Nga BEQIR SINA, New York/
“Kjo është një situatë delikate. Kur ju jeni “duke sfiduar” një të vdekur dhe jeni duke kandiduar kundër tij – Në një kohë si ky rast kur ai është në varr ju janë të kufizuara të gjitha ato çka mund t’ju premtosh njerëzve, që do të votojnë por ty apo jo!? – përkatësisht, për atë që ju mund të thoni e premtoni përballë atij që nuk jeton më,” tha Walter Sansing, për gazetarët amerikan pas humbjes./
MONTGOMERI – ALABAMA : Një demokrat dhe një republikan në zgjedhjet e përgjithëshme në Shtetet e Bashkuara edhe pse kan vdekur i fituan zgjedhjet , përkatësisht në dy shtetet e tyre. Në Florida demokrati i ndjeri Earl K. Wood dhe në Alabama republikani i ndjer Charls Beasley fituan zgjedhjet e tyre përkatëse, por ata nuk do të marrën detyrën e kongresisttit për të cili edhe votuesit u dhanë votën.
Të dy burrat vdiqën një javë para zgjedhjeve 6 nëntorit dhe arritë të mundën kundërshtarët e tyre të gjallë me një diferencë të “rehatshme” e cila nuk u a vuri asnjëherë në dyshim fitoren – megjithse ata i kishin thënë lamtumirë kësaj jete.
Wood vdiq më 15 tetor nga shkaqe natyrore në moshën 96, gjatë fushatës së tij për një mandat të 12-të si përfaqësues i Orange County Tax Collector, në Orlando, Florida.
Kritikuar shpesherë për mbajtjen e zyrës në këtë moshë duke marrë një rrogë të kongresistit me 150.000 dollar dhe 90.000 dollar pension, Wood fillimisht njoftoi se do të japë dorëheqjen, vetëm në se ka për të ndryshuar mendjen e tij, kur një “kundërshar” i vjetër politik, në atë Zonë elektorale, nuk kishte për bërë plane për të kërkuar vendin e tij në Dhomën e Ultë të Përfaqësueseve.
96 vjeçari “energjik” me një trup dhe shëndet të plotë, demokrati tashmë i ndjeri Earl K. Wood – kishte fituar respekt dhe njohje të gjerë në Florida, mbasi emri i tij kishte gati një gjysmë shekulli në zyrën e e kongresit – dhe kishte punuar aq mirë sa nuk kishte më pretendentët seriozë që mund t’ia zinin karrigen.
Sipas legjistacionit amerikan ka një përkufizim që emri i kanditatit nuk mund të hiqet nga lista jo më shumë se 30 ditë para votimeve . Emri i tij mbeti në fletën e votimit dhe ai mori 56 për qind të votave nga 44 për qind që mori kundërshtari i tij një republikan i cili premtoi për të “nxjerr zhag” nga zyra e tij nëse zgjidhej 96 vjeçarin demokratin e ndjerë Earl K. Wood.
Rasti tjetër që një kandidat megjithëse i vdekur i fiton zgjedhjet është ai i në Alabama republikani i ndjer Charls Beasley. I ndjeri Beasley, i cili vdiq në moshën 77 vjeç, më 12 tetor 2012, 25 ditë para zgjedhjeve të përgjithëshme në SHBA, ndoshta për shkak të një sëmundje e rëndë, vdekje natyrore, ndërsa ishte duke u përpjekur për të kërkuar vendin e tij edhe për një mandat tjetër në Bibb County Commission në Alabama qendërore.
Emri i Beasley, gjithashtu mbeti në fletën e votimit dhe ai fitoi rreth 52 për qind të votave. Kundërshtarit i tij nga Partia Demokratike, me detyrë Komisionerë në këtë Qarkë, zoti Walter Sansing, mori vota më pak se Beasley, megjithse, arivali i tij – tashmë i vdekur, dhe që kishte tre javë që i kishte “thënë lamtumirë” kësaj botë, ia bërë humbjen veçanërisht të vështirë Sansing-ut.
“Kjo është një situatë delikate. Kur ju jeni “duke sfiduar” një të vdekur dhe jeni duke kandiduar kundër tij – Në një kohë si ky rast kur ai është në varrë, ju janë të kufizuara të gjitha ato çka mund t’ju premtosh njerëzve, që do të votojnë por ty apo jo!? – përkatësishtë, për atë që ju mund të thoni e premtoni përballë atij që nuk jeton më,” tha Walter Sansing, për gazetarët amerikan pas humbjes.
Në Orlando, Scott Randolph, një legjislatorë nga Partia Demokratike, në këtë shtet aktivist, u zgjodh nga partia e tij – pas këtyre zgjedhjeve – për të marrë votat e hedhura për Wood dhe ai do të marrë detyrën në Kongres, në janar. Në ndërkohë, në Alabama, e ka në dorë mandatin e Çarls Beasley, guvernatori i këtij shteti Robert Bentley i cili është ai sipas legjistacionit i cili do të emërojë një komisioneri të ri me të dhëna nga republikanët në atë Qarkë se kujt do ti jap mandatin e të ndjerit Charls Beasley .