• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hillary Klinton dhe Donald Trump, votuan në “shtëpinë e tyre”, në New York

April 19, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York City/

Tek Presidencialet 2016, votat paraprake , dy njujorkozët kandidatë për President, Donald Trump dhe Hillary Clinton, kanë hedhur votat e tyre në zgjedhjet paraprake New York, sot në mëngjes. Kandidatja demokrate për president Hillary Clinton ka votuar me ish-presidentin Bill Clinton në një qender votimi që ishte ngritur të një shkollë të mesme – gjimnaz në shkollën Douglas G. Grafflin pranë shtëpisë së tyre në Chappaqua, New York, ku si njoftohet pas tyre kan votuar edhe shumë shqiptarë, banorët e kësaj zone elektorale që kan shtëpitë e tyre, komshi me çiftin Clinton.Kurse, kandidati republikan Donald Trump, i cili ka lindur dhe banon në New York, së bashku me bashkëshorten e tij, u pa të hedhë votën e tij në Sinagogën Qendrore në Manhattan, duke shtuar se ndihet mirë në lidhje me shanset e tij në këtë shtet që eshtë edhe vendlindja e tij.Trump nëse merr të gjithë delegatët e GOP, ka shanse dhe ai mund të fitojë edhe përkrahjen e shumicës në GOP në të gjitha shtetet, në këto zgjedhje presidenciale, thonë analistët e këtyre zgjedhjeve, mbasi ai sot në New York, ka shumë mundësi të marr të gjithë 95 delegatët.”Duke hedhur votën e tij në kutinë e votimit , ai tha se ishte me të vërtetë diçka e frikshëme”, duke qëndruar prane qendres së votimit tek një gradaciele gjigande, e cila mban emrin e tij dhe eshte prone e tij, Trump Tower.

Në kampin e Partise Demokratike, Clinton, ka për rival një Senator, socilalist amerikan, i cili megjithëse është i pavarur, Bernie Sanders, por voton gjithmonë si Demokrat. Clinton kyeson New Yorku në sondazhe sipas shifrave në sondazhet e kohëve të fundit, me 249 pikë .Clinton, duke ecur në dhomën e fshehtë, me shaka tah për shtypin :”Ky është një votim im privat!””Ky ka qenë një gëzim i gjatë i dy javëve të fundit, të jem këtu në të gjithë shtetin e NY dhe unë shpresoj se gjithkush ka për të më votuar”, tha Clinton. “Unë kisha një kohë të madhe duke shkuar nëpër qytet në ditët e fundit si çift. Vetëm duke parë shumë prej miqve të vjetër, por kam takuar edhe njerëz të rinj. Unë ju bëj thirrje të gjithëve: Ju lutem, dilni dhe votoni para se të mbyllen kutite e votimit në oren 9 të darkës sonte. “!

 

Filed Under: Komente Tagged With: dhe Donald Trump, e tyre në New York, Hillary Klinton, votuan në shtëpinë

Edhe grate shqiptaro-Amerikane ne fushaten presidenciale te Hillary Clinton

June 16, 2015 by dgreca

Politika eshte mjeti per marreveshje qytetare per qytetaret/
Shkruan: Violeta Mirakaj/
Eshte dite e shtune , data 13 Qershor. Nje dite e bukur vere, ku dielli me rrezet e tij te ngroh dhe te fton te dalesh shetitje,pas nje jave te lodhshme pune, per kete fund jave. Por ndryshe nga fund javet e tjera,me qindra qytetare amerikane jane nisur drejt Roosevelt Island ne New York City.
Midis qytetareve te ndryshem, dallohet si gjithmone me energjine e saj te pashtershme, plot gjalleri Themeluesja dhe Kryetarja e Organizates se Gruas Shqiptare “ Shprese & Paqe” (Hope & Peace), Znj Mimoza Dajci se bashku me disa anetare te kesaj organizate. sa anetare te kesaj organizate.
Ne kuadrin dhe perpjekjen ne mbrojtjen e te drejtave te grave shqiptare dhe amerikane duke kerkuar barazi gjinore, stop dhunes – pro paqes, mundesi ekonomike, edukim, tolerance fetare etj… eshte angazhuar kjo organizate ne aktivitete te shumta ne New York dhe Washington DC…Aktiviteti i Znj. Dajci nuk lindi rastesisht sot ne SHBA, por eshte vazhd i karieres se saj te njohur ne fushen gazetareske, politike e shoqerore edhe ne Shqiperi, qysh me permbysjen e rregjimit komunist, ku shpesh eshte kercenuar me jete e ka patur jeten ne rrezik, e deri ne diten qe u largua nga Shqiperia ne vitin 2000.  Pena e saj spikaste kundra diktatures komuniste prane shtypit te ish te perndjekurve politik. Ka qene veprimtare e perkushtuar prane shtreses se persekutuar politike, si dhe anetare e Keshillit te Larte Kombetare te Partise Demokratike (PDSH)
Atmosfera ne Roosevelt Island, NYC ishte shume emocionuese, kudo nje rregull, muzike dhe atmosfere paqeje, te gjithe mbanim flamuj te vegjel amerikane dhe nen tingujt te muzikes dhe ne vecanti te Hymnit te Flamurit Amerikan…prisnim te shfaqej ne podium Znj. Hillary Rodham Klinton.
Znj. Klinton me lireshmerin dhe zhdervjelltesine e saj karakte-ristike pershendet te gjithe te pranishmit, ku mbajti mitingun e saj te pare te fushates. Ligjerata e saj mbarte me vete sigurine, thjeshtesine dhe mendimet e qarta, me natyren e saj te qeshur dhe duke pushuar nga koha ne kohe per te absorbuar duartrokitjet nga turma, ne takimin e saj te pare e vleresuan pothuajse 5000 pjesemarres
Kete dite ajo kerkoi qe te siguroje nje arsyetim per kanditaturen e saj, duke theksuar se Znj. Clinton po kandidon per te gjithe ata qe kane qene ndonjehere te rrezuar, por nuk pranon te rrezohet perseri. Kandidimi i saj ka te beje jo vetem per disa amerikane , por per te gjithe popullin amerikan. Zotimet per t’i dhene popullit nje ujdi me te drejte mbi nje sere ceshtjesh duke perfshire taksat, votimi i kryer dhe emigracioni i menaxhimit etj…
Zanja Hillary tha midis te tjerash : “Une nuk mund te jem kandidati me i ri ne kete gare, por une do te jem presidenti i ri grua ne historine e Shteteve te Bashkuara” .
Ne prononcimin e saj per kete eveniment te rendesishem te SHBA , Znj. Mimoza Dajci tha: “Ne mbeshtetje te kandidates , per te qene presidentja e pare ne SHBA, edhe organizata e gruas “Shprese & Paqe” do te jape kontributin e saj, pasi tashme kemi nje pervoje nga vitet e kaluara; si raportet e mira me shtypin shqiptaro- amerikan, Federaten Universale per Paqen UFP, Qendren per Drejtesi Familjare,si dhe lidhjet me personalitete te shquar, si Senatoret Ruth Hasell Thompson, Jeff Klain, Assamblyman Z.Mark Gjonaj, avokatin Stive Kaufman, Organiztat e ndryshme shqiptaro- amerikane si ajo “Vatra “ etj
Kjo dite e bukur vere u mbyll me kete aktivitet politik qe krahas perkrahesve te saj , te binte ne sy jashte vendit ku u zhvillua fushata e pare per garen presidenciale dhe grupi i opozites, te cilet dalloheshin me format paqesore per kundershtimin e saj….shperndanin syze dielli me ngjyra, ku ne nje krah ishte shkruar : -Stophillary.gop
E gjithe kjo te jep vetem paqe dhe qetesi… dhe tregon se ne vende ku ka Demokraci te vertete… fushatat transmetojne vetem kulture dhe drejtesi.Nga Ky vend i madh demokratik , duhet te mesojne te gjitha ato vende, te gjithe ata politikane qe akoma nuk e kane istalur nje demokraci te vertete ne vendet e tyre se :”Politika eshte mjeti per marreveshje qytetare per qytetaret” eshte shprehur Aristoteli i madh
NY, -14 Qershor, 2015
Foto: Merlin Anderson(Me shume foto shihni ne Facebook)

Filed Under: Komunitet Tagged With: fushate presidenciale, grate shqiptare, Hillary Klinton, Viloelta Mirakaj

WASHINGTON POST: Për Hillaryn – mbase koha që të garojë për presidente

March 26, 2013 by dgreca

Pavarësisht se çka bën Barack Obama, ai nuk mund t’i shmanget hijes së ish rivales së tij politike.
Hillary Clinton, pas udhëtimeve globale me ç’rast i vizitoi vendet dhe popujt, të cilëve vështirë u dëgjohet zëri në këtë kontinent, po del në qendër të vëmendjes, edhe pa i prekur shkallët e skenës, shkruan e përditshmja Washington Post, në fillim të artikullit të saj për të ardhmen e ish sekretares amerikane të shtetit.
Presidenti Obama e vizitoi Lindjen e Mesme, ka bërë histori derisa fliste për luftën në Siri, për Iranin dhe për paqen ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, ndërsa në skenën e brendshme qarkullon një Pyetje e Madhe: a do të garoj Hillary?
Pak njerëz, dhe shumë më pak femra, kanë zgjuar aq shumë interesim sa Hillary Clinton. Ajo bartë një barrë unike duke qenë diçka për çdokënd: e dashur, e përbuzur, e admiruar, e frikësuar, model për të tjerët, politikane, nënë, bashkëshorte, hakmarrëse, qortuese, muzë. Ajo është njëfarë rebusi, shkruan Washington Post dhe e shtron pyetjen “ajo po garon për presidente, apo jo”?
Pa dyshim se çështja që sillet në mendjen e zonjës Hillary është a të garoj përsëri për zyrën më të lartë, një çështje përcëlluese dhe torturuese.
Kjo gjithmonë ishte çështje. Pa evitueshmëria e saj është legjendë. Ish shërbyesja publike, që u bë bashkëshorte e Bill Clintonit, përfundimisht është e gatshme për lavdinë e saj, në kohën e saj.
Atëherë erdhi gjëja më e papritur, ky person Obama, i cili doli në skenë nga një yll i largët dhe i verboi masat me dritën e tij. Suksesi i tij, për fat të keq, ishte më i madh se i saj dhe Hillary edhe njëherë është dashur të pres, shkruan Washington Post.
A do të garoj ajo përsëri për presidencë? A do ta përcaktoj ajo fatin e saj?Apo fati i saj do të venitet në faqet e mundësive të humbura, koha e keqe dhe premtimet e thyera?
E përditshmja Washington Post shkruan se i ka pyetur disa bashkëpunëtorë të afërt të Hillary Clintonit nëse ajo do të garoj dhe të gjithë ata e thonë të njëjtën gjë: “nuk kam ide”.
Dyshoj se kjo është e vërtetë dhe se Hillary me të vërtetë nuk e di. Me përjashtim të asaj se ajo e di, dhe të gjithë kolegët e saj me të vërtetë e dinë dhe të gjithë ne e dimë. Si mund të shmanget Hillary Clinton nga detyra e cila mendohej se do të jetë e saj? Harrojeni fatin. Çka të thuhet për detyrën? A nuk e ka për detyrë femra e parë, që ka gjasë reale për tu bërë presidente e Shteteve të Bashkuara, të garoj dhe të fitoj?
Do të jetë rraskapitëse. Koha paraqet një kundërshtar, meqë Hillary në vitit 2016 do t’i ketë 69 vjeç. Katër vitet e kaluara ishin brutale dhe ajo i tregoi efektet e udhëtimit të vazhdueshëm, presionit të pafund dhe të një mungese fisnike të vëmendjes për krenarinë e saj.
Fushata presidenciale, megjithëqë e njohur, do të jetë më e keqe, meqë do të ketë shumë angazhim dhe do të jetë një rrugë e tmerrshme, veçanërisht për një grua, e cila ndoshta duhet të mendoj për mbesa dhe nipër…
Por, Hillary nuk është pjekëse e ëmbëlsirave, siç e dimë. Tash është përfundimisht koha e drejtë. Popullariteti i saj është më i lartë se kurdoherë më parë. Ajo është e admiruar në mbarë botën. Ajo i ka arritur sukseset e saj jo nga trashëgimia (martesa me Billin), por nëpërmjet aftësive të saj dhe, po, me djersën e saj, shkruan Washington Post.
Ajo ia doli që nëpërmjet punës së mundimshme dhe ndershmërisë së plotë t’i asgjësojë përkujtimet e viteve të mëhershme si Dama e Parë dhe femra e cila qëndroi pranë bashkëshortit të saj, edhe atëherë kur shumë femra nuk do ta bëninkëtë.
Jo rastësisht votat e femrave janë të saja. Bile, edhe femrat republikane do ta kenë vështirë të mos votojnë për Hillaryn. Nëse jo për të, për kë atëherë?
Qartazi, propozimi “Hillary Clinton për presidente” ka më tepër pyetje se përgjigje. Por, të gjitha llogaritë përfundojnë në këtë pikë: ajo esencialisht për këtë moment ka punuar gjatë gjithë jetës së saj. Opinioni është i përgatitur për presidente, shkruan në fund të artikullit e përditshmja Washington Post.(Përgatiti Fatmir Bujupi)

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Hillary Klinton, koha per presidente, Washington Post

HILLËRI KLINTON PËRPLASET ME SENATORËT

January 24, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Pas një mungese prej dy javësh në Uashington për arsye shëndetsore, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillëri Klinton, u paraqit dje para dy komisioneve të Kongresit amerikan që merren me punët e jashtme, për të dhënë dëshmi dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve në lidhje me mënyrën se si administrata e Presidentit  Barak Obama kishte trajtuar sulmin më 11 shtator të vitit të kaluar kundër konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë, ku mbetën të vrarë katër shtetas amerikanë, përfshirë edhe ambasadorin, Kristofër Stivens.  Ligjvensit republikanë kishin kërkuar për disa muaj tani që Sekretarja e Shtetit të paraqitej para Kongresit për të shpjeguar mënyrën se si Departmenti Shtetit që ajo drejton, u mor me sulmin në Bengazi.  Në paraqitjen e saj, Sekretarja Klinton mori përgjegjësinë dhe siguroi Kongresin dhe popullin amerikan  se administrata e Presidentit Obama ka filluar një rishqyrtim të gjithanshëm për të parandaluar sulme  të tilla ndaj ambasadave dhe konsullatave amerikane, sidomos në zona krize, duke deklaruar para kamerave të shumëta ’’live’’: “Siç e kam thënë  edhe më përpara, unë marr përgjegjësinë.  Jam e bindur se pas largimit tim po lë Departamentin e Shtetit dhe vendin tonë, më të sigurt e më të fortë.’’   Ajo shtoi duke thënë se …“Kemi ndërmarë një rishqyrtim të plotë e të gjithanshëm, mbi mënyrat se si i marrim vendimet se kur, ku dhe si, njerëzit tanë veprojnë në zonat me kërcënim të lartë në këtë rajon dhe anë e mbanë botës, dhe se si do t’u përgjigjemi krizave dhe kërcënimeve”, në të ardhmen.
Megjithëse Zonja Klinton i tha komisionit të punëve të jashtëme të Senatit amerikan se ajo mbante përgjëgjësi të plotë në lidhje me dështimet dhe mangësitë e masave të sigurimit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, ajo mohoi akuzat se administrata e Presidentit Obama ishte përpjekur, që për arsye politike, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit që kaloi, të keq informonte popullin amerikan për tragjedinë në Bengazi, ku humbi jetën ambasadori Stivens, njëri prej specialistëve më të mirë të çështjeve arabe që kishte Departmenti i shtetit amerikan.

Duke mbrojtur politikën e administratës të cilës ajo i shërben, Zonja Klinton shpesh me një ton agresiv, u përplas me senatorët republikanë, të cilët akuzuan administratën Obama për mënyrën se si  sulmi kundër konsullatës amerikane  iu shpjegua fillimisht popullit amerikan: nëse ishte sulm i planifikuar terrorist apo një demonstratë spontane,  që çoi në vrasjen e katër shtetasve amerikanë në Bengazi, siç pretenduan fillimisht zëdhënsit e administratës.

Senatori nga shteti Arizona dhe ish-kandidati i Partisë Republikane për president Xhon Mëkejn së bashku me senatorin republikan nga shteti Uiskonsin, Ron Xhonson, dhe Senatorin Rand Paul nga Kentaki ishin ndër kritikët më të ashpër të Zonjës Klinton dhe ndaj mënyrës se si administrata është marrë me këtë sulm.  Senatori Mekejn, pasi i tha Sekretares Klinton se ishte ”krenar me te”, dhe se  ”anë e mbanë botës admirohesh dhe respektohesh”,  ajo duhej të ishte ”më e hapur dhe më e sinqertë për atë që në fakt ndodhi në Libi’’.   Ai iu drejtua Sekretares së Shtetit duke i thënë se ”ka shumë pyetje të cilat nevojitin përgjigje, dhe me të thënë sinqerisht  dhe drejtë, përgjigjet që ju keni dhënë sot në mëngjes për ne, nuk janë aspak të kënaqshme për mua”, duke shtuar se, ”populli amerikan dhe familjet e këtyre katër amerikanëve trima ende nuk kanë marrë përgjigjet që ata meritojnë”.

Duke iu përgjigjur akuzave të Senatorit Ron Xhonson nga shteti Uiskonsin, Sekretarja e shtetit tha se nuk ishin të vërteta akuzat e tija dhe me zemërim iu drejtua Senatorit Xhonson duke i thënë se nuk ka rëndësi se cila ishte origjina ose cilat ishin motivet e atyre që ndërmorën sulmin, ajo që është e rëndësishme tani, tha Zonja Klinton, ”është që të zbulojmë se çka ndodhi dhe njëkohësisht të bëjmë çdo gjë që është e mundur që të parandalojmë sulme të tilla në të ardhmen.”

Kritika të ashpëra Zonjës Klinton i drejtoi edhe Senatori Rand Paul nga shteti  Kentaki, i cili i tha Sekretares së Shtetit se ”Jam i kënaqur që ju merrni përsipër përgjegjësinë….por të kisha qenë unë president në atë kohë….unë do t’u kisha shkarkuar nga detyra”. Senatori Paul sshtoi duke thënë se këjo që ndodhi në Libi ishte një dështim në udhëheqje, e cila shkaktoi vdekjen e katër amerikanëve në Bengazi, dhe se më në fund, ”është një gjë e mirë që ju merrni përgjegjësinë për këtë, pasi askush tjetër nuk po bën një gjë të tillë.”

Senatorët demokratë nga ana e tyre iu kundër përgjigjen kolegëve  republikanë duke u kujtuar këmbënguljen e administratës së Presidentit Bush në lidhje me praninë e armëve kimike në Irakun e Sadam Huseinit – armë që më në fund u provua se nuk ekzistonin, por që ky shpjegim në atë kohë u përdor nga administrataa republikane si një arsye për të hyrë në luftë kundër regjimit të Sadam Huseinit.

Sekretarja e Shtetit i tha Komisionit të Punëve të Jashtëme të Senatit amerikan se anë e mbanë Afrikës veriore ekziston një lëvizje xhihadiste në rritje e sipër, duke i paralajmëruar senatorët se, ”Ne duhet të jemi të vetdijshëm se këjo lëvizje është një lëvizje globale.  Ne mund të eliminojmë udhëheqsit e saj, por përderisa të mos ndihmojmë në themelimin e institucioneve demokratike, për derisa nuk komunikojmë më mirë vlerat tona dhe të vendosim lidhje dhe marrëdhënje me atë rajon, ne do të ndeshemi me një nivel të tillë mos-stabiliteti.’’  Sulmi në Bengazi, tha ajo, ishte pjesë e një plani më të gjërë terrorist në pjesën veriore të kontinentit afrikan, siç po shihet  nga ngjarjet e fundit në Algjeri dhe Mali.

Muajin që kaloi, një raport i komisionit të pavarur të hetimit për sulmin në Bengazi,  të emëruar nga vet Zonja Klinton, ngarkoi me faj zyrtarë të lartë të Departmentit të Shtetit, për ato që në raport u cilësuan si, ”dështime sistemike dhe  mangësi në udhëheqje dhe menaxhim, si dhe për masat që nuk ishin aspak të mjaftueshme për tu përballuar me sulmin që ndodhi në Bengazi.”

Zonja Klinton i siguroi ligjvënsit se ajo ka pranuar të gjitha rekomandimet e komisionit të hetimeve dhe se së shpejti përfundon zbatimi i atyre rekomandimeve të komisionit të pavarur hetimor.

Megjithë debatin e tensionuar dje para Kongresit, disa senatorë republikanë njohën meritat e Sekretares Klinton dhe shprehën falenderimet e tyre për shërbimin e saj – pasi këjo sipas gjasës ishte dëshmia e fundit para ligjvensëve si Sekretare e Shtetit.  Ajo do të zëvendësohet nga Senatori Xhon Kerri, pasi emërimi i tij të jetë miratuar nga Kongresi.  Ndërkohë,  media dhe analistët kanë filluar spekullimet e tyre në lidhje me të ardhmen e saj politike – dhe nëse dëshmia e djeshme para dy komisioneve të Kongresit amerikan do ta ndihmojë  apo do ta dëmtojë atë, nëqoftse ajo vendosë të jetë kandidate për president në vitin 2016.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fran Shkreli, Hillary Klinton

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT