Shkup, 14 qershor 2022 – Në ITSHKSH (Instituti i Trashgimis Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup) u promovua libri “E KAM NË ZEMËR POPULLIN TEM SHQIPTAR” të auorit Don Lush Gjergji, ku ishte i pranishëm edhe vet ai. Me këtë rast drejtori Prof.dr. Skender Asani tha se ky libër, i 17 me radhë i Don Lush Gjergjit, sjell përvojën personale të tij në raport me Nënën Tereze, e cila ishte objekt analizash e studimesh të autorit që nga njohja e parë me të në vitin 1969. Ky libër është botuar në nderim të 40 vjetorit të marrjes së Çmimit Nobel për Paqe nga Nën Tereza dhe sjell disa intervista, reportazhe e kujtime të Don Lush Gjergjit, të shkruara me përkushtim e dashuri, tha Asani.
Ai njoftoi se këtë promovim po e bëjmë për të nderuar kujtimin për Nënën Tereze, në 25-vjetorin e shuarjes së saj, me ç’rast Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze, po e vazhdon traditën e ruajtjes dhe nderimit të një prej figurave më me ndikim në planet, siç ishte Nënë Tereza. Asani tha se një me këtë rast një mirënjohje i dedikohet edhe Don Lush Gjergjit, i cili ka përzgjedhur pikërisht ITSHKSH që të prezantojë librin e tij të radhës.
Për librin foli Prof. dr Ines Murzaku, profesoreshë universitare shqiptaro-amerikane, e cila vuri në dukje se ky libër ofron burime primare të dorës së parë mbi jetën dhe veprën e Nënës Tereze. Ajo ndër të tjera duke përshkruar profilin e Nënës Tereze tha se thelbi i ekzistencës së urdhërit është jeta shpirtërore e misonionarëve të dashurisë. Nënë Tereza, tha ajo vinte nga periferia, por punoi me dashuri dhe e vetmohim, duke bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Në vazhdim, prof. Murzaku shkoqiti edhe disa pjesë të librit duke u ndaluar në kapituj të veçantë. Me këtë rast ajo veçoi mbresat nga qyteti i lindjes, Shkupi, të cilat ishin transponuar në intervistat me Don Lush Gjergjin. Ajo tha se rinia moderne dhe njeriu sot, janë të lidhur nga fjalët dhe premtimet e reja. Ajo që ka nevojë të shohim është puna e vërtetë dhe dëshmitë konkrete, nënvizoi Murzaku.
Libri “E kam në zemër popullin tem shqiptar”, tha Emin Azemi udhëheqës i Departmanrtit të Letërisës në ITSHKSH, është një burim referencash për të gjithë ata që duan t’i kompletojnë dhe sistemojnë njohuritë mbi plotninë e figurës së Nënës Tereze, por edhe një lidhje me botën e pasur të një gruaje që mbolli në mendjet dhe zemrat tona faren e dashurisë për Hyjin dhe njeriun. Sipas Azemit, Don Lush Gjergj me këtë libër ka pasuruar jo vetëm bibliotekat, por edhe horizontin tonë të kërkimit pas modelit të një personaliteti si Nënë Tereza, e cila vazhdon të na frymëzojë me fuqinë e rrezatimit të saj human e shpirtëror.
“Në perceptimin e përgjithshëm, figura e Nënës del si një profil njerëzor tek i cili dominonte dimensioni kosmoplit, si një figurë që është shkëputur nga trungu i origjinës dhe peshën e rëndesës humane e kishte shkarkuar rrugëve të braktisura të Indisë dhe skutave të vemtumuar të botës, ndërkohë që ekziston edhe një perceptim tjetër, sidomos i atyre që e kanë njohur nga afër dhe shumë mirë natyrën e saj njerëzore, ku bën pjesë edhe Don Lush Gjergji, ku figura e Nënë Terezë na shfaqet me një dimension tjetër, me një frymë që korrespondonte me dashsurinë e saj të pashuar ndaj familjes, por edhe ndaj vendit të origjinës”, u shpreh Emin AZEMI.
Në përmbyllje të këtij promovimi, autori i librit Don Lush Gjergji, shprehi falenderime të përzemërta në adresë të ITSHKSH-së dhe me këtë rast shpalosi edhe disa detaje të pa thëna në librin e tij, e që kishin të bënin me jetën e Nënës Tereze. Pastaj ai përmendi tri arsyet që e shtyen atë, që ta shkruaj dhe botoj këtë libër: Nata e lindjes se Gonxhe Bojaxhiut, 40 vjetori i Çmirimit Nobel për Paqe, si dhe një jubile personal i tij – 50 vjetori i takimit të parë me Nënë Terezën në Romë, më 29 mars të vitit 1969. (www.itsh.edu.mk).