do jenë dy supërsfida jo vetëm në qytetin ku unë jëtoj e punoj, por gjykoj edhe sfida globale.
MESAZHI PëR LEXUESIT E DIELLIT- Kjo situatë është pak delikate, dhe do pak durim nga ana jonë, megjithatë do kalojë. Duhet shumë kujdes nga ana jonë, duke respektuar të gjithë masat që janë vendosur të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjenës sa më të lartë vetjake. Nga ana tjetër unë mendoj që shqiptarët duhet të marrin shumë informacion rreth situatës aktuale, të informohen dhe të komunikojnë sa më shumë me njëri-tjetrin.Të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë virus vdekjeprurës.
DR.ALBA KUQI- Punon si Clinical Documentation Specialist Supervisor. Ajo është një mjeke (MD) që punon në një ACH (Acute Care Hospital) në Philadelphia që supervison të gjithë dokumentacionin klinik në spital. Në fillim të qershorit, është botuar artikulli i saj tek Journal of AHIMA mbi COVID-19. Dr. Alba është një mjeke (MD) që zotëron 6 çertifikata në fushën e mjeksisë: CDIP: Certified Documentation Improvement Practitioner, CDS: Certified Clinical Documentation Specialist, CS: Certified Coding Specialist, CRCR: Certified Revenue Cycle Representative, CICA: Certified Inpatient Coding Auditor, EPIC: EPIC HIM Hospital Coding, CSCM: Certified Specialist Managed Care. Dr.Alba Kuqi zoteron edhe 4 gjuhë të huaja (Anglisht,Gjermanisht, Italisht, Spanjisht). Dr. Alba Kuqi ka publikuar në : Journal of AHIMA : 2020 The Conundrum of Kidney Disease Documenting COVID-19 Harnessing Artificial Intelligence to Fight COVID-19, ACDIS 2020 Syncope Primer COVID-19 Primer CDI Coding and Documentation Challenges related to Syncope Clinical validation, denials, prevention and appeals Most common COVID-19 respiratory manifestations Ischemic heart disease conundrums.