*E vërteta e masakrës greke tëkorrikut 1914- Si Enver Hoxha tradhtoi Panaritin për Haxhi Qamilin/
* Historia genocidit grek për shfarosjen e një fshati me 375 banorënë 2-10 korrik 1914 nga Greqia, dhe heshtja e historiografisë shqiptare
Nga Rafael Floqi */
“Kush kontrollon të kaluarën, kontrollon të ardhmen dhe kush kontrollon të sotmen, kontrollon të kaluarën”, kështu shkruante George Orwell, i cili i pat bërë zbërthimin sarkastik të vetë sistemit komunist në librin e tij alegorik ‘Ferma e kafshëve’.
Por le të ndalemi tek një ngjarje që për vite është kujtuar nga banorët e një fshati malor të Korçës, i cili pati fatin ta strehonte edhe vetë Enver Hoxhën në ditët më të vështira tëOperacionit te Dimrit 43 -44 dhe t’i shpëtonte jetën e atij që më vonë do të bëhej diktatori shqiptar. Por ka një paradoks, që nuk shpjegohet vetëm me mosmirënjohjen karakteristike të Enver Hoxhës për ata që e patën ndihmuar në jetë, por mendojmë se ka një arsye tjetër, veç së parës, që është sa politike aq antihistorike, sa antishkencore aq dhe antishqiptare kur bëhet fjalë për Masakrën e Panaritit.
Dhe pyetja lind vetvetiu. Pse Enver Hoxha që gjeti shpëtim në këtë fshat, e që dinte më së miri historinë e tij tragjike, i fshehu masakratat greke të vitit 2-10 korrikut1914, madje dhe kur i duhej t’i permendte ato në Konferencen e Paqes në Paris, në vitin 1946?Pse kjo histori tragjike është fshirë nga libri i Historisë së Shqipërisë,sa përmenden vetëm me një rresht?
Arsyetimi i më poshtëm synon tëtregojëse si politikanët, në këtë rast vetë diktatori Enver Hoxha kur donin të vishnin petkun e historianit, i kanë shtrembëruar, mbuluar dhe falsifikuar faktet historike, duke i interpretuar ngjarjet sipas interesave ideologjike apo politiketë tyre dhe nuk janë ndaluar as edhe para veprimeve antikombëtare.
Po të kthehemi tek masakra e Panaritit.
Panariti është fshati më i madh i Trevës së Vakëfeve në rrethin e Korçës, që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të tij, kufi me rrethet e Skraparit, Kolonjës e Përmetit. Fshati është i vendosur në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit, në një luginë malore, rrethuar nga malet e Ostrovicës, Mashkullorit dhe Bogovës. Administrativisht ai përfshihet në Komunën e Vithkuqit, ku përmbledhen 13 fshatra: Vithkuqi, Leshnja, Gjançi, Lubonja, Rehova, Rroshaj, Shtylla, Çemerrica, Panariti, Grabocka, Trebicka, Treska dhe Katund-Stratoberdha, me një popullsi aktuale prej 3500 banorësh.
Në vitet 1913-1914, Panariti u bë vendi i betejave midis pushtuesve grekë dhe çetave patriotike vendase që vepronin në ato anë.Fshati ndodhej në kufirin ku ndahej zona që kishte nën kontroll qeveria e Ismail Qemalit më vonë ajo e Wiedit me trupat e xhandarmarisë të drejtuar nga oficerë hollandezë dhe qëGreqia pretendonte se ishte i ashtuquajturi “Vorio Epir”, që Greqia e donte për vete pa shqiptarët.
Fshati ështëedhe skena e një krimi mizor, e një akti të pashoq kriminal të mbuluar nga historiografia shqiptare, aq sa në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, zë vetëm dy rreshta “Në këtë fshat u vranë 300 vetë nga andartët grekë, gjatë Luftës së Parë Botërore”. ( sic ?!)
Por çfarëështë kjo ngjarje e rëndësishme e dhimbjes kombëtare dhe pse u fsheh ose u mbulua o nga historiografia komuniste, kur për të kishte dhjetëra fakte dhe dëshmi brenda dhe jashtë vendit? Çfarë është kjo ngjarje tragjike, pse nuk u fol për atë.qëmund të konsiderohej një Reçak i vërtetë i fillimit të shekullit në kufijtë tanë jugorë, e që meriton të konsiderohet një akt i mirëfilltë genocidi?
Masakra e Panaritit përbën ngjarjen më të dhimbshme, më makabre, por dhe më të turpshme, të realizuar mizorisht, gati një shekull më parë (nga 2 deri ne 10 korrik 1914), nga andartët grekë, kundrejt një popullsie paqësore e të pambrojtur, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë autoktonë në trojet e tyre dhe s’pranonin të quheshin grekë. Bilanci atij krimi ishte i tmerrshëm dhe i dhimbshëm: 375 veta, burra, gra, fëmijë e pleq të therur (një shifër e diskutueshme). U rrëmbyen dhe u morën si robina më shumë se 30 nuse e vajza të reja, u dogjën e bënë shkrumb e hi 150 shtëpi, qindra bagëti të therura e të ngordhura si mall pa zot, kundërbonin në gjithë fshatrat.Rreth 70 persona vdiqën nga rruga, sëmundjet dhe urija gjatë muhaxhirllëkut për në Ullishtat e Vlorës.Në luftë me forcat greke ranë edhe 17 luftëtarë të çetës patriote të Qazim Panaritit.
Por cila ishte atmosfera e vitit të mbrapshtë 1914?
Konferenca e Ambasadorëve në Londër pat emëruar një komision ndërkombëtar KNK për të gjykuarnë vend pretendimet e Greqisë, kur Greqia e ndjeu se ishte e pakuptimtë që të ndërmirrte kërkime për identifikimin kombësisë të banorëve të zonës së Korçës, duke e ditur që ishin shqiptarë ndryshoi qendrim, duke thënë se ortodoksët shqiptarë “ janë grekë që ka qëlluar të flasin shqip” (sic ?!). Në atë kohë, Komisioni i Kontrollit vizitoi qytetin dhe fshatrat dhe gjeti se deklaratat greke ishin të pabazuara.Komisioni përcaktoi kufijtë e Shqipërisë së Poshtme, pas përfundimit të punës, shkroi protokollin e njohur si Protokolli i Firences, që u njoh nga Qeveria greke, si dhe nga të gjitha qeveritë e tjera. Nga ana tjetër, Greqia edhe pse tha se po i tërhiqte trupat e saj pushtuese nga territori i caktuar në Shqipëri, përdori të njejtën dredhi si nëLuftën e Trojës. Trupat e rregullta hoqën gradat dhe vendet nga ku u tërhoqën trupat e rregullta të ushtrisë greke u pushtuan nga ato të parregulltat të ashtuquajturit “epiriote”. Vetëlëvizja Epirote, siç është bërëe njohur tani, ishte e parapërgatitur, e organizuar dhe e mbështetur nga qeveria greke e Venizellosit. Ajo ishte një përpjekje e vërtetë,një atentat kundër vetë jetës së shtetit të ri të “Principatës shqiptare”. Aq i dukshëm dhe mizor ishte reagimi grek sa, madje, dhe përfaqësuesi rus në gjirin e KNK A. M. Petrajev shkruante në një raport të tij “ Të gjitha dëshmitë e marra prej nesh dhe të bazuara në tregimet e dëshmitarëve vizatojnënjë tablo të një shkatërrimi të vazhdueshëm dhe të zhbërjes së popullsisë muslimane. Kudo ku kanë kaluar deri tani këta epiriotët, kanë lënë pas fshatra të djegur muslimanë dhe njerëz të vrarënga ata, që nuk mund të shpëtonin, duke u larguar”, N. Smirnova,“Historia e Shqipërisë”. Ky pohim, pason edhe raportet e oficerëve holandezë dhe dëshmitë e atyre, që i kane parë ose më mirë akoma, i kanë përjetuar të gjitha këto episode, që kanë vërtetuarndër të tjera edhe faktetemëposhtme.Këto fakte e implikojnë qeverinë greke të kohës në akte genocidi:
1. Një numër i madh i të burgosurve epirotë nga Kreta apo Peloponezi, të njohur për mizoritë e tyre luftuan nën urdhërat ushtarake të komiteteve dhe nën komandën e oficerëve grekë;
2. Uniformat dhe pajisjet e të burgosurve dhe ushtarëve të vrarë ose plagosur dëshmuan se ata ishin pjesë përbërëse e njësive të rregullta greke, të ashtuquajturit epirotë zotëronin armë, municione, pushkë, mitralozë dhe madje edhe topa grekë.
3. Këto forca “Epirote “ shkatërruan tërë Epirin, ata dogjën qindra fshatra dhe plaçkitën
të tjerat, ata përdhunuan gratë dhe e qëlluan mbi popullsinë e pambrojtur. Ata rrëmbyen gra të reja dhe fëmijë të vegjël në Greqi.
Opinioni publik nderkombëtar sidomos ai britanik u indinjua nga ky veprim i Greqisë dhe protestoi me gojën e deputetëve britanikë“Miqve të Shqipërisë”:SirWalter Guinness, Aubrey Herbert, Lord Lawington, etj .Z. Fred Williams, ish-ministri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë, protestoi në atë kohë me forcë kundër aktit çnjerëzor të qeverisë greke dhe pasi vizitoi Shqipërinë e Jugut,në shenjë proteste, u kthye në SHBA, ku u bë një mbrojtës publik i popullit shqiptar”.
Menjëherë pas shpërthimit të luftës Evropiane. Qeveria greke zgjodhi momentin e
favorshëm për aneksimin e territoreve, duke i pushtuar trojet shqiptare, gjoja “përkohësisht për të ruajtur rendin dhe sigurinë”, në bazë të deklaratës së saj.
Ndërkohë në Panarit në janar të vitit 1914, në shtëpinë e Dajlan Panaritit u ngrit për herë të parë flamuri kombëtar shqiptar nga Themistokli Gërmenji, Sali Butka e patriotë të tjerë, duke ua bërë të qartë pushtuesve grekë se aty ishte Shqipëri dhe jo Greqi. Para numrit të madh te forcave greke xhandarmëria e dobët shqiptare e qeverise se Wiedit që ishte në fazat e para të organizimittregoi akte heroizmi,ndihmuar dhe nga çetat patriotike,por më vonë u detyrua te thyhet. Pa armë dhe municione, e papërgatitur për luftën e pabarabartë ajo u mund. “Nuk mund të fajësohen shqiptarët, shkruan Dhimitër Kolovani, pse i lanë grekët të marrin Korçën dhe Gjirokastrën dhe disa lokalitete të tjera të Shqipërisë së Jugut. Faji është i fuqive të mëdha garantuese të Shqipërisë, që nuk e mbrojtën atë kundrejtveprimeve grabitqare të fqinjëve të saj.” TëKatër FuqiteAleate protestuan kundër aneksimit dhe e shpallën atë të pavlefshëm atë.
Në librin “Çështja e Korçës”, Dhimitër Kolovani përmend me emra oficerët grekë që morën pjesë në krime në të gjithë zonën e Jugut.Sipas aneksit 8 të librit, gjendet letra që banorët e Korcës i çojnë Konferencës sëPaqes. Aty shkruhet “Në maj 1914, Qeveria e Athinës organizoi një ushtri të parregullt, të përbërë nga ushtarë të rregullt grekë dhe banda të Kretës. Kjo ushtri veproi nën komandën e kolonelit George Tsontos Vardhas në bashkëpunim me disa oficerë të ushtrisë greke,që kanë kryer krime në Kazanë e Korçës: ndër të cilët dallohen për mizoritë e tyre Vardhas, kolonel i ushtrisë greke;Stratos,toger i dytë i ushtrisë greke;Papakostas, kapiten i ushtrisë greke;Condillis, kapiten i ushtrisë greke; etj, sëtok me drejtuesit e bandave të “Gjiritit”.
Por si e kujtojnë banorët masakrën?
“Masakra mizore (siç tregon Myftar Grabocka, vëllai i Ervehesë, intervistuar nga Agim Bacelli, që shpëtoi duke u fshehur në qilar) u bë nga andartët (banditët) grekë më korrik 1914 në fshatin Panarit, si hakmarrje për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në shtëpinë e Dajlan Panaritit. Grekët me këtë akt makabër, nuk donin të ndëshkonin vetëm popullsinë panaritase, që në pjesën dërmuese ishte myslimane, por të gjithë zonën. Ndaj ata me djallëzinë më të madhe, gratë, pleqtë, dhe fëmijët i therën në Grabockë, kurse burrat vendosën t’i thernin në fshatra të tjera. Së pari, tentuan t’i çonin burrat të lidhur njëri pas tjetrit në Trebickë, por aty hasën në rezistencën e mjaft patriotëve të shquar të krishterë trebickallinj, të cilët nuk pranuan të bëheshin pjesë e atij krimi të shëmtuar çnjerëzor. Atëhere grekët ju drejtuan fshatit Panarit, ku për fat të keq, nuk hasën ndonjë rezistencë, për arësye se edhe ata pak njerëz që ishin, qenë të moshuar. Hauret dhe shtëpitë e boshatisura të grabockallinjve u mbushën me 300 burra të lidhur njëri pas tjetrit me litar. Prej andej në të gdhirë, i çonin në gijotinën e caktuar tek vëndi i quajtur Karakoll, në krye të Rripës së Melckës, një hon i vërtetë dhe tepër i frikshëm ku rrukulliseshin kokat e prera të djemve panaritas dhe gjaku rridhte tatëpjetë si në një thertore. Qëndrimi i atyre pak krishterëve grabockallinj në këtë rast nuk qe pajtues, përkundrazi, me aq sa mundën, ata morën në mbrojtje panaritasit që tentonin t’u shpëtonin thonjve të bishave të tërbuara. Për t’u përmëndur është rasti i Bajram Bilo Rezhdës, i cili shpëtoi nga këto masakra, sepse e ndihmoi Guri Liko që e nxorri nga oxhaku pasi mashtroi rojet greke, duke e marrë në kurriz të mbështjellë me qilim dhe me enët në duar gjoja po shkonte për të mbushur ujë. Fatmirësisht ose fatkeqësisht, ekziston lista e personave që mbështetën sjelljet vandale greke (kjo e botuar në revistën “Ylli i Mëngjezit”në SHBA në vitet 1917-1918, artikulli “Nisja e Zjarrit në Toskëri” nga Sotir Dhosi Treska ku rezulton ata të jenë më të shumtët nga Trebicka, por edhe nga Kolonja, Marjani dhe Panariti. Ata të krishterë që ndihmuan myslimanët janë, Gjikë Prifti, Niçi Nikolla, Peçi Mihali, Toli Dhosi, Naum Toli, etj. Grekët arrestuan në Panarit, Trebickë, Treskë etj. ç’gjetën; të gjithë ata fëmijë dhe pleq që nuk mundën të largoheshin, por edhe që menduan se greku s’mund ta prekte këtë kategori njërezish. Ata qenë 300 shpirt. I lidhën me litarë si kafshët nga duart dhe këmbët dhe u vunë një litar tjetër që kalonte qafë më qafë tek të treqindët duke u bërë nga një hallkë që u shtërngonte qafën dhe, nëse dikush do tëtentonte te largohej qoftë edhe një hap nga shoku para apo prapa tij, automatikisht do të mbytej nga ajo hallkë që nuk mund të toleronte ritmin dhe distancën e caktuar nga njëri tjetri. Pastaj i shpunë në fshatin Grabockë dhe i futën pikërisht në shtëpinë e caktuar”.
Dëshmia tjetër vjen nga një grua e re nga Panariti,që shpëtoi që quhej ajo Shabe e cila me thonj dhe dhëmbë hapi një dërrasë të dyshemesë duke u fshehur në tavanin që ndante dhomën e sipërme me haurin. Shabia e gjorë kishte dëgjuar edhe ulurimat e djalit të saj foshnje në gji, që grekët e tërhiqnin zvarrë derisa ja prenë kokën. “Nuk lëviza, – tregonte Shabia pasi unë s’mund ta shpëtoja dot djalin tim, veçse do të isha therur edhe unë. Ndërkohë që kisha edhe dy fëmijë të tjerë të vegjël që m’i kishte marrë burri nuk e di se ku… Jeta qënka shumë e dhimbsur.” Pasi Shabia thotë këto fjalë fillon dhe qan.Ajo shpëtoji jetën e vet duke u endur deri sa arriti në ullishtat e Vlorës,duke u ushqyer me barishte dhe me qumështin e gjinjve të saj.Grekët i morën kokat e 298 njerëzve të therur dhe i hodhën në një hon të thellë ku nuk hynte dot njeri. Atë vënd ne e quajmë Kullë pasi sipër rripës së honit ngrihet një bregore si një kullë natyrale dhe që u ka shërbyer grabockallinjve si kullë vrojtimi për të mbrojtur fshatin në shekuj. Kafkat e tyre kanë qënë atje deri pas Luftës së Dytë Botërore, kur unë jam larguar nga Grabocka dhe nuk e di nëse janë akoma”.
Sipas Sejfi Vllamasit, “Fuqitë kombëtare që ishin në ballë të luftës kundër grekëve u ndodhën të pambështetura; jo vetëm që nuk kishin ndihmë nga prapa, por ishin në rrezik të sulmoheshin edhe nga rebelët, të cilët përkrahnin rivendikimet greke, duke i quajtur nacionalistët si të pafe dhe shkaktarë të shkëputjes së Shqipërisë nga Baba Dovleti, për ribashkimin me të cilin, ata luftonin.Në këto rrethana grekët ndërmorën ofensivën në të gjithë frontin. Fuqitë shqiptare, duke u ndodhur përpara presionit grek dhe duke u kërcënuar mbrapa nga rebelët e në disa vende duke u goditur prej tyre, u shpartalluan dhe morën udhën për shpëtimin e tyre dhe të familjeve që iknin “kush mund të ikte më shumë”.Eshtë për t’u shënuar masakrat e Panaritit, shkruan ai.“Fshatarët myslimanë të Panaritit, për të shpëtuar, ikën nga fshati dhe kaluan nëpër Backë, brenda në Skrapar.Bashkë me një nga agallarët e Panaritit, që u largua me dhentë e tij, qe edhe Stefan Panariti me bagëtinë e tij.Më vonë kthehet Stefani dhe grekët e bindën këtë që t’i shkruante agait që të kthehej edhe ai, pasi grekët siguronin lirinë dhe jetën e tyre.Agai beson dhe kthehet. Edhe nga populli kthehen ata që e njihnin veten jo të kompromentuar. Por një natë i marrin burrat dhe i vrasin në afërsitë Grabockës dhe të Melckës, ashtu i masakrojnë edhe gratë e fëmijët. Këto masakra u kryhen prej oficerit grek kapedan Stratosit.Për rolin e Stratosit dëshmon edhe Sejfi Vllamasi kur shkruan se : “Patrioti i vjetër Harri Panariti, bashkë me një patriot tjetër nga Treska, shkruajtën në Amerikë mbi ngjarjet tragjike të Panaritit dhe me këtë lajmërim erdhi një komision i huaj prej dy vetash për hetime. Ata dëshmuan se Stefan Panariti nuk e thirri aganë panaritas me qëllim tradhëtie.Për këtë dëshmuan edhe tre të krishterë panaritas përpara qeverisë greke në Janinë.U konstatua se heroi i kësaj tragjedie që kapedan Stratosi”.Pra edhe vetë grekët vertetuan se masakrat ishin bërë nga ushtarakët grekë, të cilët ia mbërritën qëllimit të tyre duke zënë vijën Llogara – Salari – Qafa e Kiçokut –Ostrovicë – Maliq”.
Prej të gjithë atyre që u zunë nga andartët i shpëtoi thonjve grekë vetëm Shabe Keko Ramo,e cila u fsheh në stivën e druve në bodrumin e shtëpisë; Kalo Çania, i cili gënjeu ushtarët grekë me një palë opinga me xhufkë; dhe Bajram Bilo Rezhda,që u fsheh në oxhakun e shtëpisë së një të krishteri në Grabockë. Një oficer grek,që iu dhimbs një fëmijë, shpëtoi nga hanxhariLato Harun Nakon, në atë kohë 11 vjeç, e mori dhe e dërgoi në familjen e tij në Greqi, ku e mbajti deri pas vitit 1920. Më pas e lejoi të kthehejnë Panarit. U rrëmbyen edhe dy vajza të vogla, Hasime Shaqir Nako dhe Mine Sulejman Hoxha, të cilat pas vitit 1920, me ndihmën e personave që i kishin marrë, u kthyen në atdhe”, shkruan ne gazetën “Tradita” të Shoqatës të Vakëfeve, Petrit Zeneli, i cili sqaron se përkëtë masakër u alarmua opinioni, anë e mbanë vendit, deri në Europë dhe Amerikën e largët: u mbushën faqet e gazetave brenda e jashtë trojeve shqiptare, nga gazetarë shqiptarë e të huaj, me lajme nga më rrënqethëset për tragjedinë e Panarititit si Mihal Grameno, Petro Harizi, Sotir Dhosi Treska etj. U denoncuan njerëz, vendas e të huaj, u njoftuan edhe Fuqitë e Mëdha nëpërmjet Gjeneralit Hollandez DeWeer, Lord Lawington, shkrimtarja Edit Durham; u bë ankesë edhe në Konferencën e Paqes, por vetëm heshtje.”
Por përse kjo heshtje për këtë masakër?Historiani Arben Puto që përmend mjaft krime të grekëve në librin e tij “Shqiperia politike 1912- 1939” përmend mizoritëe 807 ushtarëve grekë dhe të andartëve kretanë, përmend të dhënat e raportit ndërkombetar tëXhandarmërisë hollandeze dhe tëKryqit tëKuq Ndërkombtar,kur përmend masakrën e Fshatit Kodra dhe raportin e Gjen.hollandezDe Weer, komandant i misionit hollandez, por jo “Masakrën e Panaritit”, pse?Mungesë njohje apo diçka tjetër.Puto ka qenë edhe hartues i tekstit të Historisë së Shqipërisë për periudhën në fjalë.Heshtje edhe nga qeveritë shqiptare të njëpasnjëshme, deri në ditët e sotme, heshtje dhe nga Institutet e Historisë dhe Akademia e Shkencave,dhe sidomos nuk shpjegohet heshtja e qeverisë Komuniste Shqiptare dhe historiografisë së saj, dhe inercia e studiuesve të sotëm.
Panaritasit të edukuar me ide kombëtare që kishin provuar mërgimin që herët, të nxitur nga dëshira për vendosjen në vend të një regjimi demokratik popullor, që të mendonte edhe për fukaranë, mbështetën fuqishëm në vitin 1924, ardhjen e Fan Nolit në pushtet. Por pas përmbysjes së tij, edhe kjo shpresë u thye shpejt. Për rrjedhojë, Ahmet Zogut, që erdhi në fuqi më pas, i la në harresë panaritasit, si hakmarrje ndaj qëndrimit pro- Fan Nolit.Fukarallëku dhe padrejtësitë i ndoqën ata deri në shpërthimine Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), ku ashtu pergjithësisht si i gjithë vendi, u përfshinë totalisht në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare.Në dy Operacionet Armike të Dimrit e Qershorit “43-“44, për gjashtë muaj rresht Panariti u kthye në qendër të gjithë Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të vendit (Moska e dytë, siç e quanin vetë gjermanët në dokumentat e asaj kohe), mbasi aty u vendos e veproi Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së dhe formacione të tjera partizane. “Edhe në ato rrcthana të rënda të dimrit 1943-1944 Komiteti Qendror gjeti kohën dhe mundësinë për të organizuar njëkurs teorik, në Panarit të qarkut të Korçës, me kuadro kryesorë të partisë në Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe kuadro tëpartisë në terren” në këtë kohë aty Enver Hoxha dhe e fejuara e tij, Nexhmije Xhunglini kaluan muajin e mjaltit. Por le t’i kthehemi mbulimin të kësaj ngjarje nga Enver Hoxha.Mos vallë kjo lidhet me qendrimin e Enver Hoxhës ndaj figurës së Haxhi Qamilit?
Ai duke vlerësuar figurën e këtij injoranti turkoshak si gjoja kryengritës fshatar, kërkonte një Pugacov shqiptar, mbuloi edhe krimet dhe lidhjet e lëvizjes sëHaxhi Qamilit dhe bashkëpunimin me vorioepiriotët dhe me spiunët grekë si dhespotin e Korcës Gjermanos dhe faktin se lëvizja e Haxhi Qamilit me gjithë ndonjë element antifeudal ishte një lëvizje thellësisht antikombëtare.
Diktati i Enver Hoxhës ndaj historisë së rebelizmit dhe figurës së Haxhi Qamilit është i mishëruar, sidomos, tek i ashtuquajturi ”studim” mbi ”Disa pikëpamje mbi Kryengritjen e fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme(1914-1915), të udhëhequr nga Haxhi Qamili ”.Aty janë provate qarta që demaskojnë mendësinë e diktatorit dhe servilëve të tij gatues të një historie të rreme kombëtare.
Enver Hoxha thjesht për ego personale, tjetërsoi faktet historike dhe përbalti vlerat e mirëfillta kombëtare.Këto teza ” të zeza” të diktatorit sundonin në Maketin e Historisë së Shqipërisë dhe për disa vjet edhe në programet e tekstet shkollore. Përkundër imponimit të Enver Hoxhës dhe propagandës së servilëve të Diktaturës, u ngrit edhe historiani dhe shkrimtari “rebel” Skënder Luarasi,( I biri I Petro Ninit) i cili si dëshmitar okular i ngjarjeve, pati kurajon të kundërshtonte me fakte falsifikimin e historisë. Ja si i kujton S. Luarasi ngjarjet në librin e tij, “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”,në dëshminë për “Tragjedinë e batalionit kolonjar“ .
“Unë tok me pazarakët, u nisa për në Korçë, më tre korrik (1914), por qëndruam në Roshaj sepse morëm vesh për mynxyrën që pati pësuar batalioni kolonjar në rrethinat e Mokrës.Kur Elbasani ra në dorë të rebelëve, udhëheqësit turkoshakë: Haxhi Alia, Qamil Haxhi Fejza dhe Dervish beu bënë marrëveshje me dhespotin Gjermanos, kolonelin Varjaktaris dhe Efrem Gjinin, që Korça t’i mbetej Greqisë dhe kufiri të vendosej në kënetën e Maliqit”.
Qamil Haxhi Fejza, nënshkroi si përfaqësues i kryengritjes së drejtuar nga Musa Qazimi, Sipas rebelëve Korça duhej t’i mbetej Greqisë, sepse atje kishte myslimanë të degjeneruar (bektashinj) (Sipas përfaqësuesit grek, kapedan Kordhas) Prefekti i Korçës, Abdyl Ypi, thirri kolonjarët për të mbrojtur Korçën nga rebelët. Nga të treqind vullnetarët nën komandën e Zalo Prodanit, Izet Zavalanit e Gani Butkës, një e katërta mbetën të vrarë në përpjekjet me rebelët në rrethinat e Mokrës, Qukës e Pogradecit. Në ballë të dëshmorëve qe patrioti veteran Zalo Prodani dhe djaloshi trim Gani Butka, ndërsa komandanti tjetër Izet Zavalani u plagos rëndë”.
Këtë lidhje të rebelizmit të Haxhi Qamilit me qarqet greke, e shpjegon më së miri në shkrimin e tij “Tre gjarpërinjtë që udhëhoqën rebelimin”, Mithat Frashëri.“Esadizma mori trup dhe formë nën një trini apokaliptike: Esad Toptani, myftiu Musa Qazimi, Haxhi Qamili, tre krerë të një hidre që përfytyronin ambicionin, tradhtinë dhe lakmimin, fanatizmën e verbër dhe injorante nën maskën e fesë, marrëzinë brutale jo në figurë letrare, po reale. Qamili, qe një katundar nga Sharra që kishte ndjenjur në hekura si i prishur mendsh.Kështu në atë mot Shqipëria u bë dëshmonjëse e një sendi të paparë gjer atëhere: agjentët e Greqisë dhe të Patrikanës të lidhur ngushtë me “fetarin” Musa Qazimi; njerëzit që pretendonin se luftonin për din dhe dovlet bashkëpunonin me çetat destruktore greke; Esadi dhe partizanët e tij të “Sadai Mil-letit” u bënë vegla të shqehve dhe grekëve”.
Pra, nëse Enver Hoxha do të pranonte masakrat e grekëve, do të duhej të hidhte poshtë teorinë e tij anti historike të haxhiqamilizmit. Sa e vërtetëështë kjo, shpjegohet me dy fakte, edhe pse në mënyrë jo të të drejpërdrejtë. Në kujtimet për babain e tij, mjeku Leonidha Pepo, i biri i historianit të shquar, Petraq Pepo, shkruan se pas çlirimit Profesor Petraq Pepo kryesisht punoi si studiues i historisë në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave.. “Im atë ka shkruar një libër për atdhetarin Themistokli Gërmenji. Por ky libër nuk u botua kurrë, sepse babait iu kërkua që të ndërhynte në tekst. Kjo sepse në atë kohë Enver Hoxha kishte shpallur Haxhi Qamilin si hero popullor. Ndërkohë në librin e tim eti dokumentohej kundërshtia e Gërmenjit me idetë e Haxhi Qamilit. Por babai e hodhi tej dorëshkrimin, duke preferuar që ai më mirë të mos botohej, sesa të ndërhyhej për ndryshimin e së vërtetës, apo historisë”.
Edhe nje fakt tjetër e verteton këtë, në periudhën e Enver Hoxhës, të gjitha materialet e faktet e shumta të para luftës për të këtë ngjarje ishin futur në fondin rezervuar te bibliotekave si në Korçë dhe Tiranë me një porosi të qartë ta paarsyetuar nga Partia,“për të mos u marrë me këtë çështje” pasi nuk do Partia , pat deklaruar atëhere ish- drejtoresha e Bibliotekës Klara Mitrushi oficerit të ri Gani Vila, tani drejtor i Albtvusa.
Eshtëi pafalshme harresae trajtimit të kësaj çështjeje si gjoja konflikt mes muslimanëve dhe të krishterëve (filo grekë) qëështë tratimi i saj pikërisht si bënte dhe Venisellosi në Konferencën e Paqes, duke i konsideruar këto masakra si gjoja një luftë mes shqiptarëve muslimanë dhe atyre ortodoksë.Vetë historia e kesaj ngjarjeje sikur dëshmuam tregon të kundërtën.Dhe përsëritja e nën zë e të njejtës ide nga shteti komunist dhe historiografia komuniste dhe harrimi i saj sot përbën një tradhti të vërtetë kombëtare. Siç pat dëshmuar eshte patrioti Kristo Dako para Kongresit amerikan duke demontuar deklaratat e Venizellosit, dhe të për faquesit te Levizjes Panhelenike N Cassavetes se nëse “ Fshatrat e jugut të Shqipërisë do të ishin greke, pse do t’i digjte ushtria e greko-epiriote fshatra e veta?”
Duke bërë analizën e qëndrimit që mbajti Enver Hoxha ndaj Haxhi Qamilit dhe kryengritjes se tij kuptohet qartë,pse ai për hir tëtezës së tij mbi Haxhi Qamilin, fshehu mizoritë greke në jug dhe kryesisht Masakrën e Panaritit, për të cilën kishte pat dëgjuar vetë, pasi ai fshat ia kishte shpëtuar kokën, gjatë Luftës të Dytë Botërore.
“Falsifikimi i historisë” përbën një kuptim më të ngushtë në sensin Orwellian të rishkrimit të fakteve historike e cila ishte përdorur nga historiografia komuniste gjatë kohës së Stalinit.Në anën tjetër revizionizmi historik është më tepër një riinterpretim (apo kundërshtim) i fakteve historike parë nga një këndvështrim ideologjik.
Në fakt Masakra e Panaritit i plotëson të gjitha kushtet për t’u quajtur si një akt genocidi për të cilin duhet të bëhet fajtor shteti grek.Termi “genocid” nuk ka ekzistuar para vitit 1944.Ai është një term shumë specifik, që u referohet krimeve të dhunshme të kryera kundër grupeve te caktuara njerëzore me qëllim shfarrosjen e ekzistencën e tyre si të tilla.Ndaj po ta analizojmëMasakrën e Panaritit ajo i plotëson të gjitha përcaktimet për t’u konsideruar si një akt genocidi.Kur më 9 dhjetor 1948,Kombete Bashkuara miratuan Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.Kjo konventë e përcakton “gjenocidin” si një krim ndërkombëtar, për gjitha kombet nënshkruese.Ajo e definon genocidin si një krim i paprapashkrueshëm dhe jep masat se si ai “të parandalohet dhe ndëshkohet:Fjala genocid nënkupton aktet e kryera nga cilidogrup apo shtet me qëllim shkatërrimin, në tërësi ose të një pjese, të një kombi, etnie, grupi racial ose fetar, si të tillë, duke kryer : (a) Vrasjene anëtarëve të grupit;(b) Shkaktimin e dëmtimeve të rënda trupore apo mendore të anëtarëve të një grupi;(c) Vënien e qëllimshme të një grupi njerëzish në kushte të tilla jetësore të llogaritura që të shkaktojnë shkatërrimin fizik, tërësor apo pjesor të tyre;(d) Marrjen e masave të qëllimshme për të parandaluar lindjet brenda grupit;(e) Transferimin me forcë te fëmijëve nga ky grup në një grup tjetër.Dënimi i genocidit, është një detyrim tjetër madhor i kësaj konvente, dhe mbetet një sfidë me të cilën kombet dhe individëtvazhdojnë të përballen.
Natyrisht këtu kemi të bëjmëme mohimin e një akti genocidi.“Aty ku ka gati një marrëveshje universale se një genocid ka ndodhuar, mohimimi i genocidit eshtë zakonisht e vlerësuar si një formë e paligjshme, e revizionimit historik stalinian. Por në këtë rast kemi pasur një mohim të plotë të një ngjarje historike, jo për shkak se do të mbulonte një të vërtetë, që do t’u interesonte personalisht politikisht dhe ideologjikisht Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës, por është mbuluar një ngjarje historike thjesht prej delirit të madhështisësë Enver Hoxhës, për t’u shtirë si poliedrik.“Gënjeshtra mbi faktet historike dhe shkatërrimi i provave ka qenë për shumë shtetarë,diplomatë,politikanë dhe shkrimtarë pjesë legjitime e ushtrimit të pushtetit…Falsifikuesit shpesh herë janë shtyrë nga dëshira për të justifikuar veprimet e tyre, ose të partisë së tyre, nga pikëpamja e interesave të atyre [grupeve], mbështetjen e të cilave ata kanë dashur të fitojnë, ose [të grupeve] që ata kanë dashur të neutralizojnë… Por në rastin e këtij genocidi historik ai është mbrojtuar për arsye të egoizmit personal të boshllëkut të vetë të formimit, por dhe të kompleksit të madhështisë të Enver Hoxhës, që kërkonte dy popuj miq, aty ku kishte dëshmi të pakundërshtueshme genocidi grek si në Çamëri por dhe në kufijtë e jugut të Shqipërisë.
Gjuha e politikës komuniste, shkruan Orwelli, ishte e përcaktuar që t’i bënte gënjeshtrat të tingëllonin si të vërteta dhe vrasjet si vdekje të respektueshme”
*Kryeredaktor i TV të Shqiptarëve të Amerikës/Michigan
SAMI says
I NDERUARI RAFAEL FLOQI .MËVJEN MIR QË EKENI MENDUE KET KOH TËHARUARR POR KOKE SHUM ANTI KOMUNIST MOS MENDO SE POE PËRKRAHI AT IDOLLOGJI POR NUKPAJTONA ME NJI ANDËSI SIKUR JENI JU ARSYJA SE PSEPRA NËKOHRAT E KALUME NUKUKKA PËRMEND ASNJIHER DHE KSAJ KOHE KALUN DY DEKADA DHE PRAP NUKAN PUNUE DHE HISTORJIJA PO ZHDUKET SIKUR EKALUMJA KTO DYDEKADA KANMUJTUR MEI ZBARDH GJËRAT E MOSMEUMAR ME SHKATRIMIN E KOMBIT SIKUR JANTU VAZHDUE GJITH PARTIT POLITIKE SIDOMOS KTO DIDEKADA INDERUA JUEDINI SHUM MIR SE BASHKSIJA EVROPJANE DHE SH-B-AJA .KAN KONTRIBUE MEI BASHKURR TROJET SHQIPTARE POR JAN KTO POLITIKAJ QË KANQEN KUNDËR BASHKIMIT . KËTO EDINI FARE MIR ATHER ASNJË PARTI E POLITIK NUKAVEPRUE NË FAVOR TË KOMBIT GJITHA KOHRAT JATU FLEJT JU INDERUAR KENI RESPEKTIN QË EKENI HAPUR KET DHIMBJE KOMBTARE ATHER PRINI PUNES SE KOMBI DHE PERENDIJA KAMEJU SHPËRBLY JU UROJ SUKSES.