-Në Podgoricë, Thaçi në Samitin e Kartës së Adriatikut, takim me zëvendespresidentin e SHBA, Michael Pence/

PRISHTINË, 1 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga Maqedonia dhe Mali i Zi.Në mesin e shumë liderëve të rajonit, pjesëmarrës kryesor në këtë takim do jetë Zëvendës Presidenti i SHBA-ve, Michael Pence, thekson njoftimi dërguar nga Presidenca e Kosovës.
Në kuadër të këtij Samiti, Thaçi do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me liderët e rajonit të cilët janë pjesëmarrës në këtë samit. Ndërsa takimin kryesor bilateral Presidenti i Kosovës do ta zhvillojë me Zëvendes Presidentin e SHBA-se./b.j/