Në Itali, u vu në qarkullim një libër i ri, italisht, nga prof. Alfred Uçi-Akademik
Në kuadrin e kremtimit të 150-vjetorit të Unitetit të Italisë dhe 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, me nismën e Shoqatës “Lisi i Arbërit”, në Tiranë dhe Institutit studimor Me – Me, në Kozencë (Kalabri), për të mbështetur e përkrahur bashkëpunimin kuluror me italo-arbëreshët, u botuan në italisht librat:
1) “Il PASSATO PESA SUL PRESENTE”, i përgatitur nga Onorevole Mario Brunetti;
2) “DA UN SECOLO ALL’ALTRO-Cento anni della proclamazione di indipendenza dell’Albania (Nga një shekull në tjetrin:100 vite nga shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë, të para me syrin e një protagonisti), me autor prof. Alfred Uçin-Akademik dhe me Parathënien e Mario Brunettit.
Libri i prof. A Uçit është në gjuhën italiane dhe përbëhet nga “esse”, të ndara në tri pjesë:
I. Estetika dhe letërsia;
II. Nyja të historisë së Shqipërisë;
III. Esse: filozofike-sociale-politike.
Tiranë, 31 janar 2013
(Shkrimin e dërgoi për publikim, prof. Murat Gecaj)