Ish-deputeti i LSI, Dritan Prifti i njohur për konfliktin e tij me kreun e kuvendit, Ilir Meta ka përgënjeshtruar fjalën e këtij të fundit gjatë seancës së sotme plenare ku e lidhte videon e famshme të Dritan Prifit 3 vjet më parë, me emrin e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Përmes një deklarate, Prifti shprehet se Shkëlzen Berisha nuk është përmendur kurrë në videot që unë kam pasur për Metën apo të afërm të tij dhe se çdo insinuatë në këtë drejtim është vetëm shpifje
“Sot në Parlament nga Ilir Meta dhe Paulin Stërkaj u përmend emri im shumë herë. Pa i cituar fjalë për fjalë, afërsisht Meta tha se unë kam video me Shkëlzen Berishën, kurse Stërkaj tha se unë paskam krijuar këtë situatë, sepse jam shumë i pasur. Ilir Metës po i them se nuk kam dhe s’kam pasur kurrë video me Shkëlzen Berishën. Shkëlzen Berisha nuk është përmendur kurrë në videot që unë kam pasur për Metën apo të afërm të tij. Çdo insinuatë në këtë drejtim është vetëm shpifje. Kam takuar Ilir Metën shumë kohë pas përplasjes tonë në Prokurori dhe Gjykatë dhe kisha kuptuar se kishim vendosur një paqe mes nesh. Për hir të kësaj paqe u prira të besoja që ai nuk kishte gisht në goditje të ndryshme që vinin drejt meje. Mbase jam i gabuar se mes nesh mund të këtë ndonjëherë paqe. Kurse Paulin Stërkajt po i them se financiarisht nuk jam as i pasur dhe as i varfër. Ndërkohë, ai thotë se nuk ka asnjë përfshirje me denoncimet e Tom Doshit”, – thekson Prifti.
Sipas Priftit, Meta do ta vrasë Doshin, pasi e ka përkrahur atë për të publikuar videon e Ilir Metës.
“Vrasja porositet në shenjë hakmarrje për mbështetjen që Tom Doshi më dha mua për të publikuar videon me Metën, që në publik ka marrë emrin ‘video e 700 000 eurove’”, thotë Prifti.
As qe e ve fare ne dyshim qe Meta mafiozi te jete personazhi kryesor i serialit Doshi dhe qe ka porositur vrasjen e tij .Me keto maskaralleqe eshte marr ai me kohe e jo sot si skraparlli i kamufluar dhe qe ne fund del pa i lagur breket fare duke kaluar lumin .Pse ? Sepse Dajua i madh ,regjizori i te gjithe mynxyrave qe ndodhin ne Shqiperine socialiste te sotme ,Ramua i Spiridhon Kolekes ,drejton pas perdeve duke hedhur hobe dhe duke fshehur doren e tij kriminale se bashku me suiten e tij te preferuar Tahiri e Bushati qe i bejne iso kenges mortore te kryemisrit .Kjo eshte arsyeja qe punet ne Shqiperi shkojne me ……