Histori suksesi – nga Liliana Pere/Profili/Dr.Edlira Gjonca (Çelo) -e lindur në Tiranë nga dy prindër intelektualë e patriotë. Nëna e saj, Natasha, ka punuar mesuese ndersa babai Sinan, inxhinier ndërtimi.Edlira ka mbaruar Shkollen e Mesme Ekonomike në Tiranë me Medalje Ari dhe me pas studioi në Fakultetin e Ekonomik në Tiranë, ku doli me rezultate të larta.Ajo filloi punë si Asistente Profesore në këtë fakultet (në Katedrën e Planifikimit Industrial, sic quhej në atë kohë), vetëm disa muaj pas diplomimit,në vitin 1990, në prag të rrëzimit të sistemit komunist.Në vitin 1991 Edlira dhe bashkëshorti i saj, Dr. Arjan Gjonca emigruan në Londër pasi bashkëshortit i doli e drejta e studimit për Master në London School of Economics and Political Science.Këtu filluan vite të vështira plot përpjekje, shumë sfida por edhe arritje.Këto vite përkuan dhe me periudha shume të vështira e tëtrazuara ekonomike e politike që po kalonte Shqipëria.Për asnjë moment, ata nuk i shkëputen lidhjet me Shqipërinë apo menduan të mos ktheheshin më për të punuar atje.Edlira pas pak muajsh pas arritjes në Londër filloi punënë OJQ te cilat kishin si mision te ndihmonin vendet e Evropes Lindore gjatë tranzicionit. Ajo punoi si mësuese e shqipes dhe pjesemarrese në trajnime te ndryshme per specialistet angleze që shkonin të ndihmonin në Shqiperi. Më pas ajo drejtoi nje projekt 2-vjeçar të financuar nga Komuniteti Europian, që kishte synim të mbështeste grupet e interesit dhe OJQ shqiptare që ndihmonin njerëzit me paaftësi mendore e fizike.
Pak muaj pas vajtjes së tyre në Londër, Edlira dhe i shoqi erdhën në kontakt dhe krijuan lidhje me ata pak shqiptarë (kryesisht nga Kosova) që kishin emigruar në Londer dhe në vitin 1992 u benë nga themeltarët e Shoqatës Shqiptare “Faik Konica”në Londer.Nderëkohë që numri i shqiptarëve në Londer rritej, edhe puna e tyre për të kontribuar në Pavarësinë e Kosoves apo mbarëvajtjen e Shqiperisë intensifikohej.
Nëvitin 1997-98 pas trazirave në Shqiperi, Edlira ishte nje nga iniciatoret si dhe u bëvullnëtarisht sekretare e Komitetit për Ndihmën për Shqipërinë. Në këtë Komitet morën pjesë individë dhe organizata të ndryshme bamirëse angleze që dëshironin të kontribuonin që Shqiperia të kthehej sa me parënë normalitet.
-Në vitin 1996 Edlira mbaroi me ‘Distinction’ Masterin në London School of Economics dhe London School of Hygienë and Tropical Sciences. Po këtë vit, ajo fillon punën si Visiting Researcher në London School of Economics në Departamentin e Politikave Sociale, e angazhuar në projekte të ndryshme, nje ndër ta ishte dhe ‘Financimi i Sistemit Shëndetësor në Shqiperi’.
-Në vitin 1998 Edlira shkon në Gjermani ku e bazuar në Institutin prestigjioz Max Planck per Demografi, fillon punë per doktoraturën si dhe angazhohet në punë kërkimore pranë Institutit. Doktoraturën e mori nga Universiteti i Danimarkës Jugore, Ødensenë vitin 2003.Tema e doktoratës ishte mbi plakjen dhe jetëgjatesinë e popullatës.Kjo doktoraturë u botua si monograf menjeheëe pas akordimit.
-Në vitin 2001, Edlira rikthehet në Londër ku punon si kerkuese shkencore dhe lektore në fushen e Demografise, Epidemiologjise dhe Plakjes së Popullates.Ajo ka punuar në University College London, Kings College London dhe per momentin punon në London School of Economics.Në keto universitete krahas punës shkencore, Edlira ka qenë lektore si dhe ka drejtuar studente në diplomat e tyre të nivelit master apo doktoraturë.Edlira ka prezantuar punën e saj në konferenca kombëtare dhe ndërkombetare.Ajo ka botuar monograf, kapituj librash dhe nje numër artikujsh shkencorënë revista prestigjioze.
-Pyetje: E dashur Edlira! Disa impresione nga vendlindja juaj e dashur, familja juaj, mbështetja e saj për ju, mund të sillni në vëmëndjen e publikut disa detaje për njohje ju lutem?
-Unë kam lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1968, nga dy prindër intelektualë të cilet kanë punuar tërë jetën e tyre me përkushtim që te kontribuojnënë shoqëri, profesion por edhe në familje. Mamaja imeNatasha,ka lindur gjithashtu në Tiranë.Babai i saj, gjyshi im, Arif Gjyli, ishte nje intelektual qe u perfshi në LANC qënë oret e para dhe më pas u bëi pari Sekretar i Kuvendit Popullornë 1946. Ai ishte dhe nje shkrimtar i talentuar e i devotshem i librave për femijë dhe shumë nga këto arriti t’i botojë e të vlerësohet me çmime.Fatkeqësisht, ai në vitin 1947 u dënua politikisht.Më kryesorja,në jemi rritur me shume dashuri dhe hare në familje.Në çdo festëne mblidheshim, këndonim bënim humor.Më vjen keq që këto mundesi tani i kemi gjithnjë e më të rralla.Gjithashtu ne jemi rritur me shumë dashuri dhe krenari për vendin tonë dhe ketë e kam mbartur me vete nëLonder apo Gjermani ku jetova përkohësisht. Gjithnjë organizojmë festa, marrim pjese në aktivitete, mundohemi të ndihmojme shqiptarët jashtë por edhe vete Shqiperinë me sa kemi mundësi. Mendoj qe në nje menyrë apo nje tjetër me punën tonë, me korrektesinë dhe me krenarinë,ne të gjithe, (jo vetem unë por të gjithe shokët e shoqet që kemi ketu) jemi ambasadorë të vendit tonë.
-Pyetje:E dashur Edlira tregoni ju lutem disa nga kujtimet tuaja në momentet e ndarjes, cila eshte nostalgjia juaj nga fëmijeria dhe vendlindja juaj e dashur?
-Unë kam lindur në Tiranë në vitin 1968. Kurdoherë që flas për Shqiperinë apo mendoj per te, gjeja e parë qe më vjen në mend ështëTirana.Në kemi levizur disa here me shtëpi po gjithnje rreth qendres: Pallatet Shallvare dhe Parku Rinia, Pazari i Ri, tek ish Kinëma 17 Nëntori dhe së fundi afer Shkolles së Kuqe. Femijerinë e kam të lidhur ngushte me zonën e Pazarit të Ri, aty ku eshte Tirana e vjetër me ato rrugicat e bukura, me shtepitë me bahçe plot fruta, me njerëz shumë te mirë te cilët i kujtojmë gjithnje me nostalgji. Gjithnje e kujtoj dhe ua permend dhe femijeve faktin që luanim jashte gjithë ditën dhe s’kishim rreziqe.Shpesh harronim te mbyllnim derën dhe shtepinënuk e prekte njeri. Kujtoj qe të gjithe fqinjët kujdeseshin per njeri-tjetrin apo që mund te trokisje në derën e tyre në çdo orë.Tani sa herë që shkoj në Tiranë e gjej të ndryshuar. Me pëlqen që Tirana po ndryshon e po bëhet monopol por ndjej dhe nje keqardhje qe po rritet numri i pallateve, kafeneve, makinave në rruge e po pakesohen lulishtet, gjelbërimi, bibliotekat. Po pakësohen pergjithësisht edhe hareja, bisedat, kenget. Më duket sikur njerëzit takohen dhe flasin për halle, per politikë dhe shumë pak per gjërat e bukura tëjetes. Ndoshta kjo vjen nga nostalgjia që kam … Me kujtohen gjithnje shëtitjet nëmbremje nëbulevard, shetitjet apo pikniket nga Liqeni. Tani tek Liqeni depresohem edhe po të pi një kafe sepse ia kanë marre frymen pallatet.
-Pyetje: Kur jeni larguar nga Shqiperia? Motivet tuaja kane qënë ato të studimit cili është diplomimi juaj dhe me tej si jeni pasuruar me kualifikime?
-Nga Shqiperia u larguam në vitin 1991.Si unë, edhe bashkeshorti im punonte si Asistent Profesor në Fakultetin Ekonomik.Ai ishte në Katedren e Statistikes.Në ketë kohë sapo kishin filluar ndryshimet politike në Shqiperi dhe organizatat ndërkombetare filluan të ofrojnë bursa studimi per pedagoget e rinj.Ideja ishte t’i parapriheshin ndryshimeve që po ndodhnin e të ndihmohej Shqiperia drejt ekonomisë së tregut.Në u larguam per një vit por pastaj bashkeshortit iu ofrua e drejta per të berë Doktoraturen pasi Masterin e mbaroi me rezultate shumë te larta.Ndërkohe unë fillova punë, bëra Masterin dhe më pas edhe unë fillova Doktoraturen pasi dola me Distinction në studimet e Masterit.
Tre-kater vitet e para punova si mësuese e anglishtes dhe bëja briefing për specialistet që niseshin per të ndihmuar dhe dhenë ekspertizënë Shqiperi. Kjo në vetvete u be nje shkollëper mua pasi brenda dy muajve të vajtjes në Londer fillova kontakte me OJQ, duke dhenë mesim në te njejten kohë perfeksionoja anglishten time te mësuar gjate monizmit. Anglishten e kisha filluar ta mesoja qe 9 vjeçe dhe nuk e flisja keq po kjo ishte thjesht e mesuar nga librat, filmat, kenget që me shume i dëgjoja vjedhurazi. Asnjë here nuk e kisha përfytyruar qe do ta përdorja gjuhen angleze apo që do të emigroja në Angli. Si shumë të tjerë kisha shkuar shumë here në Rinas per te percjellë familjarë qe udhëtonin jashte vendit per punë por asnjeherë nuk e kisha menduar qe edhe unë do ta kaloja vijen kufitare.Puna qe bëja në Londer në vetvete me mbante gjithe kohes në kontakt me Shqiperinë dhe kjo me ndihmoi mos ta ndjej shume distancën.Edhe temen e diplomës se Masterit të cilën e mbarova në vitin 1996, e zgjodha nga Shqiperia.Në keto vite njerezit në Angli nuk dinin shume per Shqiperinë, po nderkohë pershtypja për Shqiptaret nuk ishte e keqe madje njerezit ishin të interesuar të dinin per gjuhën, zakonët apo ushqimet tona. Nëse ka pasur racizem apo ksenofobi në nuk e kemi ndjerë atë direkt. Ndersa po mbaroja masterin, m’u ofrua mundesia të punoj si Visiting Researcher në po atë universitet – London School of Economics. Punova atje per një project per Financimin e Sistemit Shëndetesor në Shqiperi. Bëhet fjala për vitet 96-98 ku në Shqiperi lulëzonin firmat piramidale dhe ekonomia, shëndetësia, arsimi ishin lënë krejt pas dore.
-Doktoratura/
Në vitin 1998 na ofrohet të dyve të shkojme në Gjermani, në Rostock, ku s’kishte shumë që ishte krijuar nje Institut i ri. Kushdo që ka lidhje pune me Gjermaninë ka dëgjuar per Institutet Max Planck. Ai per Demografinë ishte i ridhe në ishim nga të paret që u punësuan atje dhe punuam nën drejtimin e Profesorit të njohur amerikan, James Vaupel. Ndërkohe unë fillova dhe doktoraturën në Universitetin e Danimarkes Jugore, Ødense.Ødense eshte nje qytet i vogel, shume miqesor e i bukur ku ka lindur dhe shkrimtari i njohur Hans Kristian Andersen.Ruaj kujtimet më të bukura nga udheheqesit e mi të doktoratës, nga Ødense dhe Kopenhagen.Në Kopenhagen punova në Drejtorinë e Statistikes per analizat e të dhenave statistikore.Edhe këtu ruaj pershtypje të mrekullueshme nga sjellja miqesore dhe gatishmeria për te më ndihmuar.Në vitin 2003 e mbrojta doktoraten dhe ajo menjeherë u botua si monograf (në anglisht).
-Rikthimi në Londër/
Ne na u ofrua të dyve mundesia qe të vazhdonim punënë Institutin Max Planck ose të punësoheshim të dy në Danimarke si Lektorënë Universitetin e Ødenses por terheqja e Londres ishte shume e madhe, qofte si qytet i madh e me gjalleri, qofte për faktin që aty ndodhen disa nga universitet me prestigjioze të botës.
Në vitin 2001 në University College London fillon nje studim i madh shumëvjeçar i financuar nga qeveria angleze, USA dhe organizma te ndryshme, i cili synonte të studionte çeshtjen e plakjes. Kjo përkonte shumë me punën time të doktoratës dhe unë u punësova menjeherë duke u berë kerkuesja shkencore kryesore e studimit.Kjo me dha mundesinë që të isha pjesë e vendimmarrjes në kete studim. Gjate kësaj kohe kam prezantuar punën time në konferenca në Britaninë e Bashkuar dhe jashte saj, të organizoj simpoziume, konferenca si dhe të bej nje numer botimesh në revista te njohura të fushës. Nderkohe im shoq punonte në London School of Economics, ne nuk njihnim orar.Largoheshim nga zyra vonënë darkë, punonim çdo weekend.Kështu e ka në pergjithesi puna akademike.
– Pyetje: Sa ndihesh e realizuar, veç punës si lektore, kërkimit shkencor dhe konsulencave, po menaxhoni dhe nje project, koha e lire si menaxhohet nga Edlira?…
-Pas gati 10 vjetesh punë unë kalova në Kings College si lektore në fushen e plakjes.Gjatë gjithe kësaj kohe kam punuar dhe si konsulente për organizata apo qeveri të ndryshme, qoftënë menyrë individuale, qofte si pjesë e grupit të punës.Per momentin veç kerkimit shkencor dhe konsulencave, po menaxhoj dhe nje project per Alumni të cilet po bëhen gjithnjë e më të rendesishem për universitetin. Ata per ne janë ambasadoret tanë.Në ketë aspekt unë po merrem dhe me botimin e nje flete-gazete periodike.Punoj në London School of Economics dhe mëduket sikur kam bere nje qark të plotë: ketu fillova si studente e Masterit.
Gjate punës (në Angli, Gjermani apo Danimarke) kam pasur fatin te punoj jo vetem në disa nga universitetet më të mira të botes, por edhe të bashkepunoj me disa nga njerezit me të degjuar e qe i kanë dhenë shumë shkences. Prej tyre kam mësuar shumë dhe kam pasur në të njejten kohë kenaqesinë te jem bashkautorenë shumë botime.Kur flasim per ‘realizim’ gjithnjë shohim planin professional dhe atë familjar.Nëplanin professional ndihem shumë e realizuar për çka përmenda më siper. Patjetër që kam shumë per të berë dhe do të punoj fort. Ndërkohë plani familjar në vitet e fundit ka marrë përparesi pasi kam dy djem të vegjel në moshë. Duke i dhenë perparesi karrieres në vendodem t’i bejme vonë femijet dhe tani ata janënë moshë delikate por dhe që kerkojnë shumë vemendje e perkujdesje. Kuptohet kjo bën që të mundohemi të jemi efektivë me punën por te mos punojme aq shume jashte orarit apo gjatë fundjavave.Gjate kohes së lire lexoj.Lexoj në shtepi, në tren, kudo që kam mundesi. Gjithashtu me pëlqen të gatuaj, të kujdesem për kopshtin si dhe të bej punëdore gjë qe më relakson shumë. Kur gjejmë mundesi dhe ‘liri’ nga femijet ndjekim koncerte, pasi Londra të ofron shumënë ketë drejtim.Sa ishim pa femije mundoheshim të shetisnim në vende te ndryshme të botes, qofte per punë apo konferenca, qoftë per pushime. Tani mundohemi që pushimet t’i kalojmë kryesisht në Shqiperi. Kemi deshirë të shohim prinderit, shoket, familjaret por kemi dhe deshire që femijet t’i mbajme sa më të lidhur me Shqiperinë apo njerezit e familjes.
– Pyetje:Si jeni ndierë në punë, veshtiresite , kënaqesitë, vlerësimet, gjatë gjithë këtyre viteve dhe a do ta linit atë nje ditë Londrën, për cilin vend, dhe përse?
-Në u larguam shumëterinj nga Shqiperia dhe mendoj që pavarësisht veshtiresive shumë të mëdha, të gjitha sikur kalohen lehtë bashke me rininë. Mendoj gjithashtu që brezi ynënë pergjithesi e ka pasur të vështirë dhe kjo na pergatiti per t’i përballuar me lehtë hallet. E dinim qe s’mund të kërkonim ndihmë apo të ankoheshim tek dikush dhe kjo vetvetiu të bën te fortë.Anglia, Londra janë tani për ne si atdheu ynë i dytë.Jemi të lidhur ngushtë me kulturën e këtushme, me zhvillimet ekonomike e politike.Në të njejten kohe kemi mbetur shumë të lidhur me Shqipërinë dhe nëse do ta linim Anglinë nje dite kjo besoj që do te jete per tu kthyer në Shqiperi. Në asnje moment nuk kemi thenë qe s’do të kthehemi, përkundrazi.
–Pyetje: Si ju duken zhvillimet e shoqërise shqiptaredhe Shqiperi , për ju që jetoni në vendet perëndimore, ju si e shihni duke bërë nje krahasim?
–Gjeja me e lehtë eshte të ankohemi dhe kritikojmë. Sigurisht që ka plot për të kritikuar por unë shoh që Shqiperia po ndryshon, po vijnë breza te rinj e të moderuar politikanësh që do ta çojnë edhe meëperpara. Shoh qe po behen reforma në territor, arsim, shendetësi. Nuk jam naïve qe te mendoj qe keto te gjitha po behen mire apo në mënyre perfundimtare. Kuptohet që vendi po evoluon dhe do ketë vazhdimisht nëvojë të ndryshohen gjërat, por kryesoja është te hidhen bazat. Shqiptaret tani udhëtojnëte lirë, kujt i kishte shkuar në mendje kjo në kohën qe isha unë student. Kam kënaqesi që kam qenë dhe jam pjesë e këtyre ndryshimeve historike. Ju përmendni fjalën ‘paralelizëm’.Mendoj që nuk mund të bëhet paralelizem midis nje vendi që ka dalë nga 46 vjet komunizëm me vendet e Europës Perëndimore të cilat kanë gëzuar zhvillim dhe liri prej shekujsh.Në mund të bëjmë krahasim me vende te tjera të Europes Lindore që kanë qenënë situate te ngjashme me në dhe vetëm në ketë rast duhet të shohim gabimet që janë bere në këto 26 vjet dhe qe e kanë lënë vendin prapa.
-Pyetje:E dashur Edlira, jeta juaj bashkëshortore është ndërthurur bukur me nje njeri të kapacitetit tuaj, ku qendron bukuria dhe vlera e kësaj lidhje?
-Me bashkëshortin u njohëm në vitin e parë të Fakultetit Ekonomik dhe kjo na ka ndihmuar që të jemi në te njejten kohe edhe shokë të mirë. Kemi përkrahur dhe nxitur njeri – tjetrin në çdo moment edhe kur kemi pasur shumë vështirësi.Në jemi bashkë prej 30 vjetesh.Bashkëshorti punon professor nëLondon School of Economics.Ai ështe shumëi njohur në fushen e tij.Edhe ai vjen nga nje familje intelektuale.Babai i ka punuar mjek, radiolog në Spitalin Ushatark dhe lector në Fakultetin e Mjekësise, ndërsa mamaja balerinënë TOB.Ai eshte i lidhur ngushtë me Shqiperinënëpermjet punës së tij dhe eshte munduar qe me njohurite e tij të kontribuojë vazhimisht në Shqipëri.
Kemi dy djem, te cilët janë ende të vegjël pasi iu kushtuam karrierës dhe i bëmë vonë. Djali i vogel ka lindur me probleme shëndetësore dhe kjo sigurisht që e ka vështirësuar shume jetën tonë personale dhe profesionale dhe ka ndikuar në vendimet qe kemi marrë.Nëte njejten kohe na ka ndërgjegjësuar ndaj problemeve te tilla që deri në atë moment nuk i kisha parë si te miat.
-Doja të shtoja që femijet, sidomos djalin e madh e kemi edukuar me dashuri të madhe ndaj njerëzve tanë dhe ndaj Shqipërise.Në gjithnjë kemi folur shqip në shtëpi dhe bibliotekën e kemi plot me libra shqip. Në vijmë rregullisht në Shqiperi familjarisht dhe djali mezi pret të vijë e te takojë njerëzit.Në mendjen e tij Shqiperia ështe si nje parajsë e vogel.
-Pyetje:Sa e gjatë, e mundimshme, plot studim, e sakrifica ka qënë rruga për tu rritur profesionalisht për të arritur sukseset tuaja ?
-Nëse do te kthehesha përsëri tek aspekti professional do të thoja vetem që kemi punuar fort dhe me përkushtim. Kemi dashur të bëjmë një vend midis njerezve te tjerë shumë të arritur profesionalisht këtu. Kemi punuar në Universitetet më të mira të botës. Kemi botime dhe kontribute të tjera profesionale nëpermjet prezantimeve në konferenca, konsulenca etj. Kjo ka kërkuar shumë sakrifica.Unë me muaj të terë jam vetëm, duhet të punoj,njekohesisht dhe të kujdesem per femijet pasi im shoq udhëton shumë.Sigurisht edhe ai bën të njëtën gjë kur udhëtoj unë larg shtëpise.
Nëse është e mundur, do te shtoja që si unë ka me qindra. Shqiperia ështe një nga vendet me emigracion masiv dhe me emigracion në moshe të re (po flas si demografe tani JJ) Pjesa më e madhe e këtij emigracioni shkoi per nje jetë më të mirë te cilën e kanë arritur duke punuar fort. Vajzat dhe gratë sidomos, kanë punuar fort duke qenëjo vetëm profesioniste por dhe nëna te mira. Ka shumë qe kanë qenë të suksesshme si mjeke, artiste, akademike, etj. Eshte veshtire të flasësh për veten dhe per punën qe kam bërë kur mendoj qe jam veçse nje prej atyre qindra grave që kanë beretë njejten gje.Do të shtoja gjithashtu që eshte nje iniciativëdhe vendimmarrje e mrekullueshme e zonjës Liliana Pere, qëkëto arritje po evidentohen dhe bëhen publike. Duke lexuar për plot gra të tjera shqiptare në botë unë ndjej veçse krenari.Eshtë një impenjim dhe përkushtim nga ana juaj znj Liliana, mendoj se është një punë me vlerë që bota njeh sukseset e gruas shqiptare dhe krijohet një sistem dhe model vlerashnë gjenëratat e tjera. Njekohësisht mendoj që ky informacion shërben më së miri edhe për të krijuar ‘role model’ për brezin më të ri te vajzave shqiptare.
Edlira: Zonja Liliana, ju falenderoj per punen tuaj te palodhur për promovimin e grave shqiptare ne Botë dhe për intervistën e këndshme. Duke ju uruar gjithë të mirat!
-Ju faleminderit Edlira, ju uroj suksese nga zemra!
Liliana Pere