Politika eshte mjeti per marreveshje qytetare per qytetaret/
Shkruan: Violeta Mirakaj/
Eshte dite e shtune , data 13 Qershor. Nje dite e bukur vere, ku dielli me rrezet e tij te ngroh dhe te fton te dalesh shetitje,pas nje jave te lodhshme pune, per kete fund jave. Por ndryshe nga fund javet e tjera,me qindra qytetare amerikane jane nisur drejt Roosevelt Island ne New York City.
Midis qytetareve te ndryshem, dallohet si gjithmone me energjine e saj te pashtershme, plot gjalleri Themeluesja dhe Kryetarja e Organizates se Gruas Shqiptare “ Shprese & Paqe” (Hope & Peace), Znj Mimoza Dajci se bashku me disa anetare te kesaj organizate. sa anetare te kesaj organizate.
Ne kuadrin dhe perpjekjen ne mbrojtjen e te drejtave te grave shqiptare dhe amerikane duke kerkuar barazi gjinore, stop dhunes – pro paqes, mundesi ekonomike, edukim, tolerance fetare etj… eshte angazhuar kjo organizate ne aktivitete te shumta ne New York dhe Washington DC…Aktiviteti i Znj. Dajci nuk lindi rastesisht sot ne SHBA, por eshte vazhd i karieres se saj te njohur ne fushen gazetareske, politike e shoqerore edhe ne Shqiperi, qysh me permbysjen e rregjimit komunist, ku shpesh eshte kercenuar me jete e ka patur jeten ne rrezik, e deri ne diten qe u largua nga Shqiperia ne vitin 2000. Pena e saj spikaste kundra diktatures komuniste prane shtypit te ish te perndjekurve politik. Ka qene veprimtare e perkushtuar prane shtreses se persekutuar politike, si dhe anetare e Keshillit te Larte Kombetare te Partise Demokratike (PDSH)
Atmosfera ne Roosevelt Island, NYC ishte shume emocionuese, kudo nje rregull, muzike dhe atmosfere paqeje, te gjithe mbanim flamuj te vegjel amerikane dhe nen tingujt te muzikes dhe ne vecanti te Hymnit te Flamurit Amerikan…prisnim te shfaqej ne podium Znj. Hillary Rodham Klinton.
Znj. Klinton me lireshmerin dhe zhdervjelltesine e saj karakte-ristike pershendet te gjithe te pranishmit, ku mbajti mitingun e saj te pare te fushates. Ligjerata e saj mbarte me vete sigurine, thjeshtesine dhe mendimet e qarta, me natyren e saj te qeshur dhe duke pushuar nga koha ne kohe per te absorbuar duartrokitjet nga turma, ne takimin e saj te pare e vleresuan pothuajse 5000 pjesemarres
Kete dite ajo kerkoi qe te siguroje nje arsyetim per kanditaturen e saj, duke theksuar se Znj. Clinton po kandidon per te gjithe ata qe kane qene ndonjehere te rrezuar, por nuk pranon te rrezohet perseri. Kandidimi i saj ka te beje jo vetem per disa amerikane , por per te gjithe popullin amerikan. Zotimet per t’i dhene popullit nje ujdi me te drejte mbi nje sere ceshtjesh duke perfshire taksat, votimi i kryer dhe emigracioni i menaxhimit etj…
Zanja Hillary tha midis te tjerash : “Une nuk mund te jem kandidati me i ri ne kete gare, por une do te jem presidenti i ri grua ne historine e Shteteve te Bashkuara” .
Ne prononcimin e saj per kete eveniment te rendesishem te SHBA , Znj. Mimoza Dajci tha: “Ne mbeshtetje te kandidates , per te qene presidentja e pare ne SHBA, edhe organizata e gruas “Shprese & Paqe” do te jape kontributin e saj, pasi tashme kemi nje pervoje nga vitet e kaluara; si raportet e mira me shtypin shqiptaro- amerikan, Federaten Universale per Paqen UFP, Qendren per Drejtesi Familjare,si dhe lidhjet me personalitete te shquar, si Senatoret Ruth Hasell Thompson, Jeff Klain, Assamblyman Z.Mark Gjonaj, avokatin Stive Kaufman, Organiztat e ndryshme shqiptaro- amerikane si ajo “Vatra “ etj
Kjo dite e bukur vere u mbyll me kete aktivitet politik qe krahas perkrahesve te saj , te binte ne sy jashte vendit ku u zhvillua fushata e pare per garen presidenciale dhe grupi i opozites, te cilet dalloheshin me format paqesore per kundershtimin e saj….shperndanin syze dielli me ngjyra, ku ne nje krah ishte shkruar : -Stophillary.gop
E gjithe kjo te jep vetem paqe dhe qetesi… dhe tregon se ne vende ku ka Demokraci te vertete… fushatat transmetojne vetem kulture dhe drejtesi.Nga Ky vend i madh demokratik , duhet te mesojne te gjitha ato vende, te gjithe ata politikane qe akoma nuk e kane istalur nje demokraci te vertete ne vendet e tyre se :”Politika eshte mjeti per marreveshje qytetare per qytetaret” eshte shprehur Aristoteli i madh
NY, -14 Qershor, 2015
Foto: Merlin Anderson(Me shume foto shihni ne Facebook)