Ne Foto: Boris Tadic, kumbara i marreveshjes Rama-Meta/
Opinion nga Mimoza Dajçi/ New York/
Në arenën ndërkombëtare të futbollit kemi parë lojtarë që kafshojnë veshin e kundërshtarit. Për pasojë, për kanibalizëm përballen me ndëshkimin e federatës sportive. Por skena dhune të ngjashme po hasim edhe sot në pistat tona politike, ku lideri socialist Edi Rama, kap për veshi e flokësh diplomatin shqiptar në Vjen. Barbarizmat nuk kanë të sosur, etja për pushtet i ka bërë të majtët të nxjerrin më shumë kthetrat e dhëmbët në prag zgjedhjesh.
Shqipëria ka përjetuar diktaturën më të egër në Europë, e për pasojë krimet e asaj diktature makabre nuk janë rikoperuar akoma, të gjallët e asaj kohe që vuajtën nëpër burgje e kampe internimi akoma mbajnë plagët në trup, turbekulozin e simptomat e tij, traumat, tortuart e gjumturët e thyera, ndërsa e majta kërkon me çdo kusht marrjen e pushtetit.
Pikë pendese – faji nuk kemi nga askush për këto krime, e ato viktima. Faljet e ndjesat publike janë lënë pas dore…pra ku e gjen të drejtën morale e politike kjo e majtë për të marë pushtetin, e majta komuniste, ku prokurori i djeshëm është transformuar në avokatin e sotëm?
Janë me qindra fëmijë të nomenklaturës së kuqe shqiptare që nëpërmjet Fondacionit Soros përfituan bursa studimi në Europë e SHBA, e sot janë kthyer të përforcuar për të marë pushtetin që të parët e tyre e mbajtën me diktat 50 vite me rradhë. Nëse do mundemi të shikojmë listat e tyre, as një nga shtresa e persekutuar politike nuk ka përfituar një të tillë. Politika e drejtuesve të Soros – it në Shqipëri me Pirro Mishën në krye u orientua në mënyrë të tillë, që fëmijët e tyre të dipllomoheshin për të marë sërish pushtetin. Faktet flasin qartë…emrat e tyre tashmë janë bërë publike, çajnë ekranet televizive e bëjnë propagandë për fitoren e së majtës në zgjedhjet e 23 qershorit, Erion Veliaj & company.
Çfarë kërkon më e majta shqiptare?
Nuk u ngopën paraardhësit e tyre me vrasjet, burgosjet, internimet e dramat pa fund që i shkaktuan padrejtësisht këtij populli, por akoma kërkojnë pushtet e të pasurojnë brez pas brezi gjenaratat e reja. Edhe Osama Bin Laden studioi në SHBA, por kur u kthye në Afganistan, i ktheu krahët demokracisë, e i vuri flakën këtij shteti të madh e paqedashës që mbron të drejtat e jetën e çdo populli në botë. Edhe soristët e rinj shqiptarë përfunduan studimet e larta në europë e perëndim tani janë kthyer në atdhe e kërkojnë rrëzimin e demokracisë e kthimin e së majtës në pushtet, me pretendimin se janë socialistë të rinovuar e jo komunistë…
Edhe ata/o individë apo familje ish të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri që morën rrugët e mërgimit, përveshën mëngët e punuan në çdo lloj pune për mbijetesë, se askush nga ata nuk e gjeti të shtruar e të paguar qiranë e apartamentit, apo shkollimin e fëmijëve. Kurse të majtët i dërguan fëmijët e tyre nëpër shkolla e universitete prestigjoze nëpër botë, ku kishin të siguruar fjetjen, ushqimin literaturat studiuese, etj.
Mendoj se vota e diasporës shqiptare në SHBA, apo vende të ndryshme të botës do të luajë një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje vendimtare për vendin, pra të mos hezitojmë, të japim votën tonë që e majta të mos vijë më kurrë në pushtet. E fenomene dhune të këtij lloji, të mos shfaqen më në arën ndërkombëtare diplomatike.
z. r. says
e majta shqiptare, pasardhese e partise komuniste e cila dhe sot instrumentohet nga familja hoxha dhe n. hoxha tha se do t”i nxije te gjitha nenat e shqiperise, me duket se po behet realitet cdo dite duke vrare njerez te pafajshem, duke grabitur biznese, shtepi dhe njerez te pafajshem, vetem per te thene ja c”ju beri demokracia, keta bandite e horra duhen denuar rrepte qe mos te ngrene me krye, droga, korupsioni, zhvatja e popullit me te gjitha menyrat qe nga fajdet etj. etj. bejne qe keta kriminele te lulezojne cdo dite, musa ulqini, organizatori i grupeve kriminale te pas zgjedhjeve te 26 majit, terrorizoi lagjen me demokratike te tiranes, pikerisht ate dite mbas balotazhit ky kriminel shkaterroi qendrat e votimit ne shkollen partizani, shkolla e kuqe dhe kapte ne rruge vajzat duke u maskuar, kater raste di une, ku nder to eshte dhe familja ime ku mbas marjes se femijes me plagosi dhe burrin ne koke me arme, te kete turp m. ulqini qe del prape ne skene, por kjo eshte dhurata qe po i ben rama per keto pune te pista, ka shume per te folur per keta kriminele, duhen libra te tere, por kaq per sot.