![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2022/12/Varkat-ne-Lamansh_n-1.jpg)
Malet kanë humbur kreshtat. Kodrinat kanë humbur gjallërinë njerëzore. Fushat janë kthyer në dete ose në moçalishte sa herë bie shi. Qytetet vuajn nga pluhrat sy lotuese, gazrat helmuese, mungesa e oksigjenit, nga pesha e vuajtjeve plagë sterrosura. Fshatra e qytete janë ngarkuar me lotët e trishta e dhimbjen e nanave, baballarëve, vogëlusheve e nuseve. Shkollat po mbyllen varg se s’ka mësues e nxanës. Ndërsa politika kakarizet mbi muskujt e kockat e fosilizuar të këtij populli që i shtohet çdo ditë, muaj e vit, mosha e mplakjes. E vërtet, vallë, gjithe kjo mynxyrë shqipëtare?
Për të mos mbetur në dhimbjen rrënqethëse poetike, po gërmojm me anë të hetimeve të trishtueshme, disa fakte, që kush i shikon me sy, dëgjon me vesh ose lexon sadopak, makinën e madhe të komunikimit modern do t’iu besoi: ‘’Nga viti 2021 në vitin 2022, mosha mediane (mesatare) e popullsisë shqiptare u rrit nga 37 vjeç e 7 muaj në 38 vjeç e 2 muaj. Edhe varësia e të moshuarve mbi 65 vjeç ndaj të rinjve, u rrit nga 22,3% në 23,1%.,, (ISTAT)
Kjo si rezultat i rrutullimit të mokrave të politikës që në vend që bluajn miell zero për gatim e ushqim, bluajn helme pluhur për popullin (në kuptimin e propogandës rozeë tallëse e korrupsion i gjallë), fabrikojn para për vete, duke mbajtur kështu peng piramidën shtetërore. Që materialit tonë t’i japim besueshmëri, do të zbresim atje ku çelin, hapen, qelbëzohen, plagët. Atje ku ndihet deri në fijen e fundit të nervit e aortës, shuarja e fshatrave, mplakja e parakohshme e tyre të braktisura nga engjejt e tyre. Atje ku shteti nuk ka qenë e nuk është, ndjerë, dukur, përkujdesur dhe parë ato drejt në beben e syrit. Ai është bërë sumull e pakicës borgjeze me veprime, ide, politikat ortakore. Ja ku godasin silurët e varfërisë e shkretizimit të malve, kodrinave, luginave mbi njerëzit e braktisur, fëmijët e pa shkolluar, lanun në vetminë qorre:‘’…Vëlla më dhemb shpirti kur po shoh largimin e të rinjëve nga Bulqiza. Isha një natë te motra, në Kokërdhak. Mora vesh se në një natë kanë ikur 13 djem për në Gjermani. Është boshatis fshati. Furgoni që ka qarkulluar në këtë fshat 3 dekada (për 30 vjet, S.M) sot nuk funksionon.,, (Y. Keta fb 17.10.2022.)
Pra shuhen lëvizjet e dobishme, prodhuese, energji dobi prurëse. Meket dëshira për punë. Vyshket gjallëria që ju jep rinia rrugëve e rrugicave të fshatrave. Atëhere vegjeton bujshëm në kalbësirën morale të fshatarëve e qytetarëve, duke kundëruar gaz sulfurik, fosilje te vdekurish, psimizëm, degradim shpirtëror. Kuptohet trojet vetëshkatërrohen, fshatarin, të riun e shqyejn kohërat e ndërtuara për së mbrapshti, nga politkanët sharlatan, pa bosht moral e ndjenja njerëzore dhe kombëtare. Natyrisht kështu vdesin njëri pas tjetrit fshatra nga Konispoli në Vermosh. Shtëpia me çati të shkaflime, të ngërdheshura kthehen faqe muresh, dritaresh, kasollesh, stanesh. Peisazhe që kullojn dhimbje. Vetmi tunduese. Mjedise që veç lotojn. Natyrë e egër ku ariu, ujku e dhelpra ngren strofujt e tyre, në vend të familjeve. Edhe pse shikojn ndonjë dritare me drita të zbehta. Janë kandilat, se telat që përcjellin elektricitet, nuk shpien energjinë elektrike. Pleqtë presin bijtë, t’iu vijnë e t’i marrin edhe ato me vete, në dhe të huaj, qoftë edhe me gomone në La Mansh.
Ngushtica ujore e Otrantos me gomonet e klandestinëve shpresë humbur shqiptar, ka hyrë nën krahët e legjendave. Një tjetër ngushtice i jemi vërsulur me gomone, produkt i ri i murtajës të politikës së qeverisë E. Rama 3, muajit e kaluar dhe në këtë sythë dimri të vitit 2022 që sapo ka hyrë. Me hidhërim të madh, me përulësi, me dhimbje shuarje kombëtare, historia e mafies së trasportimit të mallit të gjallë, po përsëritet me të njëjtin intensitet, me fytyra te reja njomëzake, të egëra, të zemrueme, të trishtueme. Sigurish janë bijë nanash në deje rrjedh gjaku i rinisë shqipëtare. Të humbur shpresash, të përkulur flamurin e krenarisë, i kthejne shpinën vendlindjes, ikin për të shpenzuar energjitë e vrullshme rinore, intelektuale e fizike, në Angli, Gjermani, Suedi, Zvicër, Danimark, duke dalun biles jashtë vendeve mesdhetare.
Natyrshëm shtrohet pyetja: Cilët mosha e profesione të shkolluar ose jo, arratisen për motive të ndryshme nga atdheu i tyre? Nga ato shtëpia pranë burimeve ujë pastër, pranë shermeneve të rrushit e drurë frutorëve, kumbulla, molla e dardha, ku blegërinte qingji e kërcejn kecat, mjaullin macja e lehën qeni, për tu kthyer nga krenar e ushqyer mirë nga prodhimet e tyre, në shërbyes kokë ulur e vuajtës shumë të kapitalit prendimor. Edhe këto që i poetizuam sa mundëm, po japim shembullin konkret, real, marrë nga vendi ku zhvillohen ngjarjet e braktisjet ma të kobëshme të atdheut tonë:
‘’… nga shokët e mi të arsimuar, që kanë ikur nga puna e shtetit ashtu siç ika edhe unë, janë: 5 inxhinier pyjesh, 2 ekonomist, 5 arsimtarë, 3 infermierë, 1 doktor… dhe së fundmi një ish kolegu im inxhinier pyjesh, pas 18 vitesh punë në shtet, detyrohet të ikë në Angli me gomone, për të punuar si skllav, pasi nuk mbijeton dot në Shqipëri me ata rroga mjeruese.,,(Ylber Cami. Fb, 2.10.2022) Ja gurra njerëzore që rrjedh për Angli e shtetet prendimore etj. Janë truri i kombit. Jane bijë e bija të pregatitur në universitete e shkollat shqiptare, nga taksa paguesit e popullit. Janë qytetar të një vendi qe ikiin, syrgjinosen nga qeverisja e mizerabel pa strategji ekonomike kombetare. Dhe ja për ta kuptuar më mire po shkruajm: ‘’Fakti që vetëm gjatë dekadës së fundit janë larguar rreth 700 mijë shqiptarë, është një tregues që ky tashmë është një eksod, është një deformim shumë i rrezikshëm për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.(Zef Prenci ’’Panorama.com.al.,, 09.11.2022) Jemi në situatën e një hemoragjie njerëzore dhe intelektuale e shkaktuar nga politika qorre e qeverisë te sotme Rama 3, një katastrofë kombëtare, po pregatitet me shpejtësi marraramendëse.
Ndërsa lajmi më i freskët që tund male e qytete azmatike, me kullat me themele droge e korrupsioni mafiozësh, me bulevarde mjerane, pa gjallërine, të qeshurat, freskinë e rinisë, pa të ardhmen, pa vrullin, energjitë e reja mendore e fizike. Ja dhe lajmet drithëruese me shkaqet e vërteta: ‘’Gjeologu më shkruan, “ E LASH EDHE UNË SHQIPËRINË.,, Nuk ka më asnjë të ri atje. Kanë ikur të gjithë mbeta vetëm unë. Kur ikin edhe punojnësit e shtetit që janë me rrogë “rrogë i thënshin se nuk mbulon dot as shpenzimet javore.,, Ilmiu. (Y. Cami, Fb. 2.10.2022) Dhe me tej e vërteta nën dritën e diellit: Revista‘’Monitor,, e datës 06.12.2022 shkruan:‘’Pse ikin?! 69% e të punësuarve në Shqipëri, nuk plotësojnë nevojat mujore, rekord në Europë për këtë…,,
Ndërsa ajka e propgandës roze nga faraoni i qeverisë shqiptare, E. Rama thotë: ‘’ …se shqiptarët nuk ikin për shkak të politikanëve, por sepse kanë ikur historikisht; dhe se këtij problemi po i vjen fundi.,,(Kamëz 06.11.2022) Një kryeministër që nuk njeh realitetin e hidhur të nje vendi qe po shkretohet, gabimet e tija në politiken sociale, në politkat ndaj bujqësisë, pyjeve, pronësisë, minierave etj, nuk pranon alternativa dhe reforma efektive për të dalë nga ky kolaps tragjik i popullit që e ka zgjedhur me vota. Nuk e shpëtojn një popull e ekonomi të tanë sëmurë randë, me shumë qeliza indore kanceroze, as Skavica, as ‘’Durrës Jacht Marina,, as airoporti i Vlorës, apo kullat shtatëlart e maje mmprehta të Tiranës etj. Jo atë e shpëton një opozitë e re, e fortë me programe të qarta e konkrete, për shpetimin e saharizimit të atdheut tonë, thesar pasurishe, punonjësish e intelektualësh. Dhe ja një udhë tjetër shpëtimi:‘’Madje, më shumë kërkohen reforma. Ato që shprehen si vullnet politik të materializohen si projekte ku të ketë faturë financiare, të rishikohet buxheti, përparësitë buxhetore në mënyrë që krijimi i vendeve të reja të punës, shfrytëzimi i potencialeve që ka vendi, ndryshimi dinamik i pagave, përmirësimi i kualifikimit profesional etj., të mund të reflektohet edhe në nivelin e jetesës që mos të mbetet Shqipëria ndër vendet më të varfra të Evropës,…,, (Z. Preçi Panorama .com.al. 09.11.2022)
Realiteti ekonomiko shoqëror, pasuritë natyrore e njerëzore, demokracia vetë në thelb duhen njohur më së miri, për të shëruar shqipërine e semurë më shume se kurrë.
09.12. 2022 Dr. Selman Meziu