Esse nga Raimonda MOISIU/Një shkrimtar i madh i integritetit mendor, mëncurisë, qytetarisë dhe intelektual, Dritero Agolli është nga shkrimtarët e parë dhe të shquar, tradicional dhe fisnik. Ai ishte ndër ata shkrimtarë dhe poetë, që dëshmuan shumë më herët rotacionin në letërsinë shqiptare, që në vitin 1961-ë. Besnik i idealeve të tij, si një shkrimtar që u përket dy epokave të letërsisë shqipe, ai kurrë nuk e mohoj veprën e tij, duke ruajtur vitalitetin e tyre, për thellësinë e maturuar të mendimit artistik e filozofik, në varësi të rrethanave social-ekonomike-politike, ndaj thelbit të individualizmit i hapur e i sinqertë, duke mbetur kështu një autor i shquar, jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe në atë ballkanike dhe unike europiane. I lindur në Menkulas në një familje të thjeshtë devollite, pikërisht aty ku zënë fill vargjet etyd për baltën e Fushës së Devollit, imazhi i dritërimit të tij, që shëndrriste me ngjyrat e mishërimit të vjeshtës së artë të pikturave të David Selenicës dhe artistit impresionist, Vangjush Mios, e frymëzuan poetin e ardhshëm, burrin devolli të mëncur dhe plot urtësi, njeriu i virtyteve njerëzore, qytetare e intelektuale, artdashës i cmuar, mahnitës dhe popullor në stilin e tij poetik dhe rrëfimtar terrifik, i cili ligjëroi dhe shkroi aq ndjeshëm e bukur, në prozë, poezi, dhe publicistikë, për tabanin popullor, tokën dhe baltën devollite të vendlindjes, që e lindi dhe rriti, tokën e shenjtë të atdheut, të cilat mbetën frymëzim, muzë e jetë, deri në ashtin e frymës së fundit. Në adoleshëncën e herëshme, largohet nga vendlindja dhe djaloshi devolli me një laps, fletore dhe trastën në krah, duke shëtitur rrugëve të atdheut, përpiqej me të gjitha mënyrat të balanconte mallin e madh për prindërit, dashurinë e fuqishme për vendlindjen dhe ndarjet emocionale nga shtëpitë, rrugët e fshatit dhe shokët e tij, madje një mall e dashuri aq e fuqishme sa i duhej të kontrollonte ndjesinë e braktisjes së ëndrrave studimore dhe dëshirën për t’u bërë dikushi në jetë, vetëm për të qenë pranë dashurive të jetës. Duke eksploruar bukuritë e fshatit dhe të fushës së Devollit, të cilat e nxitën Driteroin të hidhte vargjet e para poetike, me dashurinë për natyrën , për fshatin, për njerëzit e dashur, për lumin që gurgullonte dhe shelgjet që varin degët, livadhet, lulet, zogjtë dhe bilbilat që këndonin pranë bujqëve të ndërshëm, punëtorë e të dashur. Vëllimi i parë me poezi titullohet “Në rrugë dolla”, dhe më pas do të botonte; “Hapat e parë në asfalt”, “Mesditë”, “Fjala gdhend gurin”, “Udhëtoj i menduar”, dhe poemën e famëshme, “Nënë Shqipëri”, e vlerësuar nga kritika letrare e kohës, si “Bagëti e Bujqësi” e kohëve moderne. Devolli është Itaka e Dritero Agollit! Madhështia e poemës, “Nënë Shqipëri”, është meditacioni i stilit poetik të poetit Agolli, i cili demonstroi fuqishëm në të talentin, mëncurinë, dashurinë, dhimbjen dhe urtësinë, e konceptit mistik e besnik, idilikes dhe heroikes, peisazhit dhe figuracionit poetik, duke fituar epërsinë harmonike dhe metafiziken e natyrës dhe njerëzores në udhëtimin e lumtur e të trishtë të jetës, të përjetuar mes vargje, që u këndon detajeve me vizionin meditativ, baladës, filozofikes, artistik e njerëzor, dhe duke krijuar kështu negotacionin delikat në kufijtë e ëndrrës, riëndrrës e shpresës. Dritero Agolli është shkrimtari i shquar dhe Bardi i poezisë shqipe, Mjeshtër i Penës dhe i Rrëfenjës, i cili me talentin e forcën letrare artistike e filozofike, solli karaktere realistikë me një sens të mprehtë të jetës e mbijetesës, depërtonte brenda së bukurës e njerëzores, dhimbjes e dashurisë, jetës e vdekjes, duke i transformuar ato, në një subjekt drite e shprese, mes artistikes e filozofisë së jetës e për jetën. Kontributi më i rëndësishëm letrar në gjininë e prozës është “Shkëlqimi dhe rënja e shokut Zylo”. Elementët statikë dhe të stilizuar të jetës social-ekonomike e politike, janë zvendësuar me portrete energjikë e të gjallë të personazheve komplekse, plotë satirë dhe humor i dritëruar, ironi e sarkazëm dhe patosi dramatik, të cilat dominojnë vëmendjen e lexuesit, jo për paraqitjen e personazheve në bashkëfajësi apo veprat e tyre, por për njerëzoren, me artin e humorit nga rrëfimtari terrifik dhe mjeshtër i rrëfënjës, Dritero Agolli. Gjithashtu si poet, Agolli pati sukses në krijimin e një standardi të ri në poezi, në fillim të viteve ‘90-ë, që ripërcaktoi subjektin, studimin dhe pasurimin e letërsisë shqipe. Dritërimi i ndjenjave nëpërmjet një lirizmi më mediatik, më të ndjeshëm dhe melankiolik të njeriut dhe individëve të zakonshëm, duke e zgjeruar gamën me trajtim të plotë, lirik, artistik, metaforik dhe filozofik, duke përfshirë të gjitha aspektet e evolucionit të jetës dhe përvojës së saj, që nga rinia dhe deri në pleqëri, që nga embrioni i jetës dhe dritërimi i errësirës së vdekjes, ndonëse nuk mungojnë cilësitë komplekse me nota humori e ironike, për përshkrimin verbal të problematikave jetësore ekzistenciale. Aty ku ka jetë ka edhe vdekje! Edhe pse një sentëncë e njohur kjo, për Patriarkun devolli të letrave shqipe, ai përsëri gjente forcë e dashuri, të ngushëllonte veten, ne, njerëzit që e donin dhe e rrethonin, duke mendur gjithmonë se jeta dhe drita e trashëgimisë që shpirti krijues lë pas, vazhdojnë përjetësisht pas vdekjes. Ai ishte dhe mbetet Bardi i Poezisë, dhe Mjeshtër i Rrëfimit, i vlerësuar nga koha e historia, teksa ne ende vazhdojmë dhe i dëgjojmë poezitë, gjithnjë do të kemi pranë zërin e POETIT, rrëfenjat, tregimet e shkrimet e tij, sepse vepra e Dritëroit të Madh, vazhdon të jetojë përmes atyre rrëfimeve dhe vargjeve poetike, tabanit popullor, artit e ideve. Ai është i pavdekshëm, si është magjia e ndjesisë dhe thellësia e mendimit, i sigurtë e guximtar për vlerën e tij, ai vazhdon të jetë dhe do të mbetet pjesë e rëndësishme e jetës dhe botës shqiptare. Shkrimtari i Madh Dritero Agolli, modest përtej modestisë, popullor dhe i dashur për këdo, sa ishte gjallë kurrë nuk rendi pas famës, por ai e arriti atë parakohe me veprat e tij, ndikimin e thellë të atyre veprave në shoqëri, art kulturë dhe historinë e një kombi.Kombi e Atdheu, komuniteti i letrave shqipe këtej e përtej Atlantikut, të gjithë së bashku, humbëm një shkrimtar të papërsëritshëm dhe të pazvendësueshëm, të dhimbjes e dashurisë, i cili edhe vdekjen e dritëroi në bukuri, duke lënë mesazhin më madhështor e fisnik, të dashurisë njerëzore përtej errësirës. Dritërimi i Driteroit të Madh, kujtimi i ndritur i veprës së tij, do të mbeten përgjithmonë në zemrën, mendjen dhe historinë e kombit shqiptar.
Raimonda MOISIU/ Shkurt, 2017
Ne kundershtim. Me vendin qe zinte nuke sillej Si monk ”Une jam…. …. …. …. por ashtu thjesht me nje gazet apo revise ulrej ne tavolin pa pritur ”temena”.
Kur vine ne province nuke shkonte teak secretary I pare ,krietari komitetit,ne dreka e dark qendrore por shkonte ne shtepi te mesusve qe i trajtonin keqe h.a.,s.b.,n.p.,m.m.b.,f.d. etj etj.
Gjeniu Dritero Agolli ka nderhy per mesusit e studentet e talentuare, pamvarsish nga ”njollat” te mos pengohen talentet te vazhdojn studimet ne fakultetin gjuhe,filologj etj etj.
Ka qene bemires,ky qe shkruan keta rrjeshta ne rruge nxirrte zgjaste doren shoferve per ta marr .per veterat nuke e bente(ato Ishiimole e ndaluare”) nje verim te till.ky e ngriti doren nje kamjoni ..nuk u nodaloi??
Erdhi nje making ”polish fate”.ndaloi.Prepare isht nje zonje ..Ne dritaren prapa del I madhi Dritero evthote ‘.Ku do vesh”?? :Me falni I tha shkrusi ”per tirane” po pares ndonje makin,”hajde Brenda I thote Academic Agolli”.
Isha dilem…
Mu kujtua shprehja”nuk po ju zahmetisi”,U hap dera u pershendetem”
Eshte fjala ”te gjth vdesin artistat,shkrimtaret c’fado pikpamjesh te kene jetojn nder shekuje”
Mr.Rajmonda ke shkruar”esse” me passion e deshire nje artikull per nje njeri te madhe te letrave shqipe.
Tomorr & Fane