*Faktet: Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, anëtar i Byrosë Politike dhe nipi i Hysni Kapos, propozohet si ambasador në OKB./
*Ravensa Lleshi, e bija e Ismail Lleshit, sekretar i PPSH në Tiranë dhe ministri i mbrojtjes, mbesë në familjen Kapo propozohet ambasadore në OSBE./
*Bardhyl Nimet Cani, djalë i një sekretari të parë të PPSH-së dhe dhëndër i Lenka Çukos propozohet si ambasador në Izrael./
NGA RASIM BEBO-Cikago/
Në vitin 1919, Lenini dhe Sverdllovi ecnin në korridor në Kremlin. Në anë të murit ishte vendosur një kasafortë e madhe dhe e bukur, pritej specialist ta hapte. Mbi të, një marinarë i shtrirë përgjysmë po bënte një gjumë top, mbi kokën e tij në mur kishte shkruar “më lini 20 minuta të flë”. Lenini ndali dhe pa pozicionin e marinarit, i cili qytën (tabanin) e pushkës e kishte ndërmjet shalëve, rripin krahaqafë, me dorën e majtë kishte mbërthyer tytën dhe dorën e djathë e kishte te këmbëza e pushkës. Gati për alarm. “Këta janë besnikë, këta na duhen!- i tha Lenini Sverdllovit.
Pas një shekulli, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i P.J. Ditmir Bushati, po përgatisin të propozojnë për ambasadorë një sërë emrash militantësh të PPSH-së, përfaqësues të denjë të baballarëve e gjyshërve të tyre. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë kategorie të aftësh, por vetëm të jenë nomeklaturë e regjimit të shkuar stalinist. “Rilindasit e rinj të diplomacisë, nuk vijnë në këtë fushë me kurrëfarë dëshire për t’i shërbyer vendit, por për të çuar te rruga e etërve të tyre, atë që ata nuk mundën ta vazhdojnë me regjimin e komunist”. (“Ja rrënjët dhe frymëzimi Edi Ramës – Po rilindet blloku në diplomaci”, gaz. 55, 8-2-2015).
Visar Zhitin nuk e dërgojnë si ambasador në Selinë e Shenjtë, por si i ngarkuari i qeverisë pranë ambasadës për të ndihmuar “marinarët” e pa aftë të nomenklaturës. Visar Zhiti, ka lënë pa gojë jo pak në të majtë dhe të djathtë të spektrit politik, të përfshinë në një furtunë jo vetëm mediatike, por edhe institucionale. Prej përplasjes së “Opozitarëve dhe Solidarëve, Visarin e turpëruan, i shpifën, e dënojnë dhe e ridënojnë, i bënë kurthe, e akuzuan, i rifabrikuan thënie për cënim kishe, nuk e kyçin në burg, por e tellallën. “Një strategji, e cila lakmon që në Shqipëri të mos ketë kurrë mirëkuptim, por vetëm sherre dhe mosmarëveshje mes forcave politike”. (A. S., 18-2-15).
Rruga e ndjekur nga Rama dhe Ditmir Bushati, për zgjedhjen e kandidaturës së ambasadorit në Vatikan, prishi rregullin e vendosur, pa ligj, por me mirëkuptim, midis drejtuesve të qeverisë shqiptare dhe Kishës Katolike. Qysh në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Vatikanit në vitin 1991, ish kryeministri Meksi, u konsultua me krerët e Kishës Katolike për kandidaturën e Ambasadorit Ylli Kamsi, Ambasadori i parë Shqipërisë në Vatikan. Po kështu ndodhi edhe me Ambasadorët e tjerë që erdhën njëri pas tjetrit: Pjetër Kola, Jul Bushati, Zef Bushati dhe Rrok Logu. Edi Rama dhe Ditmir Bushati prishën “rregullin” e vendosur dhe nuk u konsultuan aspak me krerët e kishës Katolike, provokuan, duke propozuar një kandidaturë jashtë komunitetit Katolik Shqiptar. Ky provokim i detyroi krerët e Kishës Katolike të reagojnë. Reagimi nuk lidhej aspak me profilin moral të intelektualit Visar Zhitit, por me deformimit e rregullit të vendosur për 23 vite rresht me krerët e qeverisë Shqiptare. Kjo përplasje e provokuar nga dyshja Rama & Bushati, si dhe nga “përkrahësit e zjarrtë” ateistë si D. Agolli, P. Xhufi, D. Hila, B. Blushi etj, gjeti rastin të shfrytëzohet për t’i treguar “vendin” Kishës Katolike Shqiptare. Mandej kandidati për ambasador i Edi Ramës, e cilësoi si inkuizicion qëndrimin e Krerëve të Kishës Katolike Shqiptare. Prononcimi i Edi Ramës la shije aspak të mirë në opinionin e Komunitetit Katolik. Edi Rama implikoi presidentin e Republikës me Kishën Katolike. Edi Rama cilësoi përfaqësuesit e Kishës Katolike “figurë lokale”. Ky etiketim i Ramës është një “skandal i rëndë” për sekretarin e përgjithshëm të konferencës I- Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, ipeshkëv dhe Vikar i Përgjithshëm. Po aq skandal është dhe përpjekja për t’i bërë nunciaturës Apostolike në Tiranë dhe selisë së Shenjtë në Vatikan, diversion të hapur, duke aluduar se këto institucione kanë mendim të ndryshëm me Krerët e Kishës Katolike në Shqipëri rreth kandidaturës të propozuar prej tij. (Online 55, 15-2-2015).
Visar Zhyti është propozuar prej kryeministrit për Ambasador në Vatikan pa kushtin themelor, ligjor procedurial, të thënë, të njohur, të shpallur dhe të përsëritur, konsultimin paraprak me presidentin e Republikës
Edi Rama si i pabesë që është, e ktheu propozimin për kandidaturën e poetit Visar Zhyti si Ambasador ne Vatikan, duke theksuar se ky është dënimi i dytë për ish deputetin e PD pas atij të regjimit komunist… Rama thotë: “… pas burgut në komunizëm për lirinë e penës, sot dënohet për shkaqe politike nga presidenti i Republikës.”
“Visar Zhiti, i vetmi deputet ministër i PD që s’ka fyer kënd dhe as ka shpifur për askënd. Një periudhë shërbimi në diplomaci me kontribut për kulturën. Botuesi i një volumi dinjitoz në italisht në nderim të NËNË TEREZËS.”
“… Një figure lokale e Kishës Katolike shqiptare, prononcohet me rezerva nda tij. Prononcimi i papranueshëm për të cilin vetë Ati në fjalë kërkon ndjesë publike. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit i jep Visar Zhitit mbështetje pa asnjë rezervë. Vetë Selia e Shenjtë, përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, na përcjell mirëpritjen më të ngrohtë për propozimin, me fjalë më të mira për kandidaturën”.
Kreu i qeverisë kritikoi me rezerva mosdekretimin e emrit të Visar Zhitit nga ana e kreut te shtetit Bujar Nishani .
Presidenti I Republikës, përmes një prononcimi për një emision lajmesh deklaron mosdekretimin e Visar Zhitit, me argumentin: “Kandidati për ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vatikan, se paska cenuar kishën me një prononcim publik! Një prononcim ky i fundit në fakt, krejt i pafajshëm dhe njësoj si poezitë e pafajshme dikur, rifabrikohet si arsye të lartë shtetërore për të ndëshkuar Visar Zhitin”.
Ja si tallet Edi Rama: “Unë nuk mund të hesht sot në asnjë mënyrë. Sepse ky është një ridënim i Visar Zhitit. Fatmirësisht më i lehtë se i pari. Sepse poeti nuk do të kyçet në burg; djali nuk do të shkëputet për së gjalli nga nëna, bashkëshorti nuk do të ndahet me përdhunë nga gruaja. Sepse një i dënuar i diktaturës komuniste për lirinë poetike, nuk mund të dënohet sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për qëllime politike”. (“DIELLI” 14-2-2015). (Bravo Enver Hoxha i vogël. Visarin e ngritët, e ulët, e ofenduat e kërcënuat, ia gjetët kohën kur ai ka plagë të hapur të birit ATJONIT. Mallkuar qofshi stalinista. Shënimi im).
Më së fundi, Visar Zhiti gjithësesi në Selinë e shënjtë. – Bumçi: Të bisedohet për të gjetur një konsensus. Numri dy i Komisionit të jashtëm, Aldo Bumçi i ka kërkuar presidentit dhe qeverisë të ulen në bisedime, për të zgjidhur kështu çështjen e Visar Zhitit. (“DIELLI” 17-2-2015).
A. Hoxha thotë: “Vendimi për Zhitin: Qeveria e çon në Vatikan, jo si ambasador”, Visar Zhitin, por ta ketë pjesë të funksionareve të saj, në Selinë e Shenjtë. Pritet që t’i japë ish ministrit të Kulturës një tjetër funksion të lartë në Selinë e Shenjtë. (Shqip, 18 shkurt 2015).
Zhiti përfaqëson një figurë të njohur të kulturës së këtyre viteve, … Fakti që një president i zgjedhur me votat e PD-së nuk jep miratimin e tij për një ish ministër të PD-së që ka qenë, gjithashtu, edhe i përndjekur politik nga regjimi komunist, ka dy momente që habisin dynjanë: “Zhiti”, i pari është rast i pazakontë që një kryeministër i majtë propozon për ambasador një ish ministër të djathtë (PD). I dyti është fakti, edhe më i habitshëm, mosaprovimi i një kandidature të djathtë nga presidenti i “djathtë”! Tej të gjitha hamendësive për cënimin e interesave. Një strategji e cila lakmon që në Shqipëri të mos ketë kurrsesi mirëkuptim. KËTA JANË “OPOZITARË DHE SOLIDARË” që mbjellin furtunën. Pra, shikoni faqen tjetër të Edi Ramës, Bujar Nishanit, Ditmir Bushatit, Aldo Bumçit, pa koment.
Edi Rama po rilind bllokun në diplomaci. Që nga misioni ynë në OKB, OSBE dhe IZRAEL, Edi Rama ka përzgjedhur si përfaqësues të politikës së tij të re, bijtë apo nipërit e nomenklaturës së bllokut komunist, ku spikasin pasardhësit e Lenka Çukos, Xhelil Gjonit apo Ismail Leshit.
Faktet: Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, anëtar i Byrosë Politike dhe nipi i Hysni Kapos, propozohet si ambasador në OKB.
Ravensa Lleshi, e bija e Ismail Lleshit, sekretar i PPSH në Tiranë dhe ministri i mbrojtjes, mbesë në familjen Kapo propozohet ambasadore në OSBE.
Bardhyl Nimet Canaj, djalë i një sekretari të parë të PPSH-së dhe dhëndër i Lenka Çukos propozohet si ambasador në Izrael.
Fatos Reka, i biri i Iljas Rekës, sekretar i parë i PPSH në Durrës dhe eksponent i sigurimit të shtetit propozohet si ambasador në Zvicër.
Adia Bulent Sakiqi, mbesa e sekretarit personal të diktatorit dhe kushërirë e Nexhmije Hoxhës është tashmë ambasadore në Hollandë.
Me këto propozime Edi Rama, po tregon një dashuri të madhe për trashëgimtarët e nomenklaturës komuniste, sepse atje gjen rrënjët dhe frymëzimin. (Internet, 8-2-2015)
Rasim Bebo Addison Çikago shkurt 2015
Eshte per te ardhur keq qe kjo qeveri ne Sg
Eshte vertete per tu ardhur keq qe kjo qeveri e sotme shqipetare–tejet socialiste ,i ka demonstruar keterciperisht veprime te tilla si keto qe shkruhen ne artikull .Une e kam theksuar disa here se qeveria Ram-Tah -Metushi ,eshte me e korruptuara qysh nga koha e Gjon Buzukut e deri me sot .Ska si spjegohet ndryshe qe vet kryemisri shqiptar ka per baba personin qe firmoste ne kuvendin popullor (Asnjhere nuk ka qene popullor )denimet me vdekje te shqiptareve ,albanoktoni Kristaq qe nuk la buste pa bere per Enverin ne realizmin e tij socialist . Kjo qeveri ,fatkeqesisht s’eshte gje tjeter vec nje apandesit i rregjimit totalitar enverisht kriminale deri ne palce ku bijt e niprit e tyre sot drejtojne poste te rendesishme ne administraten e larte shteterore duke ja keputur koken demokracise se brisht shqiptare .Sa per mikun qe po na vjen ne Israel ,mos u beni merak se do “Tja jap mireseardhjen” qysh ditene pare te punes se tij ketu .Nipi i Nimet Canit –ambasador ne Israel–eshter nonsence i padegjuar –Krushqi me Jovan Bregun ?Na fyen te gjitheve –antisemniti dreqit .
E mjera Shqipëri, ku ka rënë në dorë të këlyshave të hanxharve të diktaturës! Edvin Rama na doli se ishte katolik, djali zaho që nuk dihet nga i ka ardhë na qenka katolik, po rilind diktaturën. Edvin Rama urren më shumë në botë Racën dhe Genin Shqiptar,gjë që ka ardhë në pushtetë për ta shkatrruar në palcë genin e Shqiptarve. Veprat e tij është të gjunjëzoji Vlorën Heroike; Ne një anë ne bashkëpunim me Greqinë i lëshon ujrat dhe i përmbytë, paralelë me këto hallë i rrëzon pallate, shtëpia 100 vjeçare,,….paralelë i këputë linjat elektrike dhe tubat e ujit duke arrestuar me qindra. Vlora është nën kasaphanën e xhelatit Edvin Rama. Mbasi ta nënshtroji Vlorën do të filloji me të tjera qytete sepse ky don gjak, kufoma, varfëri, prona të grabitura.¨Pritni se s’keni parë akoma u tha kryeministri Shqipërisë në seancën e parë të parlamentit pas 23 qershorit 2013………..
plotesisht dakord.vetem nji mendim ndryshe.po ta marrim si fakt qe e.rama ka provoku me zhitin,duhet ta pranojme se ka qene provokim i zgjuar.per te qene ne te njejtin nivel ,presidenti d.m.th opozita duhet ti ishte pergjigj ne te njejtin nivel.ta duartrokiste emerimin dhe te demaskonte emrimet qe vinin nga ajo qe mund ta quajme(barku i shenmerise).sa per nderhymjen e imzot fendo’s, per mendimin tim eshte jo vetem e gabuar po edhe e demshme.te spostojsh debatin te perkatsija fetare eshte me shum se e rrezikshme.nuk mendoj se harmonija dhe bashkejetesa fetare jane aqe mjalt sa nderhyrje te pa vend te kalojne pa pasoje.ishte e mjaftushme letra qe imzot fendo i pati dergu presidentit dhe kryeministrit.dhe se fundi ,a nuk po zgjatet pak si teper trajtimi i ketij episodi
Zotri Lek Mirakaj!
A e kupton se je i biri i një njeriu të Madh? Kolë Bibë Mirakaj, filozof, patriot në kulm i ka dhanë shum Shqipërisë, por fakti është se zagarët rreth tij në pushtetë ndihmuan në ardhjen e një diktaturet.
A din se çka publikon kundër Imzot Frendos? A ndjen dhe e kupton ato që fletë. A e kupton sadopak thelbin e artikullit shkencor të Prof. Rasim Bedos? Prof. Bedo për këtë ka shkruar se opozita që edhe ti në se je opozitë i qeverisë komuniste të Tiranës jeni rrjeshtuar në një frontë me qeverinë komuniste të Edi Ramës kundër Vatikanit si dikur diktatura e Hoxhës? A i ke mend në vend? Me këtë rrjeshtim me qeverinë dhe me intelektualët komunista e spiuna të diktaturës vazhdon të rrjeshtohesh. Atëhere unë të them troç: Ju zotri Lek Mirakaj duke vazhduar sharjen ndaj Imzot Frendos i sherben; Komunizmit, pr je pengë i sigurimit të shtetit komunist që vazhdon të drejtoji Shqipërinë dhe krejt emigrantët sidomos në SHBA!
Z.Shkëmbi!Që ke mendim të kundert me mua ,nuk ka asgja të keqe.E keqja ashtë se unë nuk e di me ke po flas,nga shkrimi duket se je i nji krahu me mu,po daci-baot sikur i lam në komunizem,sot mund ti shprehim mendimet pa përdor«pseudonime»»mos më keqkupto ti duhet ta dijshë historinë e pseudonimeve,nejse.Unë nuk kam asgja, as nji lidhje me të majten dhe asgja kunder monsinjor Fendos.E para jam dakord me çfar shkruen R. Bedo.E dyta jami djathtë me thundra,prandaj kur ata që janë në krye gabojnë unë nuk hesht se i due,të bijshë në kurthin e Rames,për mendimin tim ashtë shum gabim.E treta prap mendoj se M.Fendo ka gabu me nderhymjen publike.dhe e fundit unë jam me Visarin,e kam ma afër Visarin me të cilin kam nda mundimet e burgut se presidentin e të gjith ata që nuk respektojnë shokët e mi të vuajtjeve.Sidoqoftë faleminderit që ma çmon baben,pamvaresisht se për mue flet kot.