Destani mori pjesë në një mbrëmje të organizuar në shtëpinë e aktivistit Sal Rusi në New York, ku pati rastin për tu takuar me kandidaten për presidente të Amerikës, nga partia Demokrate Hillary Rodham Clinton
NEW YORK : Biznesmeni i madh nga Tetova zoti Lazim Destani – Presidenti i nderi i Rrjetit të Biznesve Shqiptare nëpër Botë – po qëndron këto ditë në vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Keshtu të paktën shkruan në statusin e tij zyrtar ai mbasi dje mori pjesë në një mbrëmje të organizuar në shtëpinë e aktivistit Sal Rusi në New York, ku pati rastin për tu takuar me kandidaten për presidente të Amerikës, nga partia Demokrate Hillary Rodham Clinton.
Simbas njoftimit zyrtar thuhet se përveç takimit me zonjën Hillary Clinton, të cilën e falënderoi për ndihmën që ka dhënë me bashkëshortin e saj Bill Clinton veçanërisht për çlirimin e Kosovës, z. Destani u takua me aktivistë të komunitetit shqiptaro – amerikan, asambleistin e New York-ut, Mark Gjonaj, senatorët e shtetit të New York-ut, Jeffrey Klein dhe Diane J. Savino, dhe veprimtar të tjerë të komunitetit
.
“Kjo ishte një mbrëmje e mrekullueshme për të mbështetur kandidaten demokrate për presidente të Amerikës, Hillary Clinton. Komuniteti shqiptar në Amerikë e ka dhënë dhe po jep një kontribut të pazëvendësueshëm për atdheun duke qenë urëlidhja më e mirë ndërmjet adminsitratës amerikane dhe Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e trojeve të tjera ku jetojnë shqiptarët në Ballkan”,citohet të ketë thënë z. Destani./B.Sina/