Dr. Lulzim Nika/
Të vlerësohesh padyshim qe është ndjenjë e mirë por të kontribuosh për vendin dhe pas shumë vitesh te marresh mirënjoheje për kontributin e dhënë vite me parë është jashtë zakonisht ndjenjë e veçantë dhe vështirë të përshkruaj e te thur vargje për të .
Sot u ndjeva shume i nderuar dhe i respketuar nga Shoqata e Dala nga Lufta e Lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës për kontributin tim modest gjatë luftës dhe pas, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të prirë nga UÇK-ja
Në mënyrë të veçantë falënderoj kryetarin Enver Hajdarin dhe nënkryetarin Arben Bazajn dhe gjithë ju të pranishëm që më nderuat dhe më respektuat punën dhe veprimtarinë gjatë Luftës dhe pas saj.
Prezenca juaj më emocionon dhe më kthen mbrapa në kujtimet e periudhës së luftës dhe ku disa prej jush kam takuar nëpër betejat e lavdishme dhe krenare të luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
– Drenica ishte kështjella e pamposhtur e luftës sonë çlirimtare.
Sot me plotë emocion me kujtohet Marsi i lavdishëm dhe beteja e familjes Jashari qe u bë bazamenti i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës
Sot akoma e kam para syve vendosmerinë e ushtarëve të guximshem dhe te pathyeshëm të UÇK-së.
Institucionet e Republikës së Kosovës, duhet të jenë më aktiv në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe nëpërmjet një rezolute të shprehet mospajtimi me terminologjinë e përdorur nga ana e Gjykatës Speciale, edhe në rast të efektit të paktë, ajo duhet të mbetet si dokument i mospajtimit.
UÇK-ja ishte organizim vullnetar në mbrojtje të trojeve shqiptare që duke përdorur makineri ushtarake, shteti Serb ushtronin gjenocidi kundër civilve shqiptarë.
UÇK-ja mbetet bazamenti i themelimit të Republikës së Kosovës pa i mohuar edhe gjithë ata breza që luftuan me pendë dhe pushkë dhe nuk u pajtuan me okupatorin serbo-sllav, duke qenë përjetësisht mirënjohës për kontributin dhe sakrificën sublime për liri.
Falenderues përgjithmonë!!
Shënim: Gazeta Dielli i shpreh vlerësim dhe mirënjohje Prof.Lulzim Nikës për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave të UÇK.