Berisha: 20 Shkurt, protesta më e madhe e historisë!/
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë përsëri thirrje për pjesëmarrje nën protestën e ditën së nesërme, që siç e ka quajtur ai vetë do të jetë protesta më e madhe e historisë!Berisha shprehet se të gjithë duhet të dalin nesër dhe të protestojnë në Tiranë nën moton “Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi”!
“Protestojmë për dinjitetin tonë dhe kundër mashtrimeve të Edvin Kristaq Ramës. Për rritjen e rrogave, pensioneve dhe kundër ngrirjes së tyre trevjeçare, kundër rritjes së taksave dhe heqjes së shpërblimit të fundvitit nga Edi Rama.Protestojmë për punësimin, për legalizimet dhe shëndetësinë falas dhe kundër shkatërrimit të vendeve të punës dhe kundër tritolit në shtëpitë tuaja nga qeveria Rama – Meta. Për uljen me 20% të çmimit të ushqimeve dhe energjise elektrike dhe kunder fatures afrofe. Për lëvizjen e lirë të furgonave dhe kundër monopoleve të qeveritarëve në transportin e pasagjerëve. Për ligjin, transprencën dhe kundër qeveritarëve kleptokrat. Për rendin, qetësinë, sigurinë tonë, kundër tritolit, maskave dhe kundër gjobave dhe trafiqeve të qeverisë”, shkruan Berisha.
Në fund ish-kryeministri e cilëson protestën e ditës së nesërme si protestën e djemve, vajzave, burrave dhe grave që do shkruajnë nesër me guximin e tyre një faqe të re në historinë e demokracisë sonë!
Postimi i plotë
Nesër nën moton “Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi” protesta më e madhe e historisë!Të dashur miq, nesër të gjithë protestojmë në Tiranë nën moton “Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi”!
Protestojmë për dinjitetin tonë dhe kundër mashtrimeve të Edvin Kristaq Ramës.
Për rritjen e rrogave, pensioneve dhe kundër ngrirjes së tyre trevjeçare, kundër rritjes së taksave dhe heqjes së shpërblimit të fundvitit nga Edi Rama.
Protestojmë për punësimin, për legalizimet dhe shëndetësinë falas dhe kundër shkatërrimit të vendeve të punës dhe kundër tritolit në shtëpitë tuaja nga qeveria Rama – Meta.
Për uljen me 20% të çmimit të ushqimeve dhe energjise elektrike dhe kunder fatures afrofe.
Për lëvizjen e lirë të furgonave dhe kundër monopoleve të qeveritarëve në transportin e pasagjerëve.
Për ligjin, transprencën dhe kundër qeveritarëve kleptokrat.Për rendin, qetësinë, sigurinë tonë, kundër tritolit, maskave dhe kundër gjobave dhe trafiqeve të qeverisë.
Protesta e 20 shkurtit është protesta e djemve, vajzave, burrave dhe grave që do shkruajnë nesër me guximin e tyre një faqe të re në historinë e demokracisë sonë! Sb
Sadik Elshani says
E kam thene edhe herave te tjera ne kete faqe,por po e perseris edhe nje here: Ju lutem, protestoni me dinjitet dhe me nje qytetari te larte.