Dy fjalë përkujtimore në 100 vjetorin e lindjes së Prof.Dr. Isuf Luzaj/
21 shkurt 1913- 2 dhjetor 2000/
Nga Vilhelme Vranari Haxhiarj/
Në datën 21 shkurt 2013 mbushen 100 vjet nga lindja e Prof.Dr. Isuf Luzaj. Ishte fatkeqësi që koha e egër ua mohoi këtë të drejtë legjitime shqiptarëve, njohjen e njërit prej 7 filozofëve më të mëdhenj të botës në shek e XX. I vlerësuar me sa e sa çmime ndërkombëtare, ky shef Katedre që për 45 vite ka dhënë dilploma sa e sa studentëve që kanë drejtuar apo drejtojnë politikën botërore, zhvillimin e demokracive perëndimore, i nderuar me titullin “Profesor i Amerikës”me Medalje Ari, dhënë me dorë nga Presidenti i Sh.B.A-ve, antikomunisti Ronald Regan, kurse ne si bashkëkombas nuk e njihnim dhe vazhdojmë të mos e njohim I përjetshëm qoftë emri dhe vepra e tij! Uroj që të kujtohet me nderim në shekuj nga brezat që do të vijnë, jeta dhe vepra e Prof.Dr. Isuf Luzit, pasi emri i tij nderon Kombin! I mbijetuari Prof. Dr. Isuf Luzaj i dënuari nga Mbreti Zog, Fashizmi, Stalini, dhe Enveri, ky filozof me përmasa botërore, autor i 120 veprave letrare, historiografike dhe filozofike, i vlerësuar dhe i respektuar nga bota, e meriton pa hezitim të vlerësohet nga vendi i tij me Urdhrin “Nder i Kombit”
Të Rejat Shkencore , Armike të Teologjisë në “Ekzistenca dhe Boshësia” –
/Studim- pjesa e dytë/
“E vërteta e Zotit gjendet brenda në natyrën e njeriut.
Nuk është Zoti një qenie e huaj e jashtme për të, porse është mbanë tij një shok,një shoqërues i ëndrrave të tij. Me qënë se njeriu është i shenjtë, Dituria e Lartë është trashëgimia e tij!”
I.Luzaj Vazhdon nga data 8-2-2013 …Nëse në pjesën e parë Prof.Dr.Isuf Luzaj na paraqet një analizë të thellë shkencore ,me qëndrim kritik ndaj filozofisë evropiane në vazhdimësinë e librit “Ektzistenca dhe Boshësia” jep spjegime më të drejtpërdrejta rreth Mendimit Racionalist si dheTeozofisë*1. ( bashkëveprim i Filozofisë shkencore me Teologjinë) Pasi vë në dukje të rejat shkencore në nivele përherë dhe më të avancuara dhe reagimin e Fesë, Luzi e nis me një mënyrë të këndshme, të cilën e quan Intermezzo në një koncert . ………. *1- Teozofi do të thotë :”Urtësia e Zotit” Teozofia i përket filozofisë Neo-Platonike, por si doktrinë doli në shek. XVII, sipas së cilës të gjitha fetë kanë një burim të përbashkët. Kjo doktrinë presupozon se do ta çojë njeriun në gjetjen e së vërtetës përmes një të fshehte hyjnore. Sipas dietaëve Teozofia siguron një zhvillim të botës nëpër faza të ndryshme të ndërmjetme në mes materies dhe shpirtit:
*Wikipedia ,Enciklopedia e lirë ………………..
Në këtë kapitull të tretë të librit të tij Profesori paraqet studime bazuar në Ontologji*2, lidhur me arritjet e shkencës. Në 30 vitet e fundit të shek.XX, nga zbulimet e reja në fushat e ndryshme shkencore si, Krijimi i Embrionit në laborator kimik, zbulimet e Universit nga Nasa, kanë bërë të rinisë një debat i ashpër në Universitetet e Sh.B.A, ku shkenca atomike quhet armike e Teologjisë. Këtu ka vend për të ndalur, nëse sipas Besës të të gjitha besimeve, njeriu është biri i Zotit, i cili zhvillon dhe drejton, jetën e tij, edhe për më fanatikun fetar (besimtar),lind mosbesmi ndaj të Plotëfuqishmit, fuqisë Hyjnore me faktet e reja të pakundërshtueshme në thelb. Faktet konkrete të arritura në përfundime reale, nuk e shfajësojnë zemërimin e studentëve amerikanë për të rejat shkencore, që Luzaj e krahason me shpërthimin e një vullkani të vjetër në Evropë. Kjo pasi kishte mëse dy shekuj që konflikti mes shkencës dhe besës së çdo besimi, ishte i papajtueshëm në kontinentin plak. Porse arritjet në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji, bënë që të pranohej suksesi i shkencave si një akord simfonik nga mendjet e ndritura, që pasi u bindën, e zëvendësuan besën me diturinë shkencore. Ishte Ontologjia, shkenca që hapi udhën e mendimit në shkolla bashkë me botime studimesh, për riedukimin e popujve drejt përparimit dhe diturisë, si rrugë e vetme zhvillimi. ………..
*2-Ontologjia, sot është një nga degët themelore të filozofisë, studion të qenit përtej institucioneve fetare apo shkencore. “Ontologji “do të thotë “diskursin mbi” si.mbi “subjekte”, e spjeguar në mënyra dhe në pozita të ndryshme filozofike. Ontologjia lidhet me Teologjinë, Kozmologjinë,me jetën e përditshme, marrëdhëniet dhe objektet.Ka si funksion: 1-Dallimet në terminologjinë midis Qenies dhe Ekzisttencës me Asgjënë (Boshësinë) Si histori mendimi, Ontologjia është një degë e metafizikës, kurse si afërsi filozofike, është vazhdim i asaj Aristoteliane. Atributin e saj në mënyrë universale nuk e kanë pranuar disa mendimtarë si Martin Heidegger, ose të tjerë e shohin metafizikën si një kërkim për shkaqet përfundimtare të realitetit. Me Ontologjinë lidhet”fenomenologjia” e zbulmit të asaj që”është”, si dhe mënyrën se si ka arritur këtë gjendje. Nëse ontologjia është studimi i themeleve të asaj që ekziston, me “ekziston” kuptojmë të mundshmen, të qëndrueshmen, universalen,të verifikueshmen. 2-Me lidhje të jashtme të Ekzisikueshme ,nënkuptohet kërkimi për kuptim më të thellë që të gjitha të jenë të vërteta. Kjo është edhe antropologjia filozofike e rëndësishme dhe për këtë arsye është çështja e kuptimit të menduarit të njeriut, të ekzistencës dhe mendimit. Çdo pyetje lidhur me “temë” ,”objekt”, dhe për “marrëdhëniet “e tyre, atëherë në mes është një pyetje ontologjike. ” Unë “dhe” bota”. Disa çështjet kyçe të ontologjisë: Ontologji mbulon fushat e studimit të natyrës , ndryshimet mes ekzistencës, të qenëies dhe realitetit në përgjithësi, si dhe kategoritë themelore të mirëqenies dhe marrëdhëniet e tyre. Prolemet që shtron kjo shkencë janë: ” Ç’ është ekzistenca. A është Ekzistenca një objekt i vërtetë. Ç’lidhje ka mes objektit e pronave të tij.Si bëhet dallimi mes pronave esenciale dhe pronave aksidentale të objektit? Mësojmë se është problemi i esencës apo substancës.Ç’ është një objekt fizik? Ç’kuptojmë se një objekt fizik ekziston apo identiteti i tij. Një objekt pushon së ekzistuari, apo thjesht ndryshon.,ose problemi i universalizmave. Ndryshimi terminologjik midis qenies dhe ekzistencës që shpesh ndodh në metafizikën tradicionale ( edhe pse neglizhuar nga disa autorë): Ndërsa po është në Vetvete, dhe nuk ka nevojë për asgjë tjetër, ose nuk ka qenë në Vetvete, por e merr atë nga diçka tjetër. Nga kjo pikëpamje, duke qenë se është diçka absolute, ekzistenca është vend subjekt i një qenieje të lartë, nga e cila ajo varet. Ekzistenca rrjedh etimologjikisht nga gjuha Latine që do të thotë “të qenit jashtë nga”, ose “të qenit nga” diçka tjetër.” Platoni ishte i pari që në mënyrë të qartë, dalloi dy konceptet “të qenit” nga “ekzistues”, në mënyrë të veçantë, ai atribuohet ekzistenca e gjendjes njerëzore, gati në mes të qenit dhe jo-të qenit, në varësi të paparashikuara dhe të bëhet si qenie, është dimensioni ontologjik i vërtetë në të cilën nuk është bota e ideve:e pakorruptueshme, e pandryshueshme dhe e përjetshme.Kjo ka lidhje me besimin dhe bindjet. *Wikipedia ,Enciklopedia e lirë Bindjet bazohen në përvojën dhe mendimin e lirë. “Që të arrihet kjo,-thotë Luzaj,- duhet pranuar teza e Racionalizmit ,f.40. “Veçse për të provuar të vërtetën e sjelljes dhe gjykimin tonë në gjetjen e së vërtetës ,s’ mjafton vetëm shkenca, se nuk dimë se si janë lidhur dhe kushtëzuar faktet me njëri-tjetrin. Për paaftësi njeriu ende nuk ka mundur t’i çkyç dyert e errësirës që të zbulojë Misterin, edhe pse ka vënë në punë Diturinë objektive. Që të gjejmë konceptin e vërtetë racional të ekzistencës sonë nevojitet Dituria e së Vërtetës, që është e bukur, por e vogël për të arritur të panjohurën e madhe: besë- mendim. Përsëri nuk themi se mendimi inteligjent nuk luan rol në zbërthimin e të vërtetave të mendimit. Në këtë rast duhet ndërthurja e inteligjencës me mjetin (shkencën) për një përfundim bindës. Për t’i qartësuar përfundimet dhe vlerësimet e sakta, përshtatur jetës sonë emocionale, duhet një armë e fortë,Besimi, që zhvillon e rrënjosë në jetën e njeriut ato vlera të pandashme dhe përcaktuese: shpirt- mendim. Luzaj ka autoritetin e vetë për daljen në këto përfundime, edhe pse ky autoritet nuk përligjet me anë të arsyes, ai u përgjigjet shkenctarëve, se ai ose ata autoritete ekzistojnë në çdo shoqëri të shëndoshë, veprojnë si tradita mbi sjelljen, dëshirat dhe gjykimet e individëve. Ato janë atje, si diçka Jetësore,pa kërkuar prova për ekzistencën e tyre,f.42. dhe vinë në Qenie pa i konkretizuar, por vetëm përmes zbulimit dhe një personaliteti të fuqishëm. Është qëllim fisnik i njeriut, që me mjete të dobëta, arrinë pak në thelbësoren shkencore, nga e cila kemi themele, baza dhe formula për arritjen e dëshirave tona. Lidhur me këtë,ndër disa besime, Luzi zgjedh besën çifute -kristiane.Nëse kjo tezë përjashton fenë, e ta shohim si pikëpamje njerëzore,tregon se kemi zhvillim të lirë e të ndërgjegjshëm të individit, që fuqitë e tij i vë në shërbim të mendimit njerëzor për përparim. Por s’mund të hyjnizojmë një komb, një racë, një klasë, as indivdin se”jemi” pjellë e një Ati. Hyjnizimi i njerëzimit si një tërësi abstrake, nuk do hynte në shpirtin e këtij ideali, se ai i përket një individi, ku fati, qëllimi e detyra e tij është t’i shërbejë shoqërisë dhe jo ta imponojë apo zotërojë atë me lloj-lloj mënyrash. Te kjo e vërtetë ,po të shohim përmbajten dhe paraqitjen, na shërben për të shprehur idealin tonë për atdheun, i cili shpesh herë te politikanët është po aq i vogël, sa fetari adhuron idhullin e tij. Por për edukimin e rinisë me këtë shpirt, që parimet të jenë si ajri që thithë, as edukimi dhe as shkolla nuk e kryejnë dot këtë qëllim. Shkenca më vete, është përjekje mendimi 150 vjeçar që kërkon të lidh fenomenet e përceptueshme të botës, për përparim sa më të mundshëm, ose përpjekje për të zbuluar rindërtimin e ekzistencës, me anë të Konceptualizimit,*3. ………. *3-Konceptualizmi është doktrinë filozofike mesjetare e filozofit Peter Abelard , bënë fjalë për një mosmarrëveshje mbi Universalen që gjendet mes Nominalizmit dhe Realizmit: ku mbështeten teologë francezë, se Universalja ekziston vetëm brenda mendjes dhe nuk ka realitet të jashtëm. Universale, sipas Konceptualizmit gjendezt në formimin e një mendjeje që ekziston dhe pëson ndryshime përmes përvojës. Konceptualizmi, krahasuar me realizmin, thjesht nuk pasqyron thelbin ose përcaktimin e formës, por është një ndërtim i mendjes njerëzore. Në kontrast me nominalistët, që pretendojnë se universal është vetëm emri, Konceptualistët mbështesin ekzistencën e koncepteve universale apo ide të përgjithshme në omendjet tona: universal është një përmbajtje mendore që ekziston dhe më pas. Kontrasti midis Konceptualizmit dhe Nominalizmit nuk u ndal me filozofinë e mesjetës, por ka një prani të fortë në Empirizëm*4 të gjuhës angleze të shekullit XVII dhe XVIII me George Berkeley dhe David Hume në mënyrë të shprehur qartë nominaliszmin. Shumë e diskutueshme është konceptimi i abstraksionit nga Lockean. Dijetarët e shquar John Locke, si John Yolton dhe Michael Ayers, e konsiderojnë atë një nominalist. Megjithatë, edhe së fundmi në Konferencën Locke John për njëqindvjeçarin e tretë, në Universitetin e Oksfordit (2004), ka forcuar tezën e Konceptualizmit, bazuar në librin e tretë me Ese, lidhur me të kuptuarit njerëzor (1690). Çështja e universalizmave është kthyer në fakt, në kontestin rreth bazës së matematikës, në fillim të shekullit XX, kur filozofi dhe matematikani anglez Bertrand Russell, argumentoi në “Principia Mathematica” (Parmet e Matematikës)vepër e tij (1910-1913), shkruar në bashkëpunim me Alfred Veri Whitehead, interpretim realist me konceptet e logjikës dhe matematikës së pastër. …………… Wikipedia, Enciklopedia e Lirë. *4-Empirizmi- Filozofi, që pranon si burim të dijes, përceptimin e shqisave, pëvojën mes praktikës dhe mohon vlerën e të menduarit abstrakt dhe përgjithësimet teorike…………..
Luzaj duke u nisur nga konceptualizmi,në vend të gjetjes se cili besim është më i përshtashëm për zhvillimin, vlerëson se nga ç’dëshira udhëhiqet njeriu besimtar i sinqertë. “Për mua ai njeri është ai frymor i ndritur fetarisht, i cili ka çlirur veten e tij nga ferrat dhe drizat e dëshirave të tij dhe që është i kujdesur me mendime, me ndjenja, me aspirata,që ai i beson se janë me vlera mbinatyrore, mbipersonale: vlera shpirt -mendim,f.43.” Mbipersonaliteti kujdeset që mbifuqia dhe mjetet të bëjnë të pamundurën për ta bashkuar atë Njeri me Qenien Qiellore. Njeriu fetar, duke qenë i sigurtë, nuk ka dyshime për kuptimin dhe lartësinë e objekteve mbinjerëzore, ndaj as kërkon e as i gjenë bazat racionale të tyre. Nëse nuk do të ishte mbipersonaliteti, atëherë askush nuk do të besonte se ishin besimtarë fetarë: Buda dhe Spinoza, Muhameti dhe Kartezi, Sokrati dhe Savonarola. Kurse historia e besimit, është aq e vjetër sa njeriu i pranon vlerat e mbinatyrshme dhe efektet e tyre, edhe në ndërgjegje. Në këto raste konflikti shkencë-besim është i pashmangshëm. Shkenca siguron dhe sigurohet për çka është, por nuk di se ç’do të ishte jashtë mendimit të vlerave të mbinjerëzores, të cilat i takojnë besimit, që ky matet me vlerësimin e vlerave mendore dhe veprimeve njerëzore, por nuk njeh faktet dhe marrëdhëniet mes tyre, që i siguron shkenca “Në akord me këtë interpretim, konflikti i njohur mes Fesë dhe Shkencës së kohëve të shkuara, duhet konsideruar si një interpretim i gabuar i situatës që ka qenë përshkruar f.44″ -Ky qe pozicioni i Luzajt në Kongresin Filotzofik të San Franciskos, Kaliforni, 1989 Univ. Northwesternit Konfliktet mes Fesë e Shkencës ekzistojnë që kur besimtarët fetarë, hynë në sferat e shkencës me këmbëngulje për vërtetësinë e tekstit të Biblës.Kjo të kujton luftën e kishës kundër doktrinave të Galileut dhe Darvinit. Përfaqësues të shkencës, që duke kundërshtuar besimet fetare, arritën në përfundimin e vlerave mendore dhe njerëzore me metoda shkencore. Me gjithë kufijtë që ndajnë Shkencën nga Feja, konfliktet çuan në gabime fatale. Botkuptimi dhe e vërteta e Ekzistencës, ku shërben Racionalja (të kuptuarit përmes Arsyes) janë jashtë sferave të Fesë, prapë lind nevoja e Fesë. Shkencëtarit i duhet Besimi për të realizuar teorinë e tij. Gjithashtu për vlerësimin e mendimit, Feja ka nevojë për Shkencën në arritjen e vlerësimit të mendimit dhe veprimeve njerëzore. Pra Shkenca dhe Feja janë në marrëdhënie e vartësi të njëra-tjetrës, gjë që shërben si një rregullator i Botës së Ekzistencës. Luzaj thotë:”Shkenca pa Fe (besim)është sakate. Feja (besimi) pa Shkencë është qorre.f45.” Si konkluzion: Sa pamë më sipër njeriu krijoi Zotin apo Zotat sipas besimeve dhe gjithçka ia dedikoi atij si qenie fuqiplote. Në shekuj njeriu ia drejtoi lutjet Qenies Divine (Hyjnore), duke i dhënë fuqi të mbinatyrshme. Pra vetëkrijoi një Zot Personal mirëbërës, që konceptohej dhe besohej nga mendjet e pazhvilluara. Duke e mbivlerësuar këtë si Qenie Fuqiplote, besonin se gjithçka që bën e i ndodh njeriut, janë veprime të Zotit, si kontrollues i Universit, si: Puna, vendimi, dëshira, sëmundja, lindja,vdekja… Sot konflikti mes Fesë dhe Shkencës, qëndron te konceti i Zotit Personal. Është detyrë e Shkencës të vendosë marrëdhëniet reciproke të objekteve apo ngjarjeve në Kohë dhe Hapësirë. Njohja e ligjeve shkencore ka bërë që të parashikohen fenomene natyrore dhe të parandalohen. Saktësia e këtyre fakteve është vërtetësi. Marrim një shembull: Ndodh që parashikimi i motit nga shkenca, edhe gabon, pasi jo të gjitha lidhjet, rregullat dhe marrëdhëniet apo vartësitë e fenomeneve të natyrës, shkenca i njeh, pasi ka shumë për të zbuluar. Duke besuar në jetën Eterne (të përjetësisë), njerëzit që ende s’ kanë zbërthyer problemin Ontologjik (dallimin mes Boshësisë (Asgjësë) Qenies dhe Ekzistencës dhe Kozmogoninë( njohja e marrdhënieve dhe e vartësisë së objekteve në Kozmos),pranojnë Vetvrasjen dhe shmangin vdekjen natyrale ku njeriu fizikisht shkon drejt Asgjësisë ose Boshësisë. Fetarët duhet të përpunojnë te njeriu ato fuqi shpirtërore në Zot, që rrënjosin të vërtetën, të bukurën që gjendet te vet njerëzimi, gjë që arrihet me ndihmën e shkencës. Çdo fushë e dijes sot bazohet në thellësinë e Arsyes që ka si bazë Ekzitencën. Kjo sjell evolucion shpirtëror dhe të mendimit njerëzor. Nëse kemi parasysh Filozofinë Luziane dhe sot t’ia përshtasim shoqërisë sonë, duhet të ndalemi në analiza. Për sa udhëzon Profesori më sipër, unë parashtroj se ajo që ka ndodhur në vendin tonë gjatë diktaturës komuniste dhe me kohë-tranzicionin e gjatë, që nuk po e ndryshon dot emrin, është në kundërshtim me ecjen përpara, kjo e provuar shkencërisht nga filozofët e të gjitha kohërave. Në Shqipëri u hyjnizua sistemi komunist, udhëheqësi “Idhul” u radhit me diktatorët famëkeq që sollën gjëmat më të mëdha të genocidit. Kur deklarohej” Shqipëria fanar ndriçues”, botës i dhimbsej ky vend nën dhunën e luftës klasore, i vetizoluar nga zhvillimi perëndimor, që tjetërsoi dhe pluhurizoi mendimin dhe besimin e njeriut,hyjnizoi: marksizmin, stalinizmin, enverizmin, sa u bënë të barasvlertë me Zotat, ndërkohë që Besa dhe besimet u ndaluan me ligj. Ideologjia false marksiste varfëroi shpirtin, mendjen dhe mendimin njerëzor që janë individual jo shoqëror. Gjithashtu frenoi dhe mohoi vlerat e vërteta të mendimit njerëzor, duke e bërë kurban për ideologjinë marksiste trurin e njeriut. Sepse në Shqipëri u orientua dhe u imponua kahja e doktrinës false dhe u përcaktuan kufijtë e mendimit individual dhe shoqëror që janë në kundërshim me zhvillimin e mendimit të lirë dhe ndërtimin e një shoqërie të lirë. Pas përmbysjes së diktaturës, nga të gjithë shqiptarët që u ngritën për t’ia shqyer maskën errësirës, u krijua ideja për ndërtimin e një shoqërie pluraliste demokratike. Por politikani, bizesmeni, intelektuali që thonë aq fjalë të mëdha e të bukura për Besën dhe besimet në kremtime festash fetare, a janë në shkallë superiore Besa, mendimi dhe bindja e tyre? A qëndron aq lart mendimi demokratik, sa personalizimi i mendimit dhe egos së politikanit, juristit, apo administratorit të çdo niveli?! A beson politikani apo biznesmeni pas pohimeve aq publike për vlerat e fesë, kur gjithë ditën gënjen, mashtron, korrupton dhe pasurohet, kur shumica merr bukën me listë? A ekziston një idealizëm demokratik objektiv kur patjetër që është pa Fe e Besë, ai që ka dhunuar dhe rrëmbyer pronën e tjetrit, kur një nga kushtet e ndërtimit të demokracisë është: “prona i takon pronarit legjitim”? Gjithashtu liritë dhe të drejtat e individit janë të shenjta, pa të cilat nuk presupozohet ndërtimi i demokracive të zhvilluara. A u kompesuan materialisht apo rifituan të drejtat morale për vuajtjet çnjerëzore, të burgosurit dhe të përndjekurit politikë? Që mendimi njerëzor në demokraci të ketë zhvillim objektiv mbi baza filozofike, s’duhet të ketë zhvillim të diferencuar social. Ndaj duhet lexuar, përvetësuar dhe aplikuar Filozofia Luziane që të gjejë udhën e Dijes dhe të Zotit i pangupori, sepse ka harruar që të gjithë ne, një ditë do të shndërrohemi në Asgjësi- Boshësi, në një grusht grimcash pluhuri të papërfillshme të Universit Ndaj duhet të njohim teorinë e Luzit mbështetur në Teozofi , me të cilën kuptohet bashkëveprimi i Teologjisë me Filozofinë moderne, gjithmonë duke u mbështetur në analizat filozofike të të gjitha kohërave dhe në përfundimet studimore të Prof.Dr. Luzajt që sqaron mirë Doktrinat Teiste dhe Ateiste. *Kristianizmi s’është mesazh, por mision që ka si bazë besimin-Besën, që e quan veten Universializëm. Besa është problem teorik i vetëkomunikimit, e pajisur me fuqi magjike, Eskatologjike (me funksion ringjalljen, begatinë, plotësimin e dëshirave, shkrirjen e Hyjnores me Eternen( përjetësinë). E tronditur në fundshekullin e XX, ndërgjegja kristiane thotë se kërkesat e veçanta të Shkencës janë saktësi rastësore, ndaj duhet filozofia e përjetsisë, e cila i kënaq mendjet njerëzore më shumë se Pasiguria dhe Vetërevizionimi i Shkencave moderne. Kjo tregon se feja është një Iluzion. *Termi Iluzion, sipas Frojdit ka dy kuptime: iluzioni si gabim; dhe iluzioni si fantazi, gënjeshtër, gjë që e çoi njerëzimin në pesimizëm(trashëgimi e helenizmit) gjë që ndodhi kur njerëzimi u përballë me të vërtetat shkencore. *Teologët mendojnë se morali kristian është burim kënaqësie, por si mund ta besojë mendimi i lirë këtë, kur:”Një Zot që bën njerëz të ligj, dënon veten e tij.F.51″ Sot e kanë hedhur poshtë teorinë e Thoma Akuinit, se lumturia është përfeksionimi i njeriut, i cili veçon lumturinë fizike nga ajo qiellore. *Arrijmë në konkluzion Agnostik. Ky term e lë mënjanë çështjen Hyjnore, lidhur me pamundësinë për të ditur të vërtetën e ekzistencës së një Zoti, apo forcave të mbinatyrshme. Sipas këtij termi njohja e botës bëhet mes një studimi sipërfaqësor, jo në brendësi dhe pa kërkuar shkaqet e ndryshimeve. *Mendimi Protestan i qëndron besnik Shkrimit të Shenjtë por duke qenë kundër Logjikës dhe Filozofisë, pasi urren racionalizmin skolastik. *Integrimi i Teizmit me të rejat e Shkencës sot kërkon Demitologjizmin(heqjen e mitologjisë) e më fortë Dehelenizmin(heqjen e helenizmit), nga Dogma e doktrinës kristiane mbi Zotin. *Ateistët bashkëkohor, Luzaj i ndanë në: ateizëm shkencor dhe ateizm kristian. Përfundimisht ai thotë ,se Ateizmi është Antikristianizëm dhe Ateizëm Agnostik ( mbledh gjithë besimet e botës).Nëse kemi parasysh Sartrin, e nisi me Ateizëm dhe e përfundoi në Antiteizëm. Hejdegger është për Ateizëm Absolut (Mosekzistencë e Zotit) dhe thotë: Mendimi është Uni- Vetja dhe Bota, që janë të vetmet realitete, ku ndërgjegja provon fenomenin e Ekzistencës. *Realiteti i besës kristiane është i koklavitur, nëse Akti i Besës merret si një veprim i arsyeshëm mendimi, ka të bëjë me të Qenurit dhe Ekzistencën. Njerëzimi nuk mund të besojë në Zotin përfundimisht, ashtu si jeta nuk është e përjeshtme. Të Qenurit ka të bëjë me Besën e cila në gjuhë të ndryshme si (Faith-Fede-Foi) pra anglisht, italisht dhe frëngjisht është e njëjta fjalë, Besë apo besim, gjë që tregon universialitetin e këtij akti që të çon në marrëdhëniet Esencë dhe Ekzistencë. Deri tani askush nuk e ka vërtetuar identitetin dhe Ekzistencën e Zotit dhe si rrjedhojë nuk di gjë as për Esencën e tij, pasi ai nuk është një objekt dhe as qenie e ndieshme. Pikërisht këtu qëndron dyshimi i Hejdeggerit dhe Sartrit, pasi ata nuk kanë parë një Fuqi inteligjente Kozmogonike. Luzaj thekson,se për të gjetur përgjigjen lidhur me Esencën dhe Ekzistencën e Zotit, duhet hequr dorë nga helenizmi. Zoti nuk i fut duart në histori, por ai është në histori, pasi Zoti nuk ekziston në kohë si ekziston njeriu, por ai është kohor siç është njeriu.f.58-59. Profesori sqaron : “Meqënëse Zoti është gjithmonë prezent në kohën e natyrës e në kohën e njeriut,pra koherenca e tij qëndron në të qenurit e tij prezent në histori. Marrëdhënia Njeri-Zot në realitetin e historisë, qëndron te prania e përbashkët e Zotit dhe e njeriut në krijimin e botës.f.59” Kjo prani e Zotit në natyrë e bën natyrën të aftë për çdo krijim. Për prani absolute të qenies është Hapësira si bazë e natyrës dhe e historisë, ku Zoti modelohet në Qenie Absolute, se i qenësishëm në dy kuptime: esencë-ekzistencë,sepse natyra dhe historia s’janë akte të një fuqie, por evolucion prej të cilit dalin e Paparapashmja dhe Ripërtëritja. Del se çdo histori është e mundshme, nga ku del lidhja fetare e Njeriut me Zotin. Filozofia e shek.XX, ku besa kristiane merr emrin Besa,s’ do të thotë ndikim i Zotit mbi njeriun dhe as nënshtrim i njeriut ndaj Zotit. Në të ardhmen nuk do të jetë nevoja e konceptimit të Zotit nga njerëzimi. Përsa i përket problemit mbi Djallin, duhet lënë roli i vjetër i teizmit Stoik i Zotit si Dënimtar por ato veçori që endihmojnë nejriun. “Falenderimi i Zotit kuptohet si vetvendosje e njeriut mbi realitetin, nga ku vjen:Burimi i besës, i frymëzimit,i ekzistencës, i fuqisë krijuese, të cilat nuk janë burime nga Zoti, nga një fuqi jolëndore, porse janë fillimi dhe mbarimi i ekzistencës së jetës.” Luzaj.f.61″ profsberisha@albaninaonline.net
Teozofia, Zotit dhe Evolucioni shkencor
Nëse katër kpitujt e parë të librit filozofik”Ekzistenca dhe Boshësia”, Prof.Dr. Luzaj nuk i ndan për shkak të shtrirjes te njëri-tjetri, megjithatë secili ka tematikën e vet. Që të kuptojmë Ekzistencën dhe Mosekzistencën nevojiten: Psikologjia, Logjika e Metodologjia, Metafizika e Teologjia. Veçojmë Metafizikën, që nuk analizohet si çdo shkencë tjetër, por dimë se ajo lidh Logjikën me Teologjinë, 2 lëndë abstrakte, ku njëra ka ligjet e mendimit, të cilat as Kanti e as Kartezi nuk i pëkufizonin dot pës shkak të abstrakcionit. Tjetra i përket imagjinatës, intuitës, që Teologët e quajnë Revelacion( Dituri e zbritur nga Zoti në mendje të zgjedhura, apo privilegjuara). E dyta me bazë “Evolucionizmi që kërkon të provojë Mosekzistencën e Zotit, që përdor si mjete pune: Astronominë, Fizikën, Kiminë e Biologjinë, këto shkenca ekzakte që janë shumë larg nga Teozofia:(Dituria ose bisedimi me Theon (helen), të cilët e quajnë Zot). Ndërsa për Luzaj Teozofia*4 është: Kjo filozofi s’do të thotë se Zoti nuk ekziston, por deri tani nuk kemi mundur ta shohim atë. Sipas Luzit, Ekzistencë e Zotit është Boshësi, për derisa nuk është gjetur Misteri, gjë që pohon në Jo-Zot, që s’thotë se është Ekzistent apo Mosekzistent. Ndaj Luzi bën pyetjet: “A ekziston Zoti apo ka vetëm Boshësi? A do të arrijë shkenca të zgjidhë Misterin e shekujve?” Dhe vetpërgjigjet: “Është fakt që ne jemi para një Boshësie, me të cilën nuk kuptojmë Asgjësi” ……………….. *4- Teozofi do të thotë :”Urtësia e Zotit”, e thënë ndryshe Dituri Hyjnore. Teozofia i përket filozofisë Neo-Platonike, po si doktrinë u bë në shek. XVII, sipas së cilës të gjitha fetë kanë një burim të përbashkët. Kjo doktrinë presupozon se do ta çojë njeriun në gjetjen e së vërtetës përmes një të fshehte hyjnore. Sipas dietarëve Teozofia siguron një zhvillim të botës nëpër faza të ndryshme të ndërmjetme në mes materies dhe shpirtit: Njeriu, i përbërë prej trupit, mendjes dhe shpirtit, gjithashtu rritet nëpër faza të ndryshme të përcaktuara: materiale, trupi fizik, trupi etheric, trupi astral, arsyeja, shpirti dhe pastaj fryma. Shpirti i njeriut nuk ka as fillim as fund.. Është i destinuar për një cikël të rimishërimi derisa shndërrohet në substancë absolute të kozmosit. Sipas Teozofisë, të gjitha fetë rrjedhin nga një e vërtetë e vetme hyjnore, e cila është në vartësi të rrjedhës së historisë, ku në përputhje me periudhën historike njeriu do të kishte gjetur vetveten. *Themeluesi i lëvizjes teozoike, Helena Petrovna Blavatsky,e cila pas një udhëtimi në Tibet, zbuloi të vërtetat sekrete, seTeozofia, është një shkencë e fshehtë.*Ka vlera për të formuar një bërthamë vëllazërimi universal të njerëzimit, pa dallim race, seksi, besimi, shtrese apo ngjyre*Inkurajon studimin e feve krahasuese, filozofive dhe shkencave.*Heton e sqaron ligjet e pashpjegueshme të natyrës dhe kapacitetet e fshehura brenda njeriut. *Enciklopedia e lirë ……………… Asgjësi në kuptimin filozofik është termë i Ekzistencialistëve Hejdegger dhe Sartri (“L’Etre Et Le Neant”*(Të Qenurit Mosqenie),ose më saktë( prania e Asgjësë). Sartri qëndronte i patundur në idenë e tij, edhe pas diskutimeve mes tij dhe Luzit,në 18 Konferencat e mbajtura në Universitet Amerikane, të cilat i përkthente nga frëngjisht në Anglisht Prof. Luzaj f.63. Mirëpo Luzaj sqaron se s’ mund të dalim në përfundime pa u bazuar në shkenca. Ai niset nga përvoja e mësuesit, Psikologjia, Logjika dhe Metodologjia, i vënë ligje Mendimit. Kurse Astronomia, Fizika i vënë ligje Universit, si: masë, peshë, moshë, largësi, fenomene dhe lidhjet apo vartësinë e objekteve në Hapësirë. Biologjia dhe Kimia i venë ligje jetës së gjallë. Lindja e Embrionit (D.N.A) apo përshtatja e organeve të trupit përmes transplantit. Paleontologjia zbulon moshën e jetës, të eshtrave para mijëra vitesh. Arritjet shkencore e çfuqizojnë Zotin si krijues e drejtues i jetës dhe njerëzimit, por shkenca nuk pohon Jo-Ekzistencën e tij brenda Boshësisë.Që të zbërthejmë sistemin e mendimit, duhet të kemi parasysh se ai ndryshon nga një pozicion në një tjetër filozofi. Në këtë rast Luzaj analizon Fetë krahasuese të Rilindjes. Më afër kohës sonë pëmend Jakob Boehme si atin e Teozofisë moderne, i cili u mundua të pajtojë ekzistencën e një Zoti të gjithëfuqishëm e plotëmirësishëm, me prezencën e djallit në botë. Pohim i Teozofisë si burim trashendence i çdo qenieje dhe mirësie, se djalli ekziston për shkak të dëshirave pambarim të njeriut. Veçse në Indi doktrina teozofike është madhështore, monumentale, pasi aty predikohet Hinduizmi, Brahmanizmi dhe Budizmi. Sipas Budizmit, lumturia e jetës arrihet me disa ushtrime fiziko- shpirtërore. Veprimi njerëzor nis nga lindja, kalon 7 nivele që i arrin përfeksionimi i Universit, te Vetvetja. Fuqia shpirtërore e fshehtë e njeriut që kalon nga një ekzistencë te tjetra quhet Transmigracion dhe fitore e diturisë dhe e fuqisë që është Shpirti. Meqë Ekzistenca është vuajtje dhe dhembja, njeriu kërkon t’u shpëtojë me zhdukjen e qenies së vet që quhet Nirvana, që në Sanskritisht do të thotë Asgjësim. Që të arrijë shkallë të lartë lumturie, njeriu duhet të jetojë 4 të vërtetat e mëdha të Budës:*Ekistenca është vuajtje.*Origjina e vuajtjes është dëshirë.*Vuajtja mbaron kur mbaron dëshira.*Udha për të arritur burimin e dëshirës është udha fisnike tetëhershe e besës, që janë 1-Besimi i drejtë.2-Dorëheqja nga ëndjet.3-Mosdëmtim i asnjë krijese të gjallë.4-Arritja e Nirvanës.5-Fjala e drejtë.6- Sjellja e drejtë.7-Okupim i drejtë për jetën.8-mundimi i drejtë për të ndenjur larg diallit. 9-Kontemplacion (soditje)i drejtë, qëllim i drejtë, ekstazë e drejtë,meditacion e vetkontemplacion,f66 që janë virtytet që çojnë të shohësh Zotin në qiell. Teozofia e besimit Hindu mëson udhën e Zotit me anë të moralit dhe lufton vesin. Por as Budizmi, as Hinduizmi, as Transmigracioni nuk dolën me një Zot, Qenie Qiellore e përejetshme. Përkufizimi modern i Universitetit të Kalkutës 1986, thotë:”Teozofia është Dituria që del nga studimi i evolucionit të jetës me format, nga të privilegjuarit, që ishin emëruar Profetë të Diturisë.” Mendimtari që që arrin të jetë udhëheqës i diturisë nën dritën e ndërgjegjes dhe imagjinatës e quajmë Logos. Pra Teozofia është Revelacion(studim),por revelacion i diturisë dhënë atyre që janë pajisur me atë fuqi për atë që nuk janë. Kur kjo bëhet dituri ,nuk është më hipotezë, sepse fitohet me eksperimente dhe shndërrohet në Eksperiencë(përvojë). Si çdo shkencë,edhe Teozofia vlerëson faktin dhe përfundimin, që arrihet mes njohjes së thellë të shkencave moderne. Me të drejtë Luzaj thekson se askush nuk thotë se ka një ditë që përcakton lindjen e Universit, apo në “X” ditë do pushojë së ekzistuari. Në historinë e mendimit njerëzor pranojmë se ekziston një Evolucion: në Mikrokomos, Makrokozmos, në njeriun, në jetë,në Sistemin Diellor e Univers, kudo ku shihet transformim i gjallë për atë që di të shohë. Këtë evolucion, edhe pse sipas tij është një Hipotezë, Luzaj i shpreh qartë transformimet në poezinë e tij “Përjetësi”: “Esenca dhe Ekzistenca mistere të Atit… të Qenurit dhe për të Qenë, është një tabelë yçi, një dorë e padukur luan gurët e Fatit, sipas kapriçove e humorit dhe të Djallit, ndreq, prish, prapë ndreq, sa të gjejë kyçin, t’i zbërthejë dyert misterit me ndryshimet e çastit, në fund… i lodhur i vërvit gurët në erë… me jetën, me aktorët me gjithë tabelë… për të rifilluar prapë njëmijë herë … lodrën e të Qenurit dhe për të Qenë më me vlerë transfiguracion i gjithë atij zinxhiri… Evolucion Universi jashtë mendjes së Fakirit* I..Luzaj,”Ektzistenca e Boshësia”f.71-72 *Fakiri – Prof.Dr. Luzaj quan veten e tij, një njeri në dhe të huaj, një “lypsar” jo i rëndomtë për bukë, por i etur për dije, të vërtetë shkencore dhe drejtësi humane. Atëherë Luzaj pyet: A ekziston një koncept i mundshëm i procesit evolutiv, që të japë një pamje më të qartë? Po ,sigurisht. Teozofia na ofron Doktrinën e Evolucionit të jetës me evolucionin e formave Ekzistuese në Univers, tipa lënde më të vogla të pakapshme nga instrumentet Elektro-Magnetik. Ne ende nuk njohim lloje energjish të universit që bashkëveprojnë me tipa lënde Ultra-Fizike, që quhet jetë, e cila zhvillohet shumë ngadalë krahas lëvizjes së Universit. Duhet të pranojmë se ka mijëra aktivitete jete në Univers që ndjenjat tona nuk i kuptojnë, shqisat tona nuk i kapin. Ose kur shohim struktura të ndryshme shohim vetëm një anë të evolucionit, pas së cilës gjendet jeta. Një bimë vdes, por jeta që e bëri atë të jetojë, nuk vdes. Një pemë që vdes, zhduket përkohësisht për të rilindur një pemë të re. Nuk ekziston vdekje në natyrë, në kuptimin e qartë ekzistencialist. Jeta tërhiqet pak nga ambienti i saj Ultra-Fizik, duke ruajtur përvojën si një trajtë mënyre për të ardhmen. Kjo rrugë quhet Drama e Evolucionit, f.71 në të cilën ndodhin transformime. Jeta gjatë transformimeve ka stadet e veta që nis dhe ndërton 1-trajtat e lëndëve Ultra -Fizike (elementi i jetës); 2-ngjall Elementët Kimike nga përvoja e parë, që quhen mbretërim i mineraleve.3-krijon Protoplazmën, ngjall i jep shpirt trajtave vegjetale nga vjen stadi i Njeriut. Tani jeta po ndërton individin (njeriun) të aftë për të ndjerë, për të dashur,për të menduar, për të riprodhuar, ndaj njeriu nuk është krijesa e fundit në Evolucionin e jetës.Ky proces nis me atomin dhe mbaron te njeriu,duke kaluar fazat nga e thjeshta tek e ndërlikuara. Në jetë keemi: I- Evolucion i lëndës që quhet Ri-Rregullim dhe e II-Evolucioni i jetës që është Hapje dhe Zhvillim. Me këto stade u morën Gjenitë e mendimit njerëzor, që nga Sokrati e Ajnshtajni,nga Homeri te Lamartini, nga Vagneri te Dantja… Çdo embrion ka një Ekzistencë,ku brenda çdo celule apo fillim embrioni, do të dalë një Gjeni, si :Aritoteli, Gëte,Kanti Ajnshtajni …-ky quhet Evolucion. Historia e Filozofisë dhe Epistemilogjisë së Qyteiërimeve gjejnë mendje-shpirt që i janë afruar Misterit , që me pjekurinë e Burimit( si drita e parë origjinale e ndërgjegjes) dhe pasurimit të ndërgjegjes, zbret në jetë njerëzore, si:Buda, Krishti, Muhameti, Sokrati,Dekarti, Shekspiri, Vagneri , ku dashuria për shpirtin dhe dëshira për një jetë superiore ,na jep shpirtra si: Tolstoi,Sooren, Dostojevski, Kierkegardi, etje… Për procesin e Krijimit, natyrës i janë dashur miliona vite, për të rregulluar substancën, gjë që jeta i mbajti misteriozisht Sekret e saj. Pas çdo jete ekziston një ndërgjegje e padukshme, që duhet për të krijuar njeriun në shkallë të lartë shpirtërore.Në një jetë ka ndërgjegje,vetëdije, që e plotësuar me dashuri dhe bukuri, jeta merr karakterisikat e saj.Brenda ndërgjegjes dallojmë dy lloj jete:Vetvete (egoizmi) dhe Jo Vetvete(altruizmi) dy degë të ndryshme të kundërta, njëra ka rol negtive, tjetra rol pozitiv, por të dyja janë pronare të një jete filozofike. Sipas Luzajt ndërgjegja krahasohet me rolet e një drame. Është ndërgjegja ajo që udhëzon njeriun se ç’rrugë duhet të marrë në jetë. Këta janë tipat që njihen në Filozofinë e Historisë, që ndikojnë në ecurinë e zhvillimit historik apo e shkatërrojnë atë duke sjellë regres historik. Kurse përfaqësuesit e Filozofive shkencore, që quhen Qenie Superiore, janë përherë në kërkim të jetës së përfeksionuar dhe fillimisht deri në çerekun e shek XX, janë shpallur nga të gjitha fetë dhe besimet armiq të Teologjisë. Ndërkohë që sot edhe Doktrina e Teologjisë Kristiane ka evoluar pasi nuk mund të arrijë në përfeksionimin e shpirtit për ta lidhur me Hyjnoren u bazuar në zbulimet shkencore. Gjithashtu në librin “Ekzistenca dhe Boshësia” të Prof.Dr. I. Luzit. Ajo që është më me interes në këtë libër, Luzaj pasi analizon të gjitha sociologjitë dhe arrin në përfundime se përballë Ekszistencës që është jeta reale, gjendet Boshësi, e cila nuk na thotë se brenda saj gjendet Ezistenca e Zotit ose as Mosekzistenca e tij. Por ai kurrë nuk pranon se jeta është një Iluzion apo një Asgjësi siç pohojnë Ekzistencialistët Hejdegger dhe Sartri i cili është flamurtar i Mohimit të Zotit dhe Zotave. Vazhdon…